×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një valë ekstreme gjithandej Evropës, zgjedhjet për Parlamentin Evropian dërgojnë mesazhe shqetësuese deri në Ballkan

Nga Enver Robelli

Zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian treguan se nën sipërfaqen e shoqërive evropiane është duke vluar ekstremizmi në rritje. Në Francë gati çdo i treti votues ka përkrahur partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e cila në të kaluarën ka përfituar nga një kredi ruse. Partia e Le Pen tani është e para në Francë. Presidenti Emmanuel Macron, një kampion i paralajmërimeve të mëdha dhe përfundimeve pa rezultat, pësoi debakël. Politikat e tij kryesisht të djathta patën këtë efekt fatal: votuesit zgjedhin origjinalin, pra partinë e Marine Le Pen. Jo Macronin, jo kopjen.

Në Gjermani partia “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ka dalë e dyta në nivel nacional. Në Gjermaninë lindore AfD madje prin. Dhjetëra skandale e dyshime për lidhje me shërbimet ruse dhe kineze nuk e dëmtuan AfD-në. Kush ka besuar më 1990 se në Gjermaninë lindore (ish-komuniste) më 2024 shumica do të votojë për një parti që Rusinë imperialiste e konsideron krejt në rregull?

Mari Le Pen

Në Itali partia postfashiste e kryeministres Giorgia Meloni i fitoi dukshëm zgjedhjet. Në shumë vende partitë e gjelbra kanë pësuar debakël. Retorika e tyre apokaliptike se nesër në mëngjes bota nuk do të ekzistojë dhe se çdo shofer i Porschesë është kriminel, ka irituar shumë njerëz. Në kohëra krize shumica e votuesve me sa duket nuk i japin prioritet mbrojtjes së ambientit. Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ doli e para. Kjo parti mban lidhje të ngushta me ekstremistë politikë serbë.

Në përgjithësi në shumë vende janë forcuar dashamirët e Vlladimir Putinit dhe kundërshtarët e projektit evropian. Shqetësuese është se në shumë vende të rinjtë më shumë pëlqejnë partitë ekstremiste se konservatorët, liberalët apo socialdemokratët. Diçka ka shkuar huq me sa duket. Efekti TikTok nuk duhet injoruar. Një aplikacion kinez ku e djathta gjermane e prirë nga AfD ishte tejet e pranishme me vite.

Muajve të fundit këtë e vërejtën edhe partitë e fjetura gjermane. Puna me të rinj nuk gëzoi prioritet të madh në partitë tradicionale. Ndalimi i TikTokut, luftimi i propagandës kineze dhe ruse është një mënyrë për t’iu përgjigjur rreziqeve. Por kjo nuk është mënyra e vetme. Më shumë sukses do të sillte sikur partitë e etabluara të merrnin seriozisht shqetësimet e të rinjve. A kam vend të rregullt pune apo jo? A jam punëtor të cilit i respektohet dinjiteti apo skllav i ndërmarrjeve që kanë vetëm një qëllim: rritjen e përfitimeve.

Socialdemokratët në Berlin, të prirë nga tableta e gjumit me emrin Olaf Scholz, u përpoqën të fitojnë zemrat e votuesve me premtimin se do ta sigurojnë paqen. Cilën paqe? Mesazhi ishte: me neve nuk ka luftë. Por lufta nuk varet nga evropianët, luftën e ka nisur Rusia dhe nëse Evropa nuk e mposht hegjemonizimin rus në Ukrainë, shpenzimet do të jenë shumë më të larta kur trupat e Vlladimir Putinit do t’i afrohen Polonisë, për shembull.

Për ngushëllim mund të thuhet se partitë konservatore udhëheqin, por me zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian në politikën evropiane asgjë nuk do të jetë më e ngjashme si deri më tani. Zgjerimi i BE-së ka gjasa të varroset përfundimisht si projekt, pas mbi 20 vjet mashtrimesh të ndërsjella mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit. Për Ukrainën forcimi i të djathtës ekstreme (dhe i të majtës ekstreme në Gjermani) është lajm i keq. Eksponentë të partive ekstreme besojnë se fajtore për luftën në Ukrainë është Amerika, ndërsa Vlladimir Putini mbrojtës i burrave të racës së bardhë (dhe grave që përgatisin gjella në shtëpi dhe lindin fëmijë). Putini si mbrojtës i civilizimit oksidental? Ka njerëz në Evropë që besojnë në këso përrallash. Dhe nuk janë pak. Për fat të keq.

