Këshilli i Bashkisë së Himarës ka zgjedhur me 12 vota pro dhe 9 kundër drejtuesin e komanduar të Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano. Pas këtij vendimi, kandidati tjetër Pervin Gjikuria ka dhënë dorëheqjen. Këshilli i Bashkisë së Himarës zhvilloi mbledhjen, pas dorëheqjes së Blerina Balës, nga posti i kryetares së komanduar.
I gjithë procesi është shoqëruar me tensione dhe debate mes anëtarëve, ku ka pasur vazhdimisht kundërshtime.
Procesi, i cili filloi me vonesë, nisi me leximin e letrës që Bala ka dorëzuar. Më pas u bë votimi për zgjedhjen e personit që do të zëvëndësonte Blerina Balën.
Arqile Bollano ka folur menjëherë pasi u zgjodh kryetari i komanduar i Bashkisë së Himarës.
Teksa falënderoi të gjithë ata që e votuan, ai tha se duhet të nisin punën pasi i pret një rrugë e gjatë përpara.
“Falenderoj Këshillin Bashkiak për bashkimin që ka. Do mundohem të jem sa më shumë bashkëpunues. Edhe me ata që nuk më votuan. I jam mirënjohës atyre. Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi rrugë për të bërë. Nuk ka nevojë për llafe, ka nevojë vetëm për punë.
Që kushdo që të vijë në Himarë të ndjehet i kënaqur. Pavarësisht kundërshtimeve unë vij me një përgjegjësi të madhe. Nuk mund të parashikoj nëse do të dorëhiqem njësoj si paraardhësja ime”, u shpreh kryetari i sapo zgjedhur.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/