×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Lamtumirë xhaxhi Ismail”, vajza e Dritëroit ndan foton e veçantë të babait me Kadarenë

Elona, vajza e autorit të mirënjohur shqiptar, Dritëro Agolli ka shkruar disa fjalë zemre për ikjen e të madhit, kolosit të letrave shqipe dhe kolegut të nderuar të babait të saj, Ismail Kadaresë.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Elona shkruan se ndonëse ai do të kishte dashur një fund ndryshe pa shumë dhimbje dhe të qetë, ashtu siç e dëshiroi edhe i ati i saj vite më parë, megjithatë vdekja vendos vetë për mënyrën si vjen me të marrë drejt rrugës së pafundësisë.

“Ndoshta do të kishin dashur të prisnin ndryshe të fundmen ditë …njëlloj ashtu siç i madhi Niko Kazanxaqis admironte vdekjen në këmbë , të njëjtë me ushtarët e Pompeut. Apo si ai që përfshihej nga llava e vdiste në këmbë si statujë.

Edhe atë ditë që babi nuk më lëshonte duart nga flokët duke i tërhequr si litarë, atë ditë në spitalin me muret gri dhe frymën e kobshme të vdekjes , ai këtë gjë donte të më thonte. Jam e bindur që edhe ai , miku i hershëm dhe i gjithjetshëm i babait tim, ashtu do ta dëshironte”,– shkruan Elona.

Kadare dhe Agolli kur ishin të rinj

Elona vijon se pavarësisht këtij fakti të dhimbshëm, të largimit të trupit njëherë e përgjithmonë nga kjo botë, Kadare do të mbetet i gjallë, ashtu siç përherë të mëdhenjtë shkrimtarë e kanë që të mbeten të gjallë ndër të gjallët, e të ndriçuar ndër më të ndriçuarit me veprat e tyre të skalitura në përjetësi në histori.

“E sido që të jetë, Ismail Kadare që sot do të prehet në banesën e fundme, me kurmin në tokë , por shpirtin afër qiellit, ashtu siç përherë të mëdhenjtë shkrimtarë e kanë, në jetën tokësore por edhe në atë në amshim, brez pas brezi e shekull pas shekulli, do të mbetet më i gjallë ndër të gjallët, më i ndriçuar ndër të ndriçuarit

Lamtumirë i adhuruari shkrimtar ! Lamtumirë, për mua, xhaxhi Ismail!”- përfundon vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli, Elona.

Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare është përcjellë dje për në banesën e fundit.  Në teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u mbajtën homazhe në nderim të figurës së tij.

Personalitetete të njohura nga Shqipëria, Kosova dhe Shkupi, diplomatë të huaj, kolegë, familarë dhe të tjerë dashamirës ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjigandit të letërsisë shqipe.

Ismail Kadare mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e të hënës së 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai do të mbetet gjithmonë në memorien e shqiptarëe dhe lexuesve mbarëbotërore, si njeriu që ndryshoi historinë dhe lartësoi letërsinë shqipe në arenën ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! Ish-ministri kundërshton 4 akuzat

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! Ish-ministri kundërshton 4 akuzat

Publikuar më 06.07.2024
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca p...

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC. Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vlerësojë masat e […]

Lexo më shumë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Publikuar më 06.07.2024
Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks prit...

Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit. Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati […]

Lexo më shumë

Ndodh edhe kjo! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen te Fakulteti Ekonomik, ‘mollë sherri’ bëhen tezat e provimit

Ndodh edhe kjo! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen te Fakulteti Ekonomik, ‘mollë sherri’ bëhen tezat e provimit

Publikuar më 06.07.2024
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e...

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete. Shkak i sherrit mësohet se janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të […]

Lexo më shumë

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë, reagojnë ashpër PD dhe qeveria greke

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë, reagojnë ashpër PD dhe qeveria greke

Publikuar më 06.07.2024
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot zgjedhjet...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, duke vendosur 4 gushtin si datën për zhvillimin e procesit elektoral. Më herët KQZ i ndërpreu mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash. Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën […]

Lexo më shumë

KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

Publikuar më 05.07.2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) t...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në seancën e sotme ishte i pranishëm dhe vetë Fredi Beleri, i dënuar me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023, i cili u paraqit në sallë me […]

Lexo më shumë

Rëndohet pozita e Jorgo Goros, i dha 4200 metër katrorë tokë kryetarit të komanduar të Himarës, Arqile Bollano

Rëndohet pozita e Jorgo Goros, i dha 4200 metër katrorë tokë kryetarit të komanduar të Himarës, Arqile Bollano

Publikuar më 04.07.2024
Rëndohen akuzat ndaj Jorgo Goros, tashmë në burg. Në kohën k...

Rëndohen akuzat ndaj Jorgo Goros, tashmë në burg. Në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, SPAK ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës, masë e cila sot është ekzekutuar. Ka dyshime […]

Lexo më shumë

U arrestua sot në mëngjes, SPAK: Fatura dhe procedura fiktive, si përfundonin paratë në xhepat e ish-ministrit Ilir Beqaj

U arrestua sot në mëngjes, SPAK: Fatura dhe procedura fiktive, si përfundonin paratë në xhepat e ish-ministrit Ilir Beqaj

Publikuar më 04.07.2024
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën e abuzimit që ka për...

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën e abuzimit që ka përdorur Ilir Beqaj, i cili u vendos në pranga mëngjesin e sotëm (4 Korrik), për të përvetësuar fondet e BE-së kur ishte drejtor i SASPAC. Sipas SPAK, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë […]

Lexo më shumë

Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Publikuar më 04.07.2024
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beq...

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë. Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës. Ndërkohe ish-ministri po hetohej nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin. Dy personat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda