×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nëna dhe fëmijët dyshohet se u hodhën në lumin Bunë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi! Vajza 9-vjeçare përcillet sot për në banesën e fundit

Asnjë rezultat nga kërkimet në lumin Bunë të Shkodrës, pas ngjarjes tragjike ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi. Kjo është dita e dytë e kërkimeve, për trupin e nënës dhe dy fëmijëve, 8 dhe 3 vjeç, por pa rezultat. Dyshimet janë se edhe ata janë vetëmbytur.

Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës së madhe të familjes, 9-vjeçares Ergesa Arrazi. Ajo u gjet mbrëmjen e 4 majit nga një peshkatar, ndërsa sot në 12:30 përcillet për në banesën e fundit. 

Polumbarët e forcave RENEA kanë ushtruar kontrolle prej ditës së djeshme përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës, por deri tani pa rezultat.

Efektivë të Forcave të Armatosura  të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të nënës dhe dy fëmijëve të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç, Shkodër. 

Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.

Kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve, të cilët u hodhën në lumin Bunë të Shkodrës, janë shtrirë edhe në Mal të Zi. Kërkimet janë shtrirë që dje edhe në Mal të Zi, në përpjekje për të gjetur trupin e Alma Arrazit me dy fëmijët, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç. Nëna me fëmijët u hodhën nga ura e Bunës në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi Erdgys Arrazi. 

Mësohet se ka pasur edhe një komunikim mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut të tij në Mal të Zi për të ndihmuar në kërkime në afërsi të derdhjes se lumit Buna në detin Adriatik.
Policia ka arrestuar babanë Ergdys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes. Ka qenë vetë 31-vjeçari, i cili ka denoncuar në polici më datë 3 maj se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera. Motra e Alma Arrazit ka deklaruar në polici se 39-vjeçarja dhunohej nga i shoqi. 

Nga dëshmitë e para, mësohet se gruaja me të vegjlit, ditën që është zhdukur, kishte pirë kafe me kunatën, nusen e vëllait të Erdgysit, por janë ndarë, pa ngritur asnjë dyshim për vendimin fatal. Sipas një dëshmie tjetër, thuhet se e reja kishte mësuar se fundmi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua tjetër. Ai, po sipas burimeve, e nxirrte live te dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës së madhe.

9-vjeçarja Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë do të përcillet sot për në banesën fundit.

Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30. Ndërkohë, kërkimet në lumin Bunë po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Publikuar më 17.05.2024
Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar ...

Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit. Aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale. Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë […]

Lexo më shumë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

Publikuar më 16.05.2024
Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet...

Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet si autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Ai ka treguar para oficerëve të policisë gjyqësore se si nisi konflikti me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje. Sipas autorit, konflikti ka filluar për shpejtësinë më të cilën dy të […]

Lexo më shumë

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Publikuar më 16.05.2024
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton p...

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton për jetën pas një atentati që tronditi mbarë Europën pasditen e kësaj të mërkure. Një videoja e fiksuar nga celularët tregon momentin kur 5 të shtëna arme u qëlluan ndaj 59-vjeçarit teksa po shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 150 km në veri-lindje të […]

Lexo më shumë

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Publikuar më 16.05.2024
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlame...

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja me pensionet mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera […]

Lexo më shumë

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

Publikuar më 16.05.2024
Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e F...

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia. Prej 48 orësh vijuan kërkimet për kapjen e tij. Efektivi i policisë, Cenalia, u vra teksa po shkonte drejt vendit të punës për të marrë shërbimin. […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Publikuar më 15.05.2024
Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të ...

Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës! Është një vend në Ballkan që është më shumë sesa një destinacion turistik! Shqipëria! Një thesar i fshehur në mes të bukurive natyrore, historisë së thënë e të pathënë dhe kulturës. Në Shqipëri ju mund të shikoni bashkimin e […]

Lexo më shumë

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Publikuar më 14.05.2024
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesi...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesit” tek Piramida, deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë më shumë kundër korrupsionit. Rama theksoi se bizneset do të klasifikohen, duke nënkuptuar se bizneset të cilat në mënyrë të qëndrueshme do të rezultojnë korrekte në raport me shtetin, nuk do kontrollohen. Ai tha se […]

Lexo më shumë

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Publikuar më 14.05.2024
Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fund...

Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fundit që e takoi përpara se 39-vjeçarja t’i jepte fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Kunata u thirr nga prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë lidhur me kafen që konsuamuan dhe […]

Lexo më shumë