I jepet sot lamtumira e fundit dy viktimave, Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, që u ekzekutuan me breshëri plumbash nga bashkëfshatari i tyre, Altin Kukaj.
Krimi i dyfishtë ndodhi mesditën e djeshme (10 Shtator), rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit. Përcjellja për në banesën e fundit të dy vëllezërve do të bëhet në orën 15:00 më Roskovec.
Burime bëjnë me dije se dy viktimat janë vëllezër gjaku, por jo vëllezër në gjendjen civile, kjo ka sjellë dhe keqkuptimet, të cilët fillimisht Policia i raportoi si xhaxha dhe nip.
Nga deklarimet e bashëfshatarëve të tyre mësohet se babai i viktimave, prind i 8 fëmijëve, një prej djemve ia kishte dhënë për ta birësuar vëllait të tij, i cili nuk kishte fëmijë, por Lavdimir dhe Gramos Kurtaj janë vëllezër gjaku.
Dy viktimat dhe autori i vrasjes
Si ndodhi krimi i dyfishtë
Një sherr fëmijësh, një konflikt banal dhe dy të vrarë me breshëri kallashnikovi. Kjo është panorama e një ngjarjeje të trishtë që tronditi mesditën e martës nga fshati Kurjan i Roskovecit, ku 50-vjeçari ka qëlluar pa mëshirë mbi dy vëllezër, miq dhe shokë të tijtë, njerëz me të cilët ndante kafenë e çdo dite.
Ata që i njohin e dinë, ndërkohë edhe pse kanë kaluar disa orë nga ajo masakër, askush nuk di të thotë se si ia arriti ta kryente Altin Kuka, i cili tej të tjerash, thuhet se ndante të njëjtin fat jete me njërin nga viktimat.
Autori është vënë në pranga, pasi është vetëdorëzuar, me të janë shoqëruar edhe dy fëmijët e tij, njëri prej të cilëve thuhet se ishte përfshirë në sherr me djalin e njërit prej viktimave. Dy vëllezërit, njëri 52 vjeç dhe tjetri 46 vjeç, kanë qenë duke pirë kafen e drekës në lokalin në pronësi të tyre, kur në derë ka mbërritur Altini i armatosur.
Ende nuk dihet se cili ka qenë dialogu që kanë bërë shokët për çështjen e ngatërresës së fëmijëve një ditë më parë, por ajo çka ka mbyllur historinë e trishtë është fakti që Altini iu mori jetën me breshëri kallashnikovi.
Nga deklarimet e bashëfshatarëve të tyre mësohet se babai i viktimave, prind i 8 fëmijëve, një prej djemve ia kishte dhënë për ta birësuar vëllait të tij, i cili nuk kishte fëmijë, por Lavdimir dhe Gramos Kurtaj janë vëllezër gjaku.
Shkaku i krimit dyshohet se ka qenë zënka e djalit të një prej viktimave me djalin e autorit mbrëmjen e djeshme në fshat. Altin Kuka shkoi sot në lokalin e një prej viktimave për t’u sqaruar me kallashnikov në dorë, por debati agravoi dhe i ekzekutoi të dy vëllezërit.
Lavdimir dhe Gramos Kurtaj ishin duke pirë kafe në lokalin e tyre në momentin e krimit, i cili është ë pronësi të tyre, teksa në atë vend kanë dhe një dyqan mishi, ku punonte një prej vëllezërve.
Pas krimit, mësohet se Altin Kuka ka shkuar tek bashkëshortja e tij, ku i ka rrëfyer krimin dhe më pas është vetëdorëzuar në Polici, bashkë me armën me të cilën kreu krimin.
Burime bëjnë me dije se ai ka pranuar autorësinë, teksa nga informacionet paraprake mësohet se ka deklaruar se ka marrë hak për djalin e tij.
Veç arrestimit të Altin Kukës, mësohet se Policia ka shoqëruar edhe djalin e autorit, si dhe djalin e një prej viktimave, të cilët ishin shkaktarë të konfliktit.
Ata do të merren në pyetje teksa, ende nuk dihet pse dy të rinjtë ishin konfliktuar mbrëmjen e djeshme, sherr i cili solli sot vrasjen e dyfishtë. Sipas Policisë, sherri mes tyre ka ndodhur për motive banale.
Sipas banorëve të zonës, autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, madje kanë patur edhe marrdhënie të mira.
“Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, tha njëri nga banorët e zonës.
“Viktimat ishin vëllezër me njëri-tjetrin, çuna të mirë. Autori i ngjarjes ishte nga këtu, nga fshati. Është ngjarje shumë e rëndë, nuk na ka ndodhur neve më parë kjo gjë”, tha një tjetër banor i zonës për mediat.
Një tjetër banor tha: “Autori ishte shok me viktimat. Para një jave u kishte ardhur vëllai nga Amerika dy viktimave, kemi qëndruar aty. Asgjë nuk e justifikon veprimin. Rrinim aty. Është një fshat që është parë nga të gjitha vlerat që ka pasur, të gjitha traditat”.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/