Dy personat në foto janë viktima të atentatit me armë zjarri në Memaliaj.
Të dy dyshohet se nuk kanë qenë objektivë të atentatit, dhe kanë mbetur viktimë nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.
Gledio Muka, 36 vjeç ishte kamarier në lokalin ku ndodhi atentati, ndërsa Marsel Çela, 37 vjeç ishte klient.
Kamarieri mësohet se ka qenë pranë tavolinës së shënjestrës kur është qëlluar, ndërsa klienti Çela ka qenë në lokal, por është kapur nga plumbat.
Ndërkohë, 74-vjeçari Shyqyri Kalemi ka qenë në tavolinë me të vëllanë tij, i cili ka mbetur i plagosur.
Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, emër i njohur i botës së krimit, që i ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, dy prej të cilave në Greqi.
Banorët e Memaliajt thotë se janë të tronditur për atentatin me tre viktima, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Banorët flasin edhe për familjen Kalemi e viktimën Shyqyri.
“Familje e mirë, në punën e tij.
Nuk na erdhi mirë kur e dëgjuam. U ndodhëm këtu, nuk vajtëm me tutje se s’dnim gjë. Nuk dëgjova të shtëna. Po rrija këtu deri nga ora 1, të gjithë kishin vajtur unë nuk shkova. Shyqo hallexhi.
Jemi tronditur shumë farë. Ky është qamet i madh. I njoh dy çunat dhe atë. Shumë çuna të mirë. Jemi tronditur shumë fare. Jo s’dëgjova gjë të shtëna, sot në mëngjes e mora vesh”, thonë banorët.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/