Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, e cila fiku dritat e shtëpisë dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Aktorja është gruaja e parë që fiton edicionin VIP të këtij “reality show”.
“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme…
Egla e ndau podiumin me një tjetër aktor, që është spikatur për strategjitë e tij të forta në lojë, Juljan Dedën. Tre aktorë ishin finalistët e fundit që mbetën në shtëpi, pasi edhe Romeo Veshaj humbi “betejën” me Eglën, në një televotim kokë më kokë, ndërsa edhe Heidi Baci nuk mundi të triumfojë përballë Julit.
Në një javë televotim, i pari që la shtëpinë e “Vëllait të Madh” në natën e madhe ishte Meriton Mjekiqi, artisti i parë nga Kosova që preku finalen nga të treja edicionet VIP.
Më se i kënaqur me lojën e bërë gjatë këtij sezoni, Julian Deda ka falenderuar familjen dhe fansat për të gjithë mbështetjen e ofruar gjatë këtij rrugëtimi, si dhe ka shprehur mirënjohje për banorët, produksionin dhe opinionistët për debatet, opinionet dhe gjithë spektaklin madhështor të krijuar.
Në një prononcim pas finales mbrëmjen e djeshme, Julian Deda u shpreh se ai fitoi përballë saj pak javë më parë në një televotim së bashku, por diferenca ishte shumë e vogël.
Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren. Ai theksoi se e shijoi pa fund këtë eksperiencë.
“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do të dalë Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli.
Vendimi për të shpallur fituese Eglën është pritur me reagime pro dhe kundër nga ndjekësit që sulmuan me fjalë produksionin dhe moderatorin Ledion Liço, duke u shprehur se aktorja nuk e meritonte fitoren dhe se ajo duhej të përkiste Julian Dedës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/