Arsyeja kryesore e forcimit të së djathtës ekstreme ka të bëjë me politikat e migrimit. Te shumë njerëz është krijuar bindja se në Evropë po vijnë pandërprerë refugjatë të cilët financohen nga arkat e shtetit pa bërë asgjë. Kjo akuzë është paushallizuese, por as liberalët, as e majta, as konservatorët tradicionalë nuk ia kanë dalë të gjejnë një zgjidhje për problemin e madh të refugjatëve. Shpesh madje e kanë injoruar. Nga viti 2013 në Mesdhe janë fundosur gati 30 mijë njerëz. Është një tragjedi ndaj së cilës është vështirë të gjendet një përgjigje e kënaqeshme për të gjithë.

E djathta ekstreme i ka recetat të thjeshta. Por në praktikë recetat e saj janë të pazbatueshme. Para se të vinte në pushtet, Giorgia Meloni premtoi masa radikale kundër migracionit. Përfundoi në Shëngjin duke lutur Edi Ramën për të zgjidhur problemin, ndonëse “modeli shqiptar” është vetëm luftim i simptomave, jo i problemit. Ardhja e refugjatëve në Itali vazhdon me intensitet të lartë, madje vijnë më shumë se në kohërat kur qeveriste e majta (aq e urryer nga Meloni). Krimet e shpeshta të fanatikëve islamistë në disa vende perëndimore kanë ndikuar gjithashtu në mobilizimin e së djathtës gjithandej. Secili azilkërkues kriminel që godet me thikë, automatikisht ia rrit përkrahjen ekstremistëve.

Edhe diçka tjetër i ndihmon ekstremistët: arroganca e elitave të BE-së, të cilat e kanë humbur kontaktin me njerëzit që punojnë gjithnjë e më shumë dhe fitojnë gjithnjë e më pak. Kësaj radhe ka të drejtë Lea Ypi, filozofja e famshme shqiptare me rrezatim global. Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit” ajo tha: “Gabimi më i madh i së majtës është se ka hequr dorë nga kritika ndaj kapitalizmit dhe këtë ia ka lënë fashistëve. Në vend të kësaj të majtit janë kujdesur për reforma në vendet e tyre, për të drejtat civile dhe lëvizje emancipuese. Krejt këto janë gjëra të mira. Por njëkohësisht ishin partitë socialdmeokrate, të cilat kanë çuar përpara reformat neoliberale në vendet kyçe europiane. Ato s’mund të jenë alternativë e së djathtës nëse vetë zhvillojnë politikë të djathtë në ekonomi”.

Në krejt këtë zymtësi sikur harrohet çfarë projekti i rëndësishëm, i pashembullt është BE. Një projekt i paqes. Një projekt i lirisë. Një projekt i mirëqenies. Një projekt i shanseve. Një projekt i afrimit dhe miqësimit të popujve, të cilët luftërat i shohin si diçka të paimagjinueshme. Me zgjedhjet e së dielës në Evropë fryn një erë e re. Është erë e ftohtë, pothuaj e acartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Publikuar më 05.07.2025
Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë p...

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar bashkëshorten, Liri Berisha për ditëlindjen e saj, si edhe përvjetorin e tyre të martesës. Ish-kryeministri ka zgjedhur një imazh kur të dy ishin të rinj për t’i uruar festat Liri Berishës. “Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare”, shkruan Berisha në […]

Lexo më shumë

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Publikuar më 05.07.2025
Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dh...

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten. Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më […]

Lexo më shumë

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Publikuar më 04.07.2025
Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë ...

Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë, vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më […]

Lexo më shumë

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Publikuar më 04.07.2025
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtun...

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të […]

Lexo më shumë

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Publikuar më 04.07.2025
Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi pë...

Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi për emigrantët në Shqipëri po rezulton jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe deri më tani joefektiv. Megjithatë, politikisht, ai përfaqëson një sukses për kryeministren italiane, thekson gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung. Siç u zbulua nga një hetim nga platforma hetimore holandeze Folloë the Money, qendra e Gjadrit në Lezhë kushtoi 74.2 […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda