Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar kolegen e tij dhe pedagogen Liljana Billa, të cilën e ka gjakosur në korridoret e fakultetit.
Por pas kësaj ngjarje janë bërë publike disa mesazhe mes pedagogëve në Fakutetin e Ekonomisë, ku fyheshin dhe shaheshin me njëri-tjetrin. Në grupin “Çunat e FEUT”, shihen mesazhet mes pedagogëve që ziheshin për projekte dhe fonde. Por këto zënka, shumë shpejt ka eskaluar në ofendime dhe mesazhe banale, duke përfshirë këtu dhe bashkëshortet e pedagogëve.
Çfarë ka ndodhur?
Një ngjarje e jashtë korrnizave të panoramës që duhet të ofrojë sistemi i arsimimit ka ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit ka goditur me grusht një pedagoge. Ka qenë pedagogia Liljana Billa që ka bërë kallëzim një ditë më parë në polici ndaj kolegut të saj. Shkak i sherrit dyshohet se janë bërë tezat e provimit ndërsa ngjarja ka ndodhur në ambientet e fakultetit.
Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës pak kohë më parë u përfshi në një skandal të vërtetë ku pedagogët zihen me njeri-tjetrin në rrjetet sociale duke përdorur një gjuhë rrugaçësh.
Media blind.al ka publikuar mesazhet në grupin e komunikimit në whatsapp ku nëse nuk do të dihej fakti që janë pedagogë do të dukej sikur disa adoleshentë shahen me një gjuhë ordinere.
Personazhet e sherrit janë pedagogët Gjergji Mulla, Mirdaim Axhami dhe Kreshnik Vukatana, të cilët janë përfshirë në një debat të ashpër me fyerje dhe sharje.
Ndërkohë që ndër të tjera Mulla i thotë Axhamit “nuk merrem me bq”, kolegu i thotë “ma sill njëherë gruan”.
Vendi i edukimit ku qytetarët paguajnë taksat dhe çojnë fëmijët e tyre për tu shkolluar dhe për të dalë në jetë, mund të thuhet me plot gojën se është kthyer në një arenë ku pedagogët shahen nga gratë për fonde projektesh.
Sherri për para dhe pushtet
Duhet theksuar se përdorimi i detyrës për të marrë projekte dhe fonde që nuk kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe atë për të cilën paguhen shumë pedagogë në universitete publike është kthyer në një sport mjaft të përhapur mes tyre, gjë që duket se shkakton herë pas here edhe sherre dhe debate të tilla.
Rasti në fjalë është më i fundit, ndërkohë që nuk mungojnë dhe publikimet denigruese të pedagogëve ndaj njeri-tjetrit apo personave pranë tyre.
Universitetet do të kalojnë në proces zgjedhjesh gjatë qershorit, gjë që duket se është një tjetër shkak që mund të ketë nxehur gjakrat në Fakultetin e Ekonomisë, të kthyer në një çiflig të Dhori Kules. Duket se përballja është edhe mes njerëzve të Kules dhe individëve të tjerë që nuk kanë dakord me mënyrën si po drejtohet institucioni. /Korrieri
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/