×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Sterilizimi”, Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka raportuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, duke thënë detaje në lidhje me këtë koncesion.

Ai ka folur edhe për një udhëtim në Itali me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqaj ku kanë nisur një bashkëpunim me Universitetin e Peruxhias.

Ai u pyet nga Albana Vokshi nëse biznesmeni Ilir Rrapaj ka qenë pjesë e delegacionit. Rjepaj u përgjigj duke thënë se Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes.

“Ka qenë një vizitë në dhjetor 2013 për të nisur një bashkëpunim me Universitetin të Peruxhias. Unë kam qenë pjesë e delegacionit në Umbria. Ka qenë edhe ministri dhe këshilltari për mediat, mesa mbaj mend. Ne na ka pritur profesor Masimiliano Brili dhe doktoresha Vanesa Rosi. Ka pasur një takim me presidenten e rajonit të Umbrias. Kemi bërë edhe një vizitë studimore në spitalin San Xhovani në Romë” ka thënë ish-zv.ministri i shëndetësisë në komision.

Në rreth Ilir Rrapaj, Klodian Rrjapaj dhe Ilir Beqaj

Albana Vokshi: Në të gjitha vizitat ka qenë edhe Ilir Rrapaj pjesë e delegacione dhe Umbro Staccini?

Klodian Rjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me rajonin e Umbrias. Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë, por edhe me ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar tekstin e marrëveshjes në këtë drejtim.

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka thënë se nuk e njihte fare biznesmenin Ilir Rrapaj, me të cilin është takuar në Itali gjatë vizitës që përmend zëvëndësi i tij. Por pasi e mohoi në media doli fotoja më lart, që tregoi se Beqaj ishte pritur në Itali nga biznesmeni me të cilin kreu më vonë disa udhëtime dhe i dha koncensionin 100 milion euro.

Nga dosja e SPAK, kuptohet se miqësia e Beqajt, Rrapajt dhe Rrjepajt ka vazhduar të paktën deri në vitin 2018, pra 5 vite më pas, e provuar kjo nga udhëtimet e përbashkëta jashtë vendit.

Sipas dosjes së SPAK, udhëtimet jashtë vendit të Ilir Beqes janë disa, si me Admir Dacën që ka firmosur kontratën, ashtu edhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, që me 1 mijë euro kapital arriti të “fusë në xhep” pjesën e luanit në 100 milion euro PPP.

Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 01.12.2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në atë kohë kanë dalje nga pika kufitare e Rinasit në datën 25.09.2016 në orën 14:15 dhe 14:06. Po ashtu kontaktet dhe udhëtimet jashtë shtetit mes Umbro Staccini dhe Ilir Rrapaj me Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kanë vazhduar edhe pas shpalljes fituese në procedurën e koncesionit, konkretisht kanë hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas në datën 23.05.2017, përkatësisht në orën 23:32 dhe 23:35 si dhe hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Morinë me makinë në datën 13.03.2018 në orën 18:09 dhe 18:10”, ka zbuluar SPAK.

Një tjetër detaj që tregon për një marrëdhënie të ngushtë mes Beqes dhe biznesmenëve ishte lënia në përdorim e makinës së ministrit, ku dhëtonte biznesmeni Rrapaj dhe zv.ministri Klodian Rrjepaj.

Në dosjen e prokurorisë është gjetur pas verifikimeve se “shtetasi Ilir Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar nga shoferi i zëvendës ministrit të Shëndetësisë. Ky shtetas ka udhëtuar gjithashtu me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”.

Ilir Rrapaj dhe kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në pallatin e Brigadave në kuadrin e nismës “Thuaji Po Shqipërisë”
Ilir Rrapaj dhe kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në pallatin e Brigadave në kuadrin e nismës “Thuaji Po Shqipërisë”

Ilir Rrapaj ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013. Para se socialistët të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetësimi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë.

Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.

Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.

Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj u shpall fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.

Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëron 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. Sot ai është në paraburgim, ku pret gjykimin për një nga aferat më të mëdha të korrupsionit në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Publikuar më 28.05.2025
Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato...

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë elektorale. Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në […]

Lexo më shumë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren zyrtarisht të pandehur, Presidenti i PL-së: Votuesit e mi u tradhtuan nga një maskara që dorëzoi listën me 12 mijë emra te patronazhistët

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren zyrtarisht të pandehur, Presidenti i PL-së: Votuesit e mi u tradhtuan nga një maskara që dorëzoi listën me 12 mijë emra te patronazhistët

Publikuar më 27.05.2025
Shtatë muaj pas arrestimit ish Presidenti Ilir Metatashmë ës...

Shtatë muaj pas arrestimit ish Presidenti Ilir Metatashmë është marrë zyrtarisht i pandehur. Kreut të PL i janë komunikuar nga SPAK akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Akuzat i janë komunikuar nga Altin […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Publikuar më 24.05.2025
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mirato...

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025. Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Tiranë 1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 164.316 vota […]

Lexo më shumë

Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë

Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë

Publikuar më 23.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga mediat se kur do t’i mb...

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga mediat se kur do t’i mbarojë “mandati i misionarit”, ka deklaruar se do të largohet vetëm kur të arrijë që shqiptarët të votojnë të lirë. Në një konferencë me gazetarët Berisha deklaroi se nuk e konsideron veten një politikan të zakonshëm, por një misionar në shërbim të […]

Lexo më shumë

Publikohen rezultatet përfundimtare të votimit elektronik në Vorë, PS fiton bindshëm

Publikohen rezultatet përfundimtare të votimit elektronik në Vorë, PS fiton bindshëm

Publikuar më 12.05.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfu...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfundimtar të votimit elektronik në Bashkinë e Vorës. Nga të dhënat rezulton se PS ka fituar bindshëm duke arritur të marrë 57.09 për qind ose 8082, ndërsa PD ka marrë 33.93 për qind ose 4803 vota.

Lexo më shumë

Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuar

Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuar

Publikuar më 08.05.2025
Tre shtetas shqiptarë, që dyshohen se janë të përfshirë në n...

Tre shtetas shqiptarë, që dyshohen se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe bashkëpunëtorë të të shumëkërkuarit Talo Çela, janë arrestuar në Dubai si rezultat i një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, të koordinuar nga Interpol Tirana. Arrestimet u kryen në kuadër të fazave […]

Lexo më shumë

Strategjisti amerikan LaCivita mobilizon kandidatët e PD-ASHM 10 ditë para zgjedhjeve: Luftoni, luftoni, luftoni!

Strategjisti amerikan LaCivita mobilizon kandidatët e PD-ASHM 10 ditë para zgjedhjeve: Luftoni, luftoni, luftoni!

Publikuar më 01.05.2025
Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike për zgje...

Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita ka zhvilluar një video-konferencë me kandidatët e koalicionit opozitar PD-ASHM. Gjatë një konference përmes platformës Zoom të mbajtur në Tiranë me kandidatët e PD-ASHM, LaCivita vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin, ndërsa theksoi rëndësinë e këtyre ditëve […]

Lexo më shumë

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë që dënon minimin e zgjedhjeve nga abuzimi me pushtetin kushtëzimin e anëtarësimit në BE. Reagon Rama: Fletë-rrufe e Kënetës Madhështore

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë që dënon minimin e zgjedhjeve nga abuzimi me pushtetin kushtëzimin e anëtarësimit në BE. Reagon Rama: Fletë-rrufe e Kënetës Madhështore

Publikuar më 01.05.2025
Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë t...

Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë të jashtëzakonshme të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, me propozimin e Partisë Demokratike. PPE shpreh shqetësim për situatën politike në vend, ndërsa Shqipëria është vetëm dy javë larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Të mbështetur në raportet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, vlerësimet nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2023 nga […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda