×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Analiza/ BE-ja nuk sanksionon politikanët e korruptuar, kush janë vendet që e kundërshtojnë propozimin

Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evropian (BE) duhet të vendosë sanksione ndaj njerëzve dhe entiteteve të shpallur fajtorë për korrupsion të rëndë. Por, shumë pak është bërë në këtë drejtim.

Kur u bë i ditur ky propozim në maj 2023, shpresat ishin të mëdha se BE-ja do të kishte diçka të ngjashme si të ashtuquajturat “sanksionet Magnitsky”, të cilat zbatohen tashmë në Kanada, në Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara.

Masa të tilla ua mundësojnë vendeve t’i vënë në shënjestër biznesmenët e korruptuar dhe zyrtarët e kompromentuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e kishte dalë me këtë ide gjatë një fjalimi në vjeshtën e vitit 2022, nuk ka folur shumë për këtë çështje në muajt e fundit.

Megjithatë, arsyeja kryesore pse ka ngecur ky propozim – siç ndodh zakonisht shumë shpesh kur bëhet fjalë për sanksionet e bllokut – është për fajin e vet shteteve anëtare dhe për shkak të nevojës për të gjetur konsensus.

Kur BE-ja e miratoi regjimin e ri të sanksioneve më 2020 kundër abuzimit me të drejtat e njeriut në gjithë botën, korrupsioni ishte hequr si shkelje e sanksionueshme.

Hungaria kishte thënë se nuk do ta mbështeste propozimin, nëse në të përfshiheshin referencat për korrupsionin, ndërsa vendet e tjera anëtare, posaçërisht Luksemburgu dhe ato të Evropës jugore, shprehën ngurrimin e tyre gjithashtu.

Kjo çështje është zvarritur nëpër grupe të ndryshme punuese të nivele më të ulëta diplomatike prej se Komisioni Evropian – grupi ekzekutiv i BE-së – e paraqiti projektligjin gati një vjet më parë në Këshillin e Bashkimit Evropian, i cili i përcakton prioritetet dhe drejtimet politike të bllokut.

Suedia, e cila kryesoi Këshillin kur Komisioni Evropian njoftoi për propozimin e tij, kishte vetëm disa javë të mbetura në kryesimin e saj dhe vendosi të mos merrej fare me këtë çështje. Spanja, e cila nuk ishte shumë e kënaqur me propozimin, gjithashtu vendosi të mos e fuste fare në agjendë gjatë kryesimit të saj në pjesën e dytë të vitit.

Belgjika, e cila po e kryeson tani presidencën e Këshillit, mbase do të veprojë njëjtë. Zyrtarët belgë kanë lënë të kuptohet se nuk ka mundësi që kjo çështje të çohet përpara kur nuk ka konsensus në mesin e vendeve anëtare.

Duke qenë se BE-ja po përgatitet për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, ky propozim do të harrohet edhe më shumë.

Ka shumë shqetësime legjitime për bërjen e korrupsionit shkelje të sanksionueshme. Disa politikanë evropianë janë të shqetësuar se do të përdoreshin masa të brendshme kufizuese për t’i ndëshkuar kundërshtarët politikë.

Pastaj ka shqetësime se sa larg do të mundë të shkonte Brukseli kur bëhet fjalë për ndërhyrjen në çështjet që shihen kryesisht si të brendshme në vendet e treta.

Disa diplomatë të cilët kanë folur për Radion Evropa e Lirë theksojnë se sanksionet të cilat i vendos BE-ja nuk kanë të bëjnë me ato që mund të përshkruhet si “krime ekonomike”, por më shumë me shkeljen “klasike” të detyrës.

Për shembull, mbështetja e vazhdueshme e minimit të integritetit territorial të një vendi ka bërë që të ketë ngrirje të aseteve dhe regjim vizash, kryesisht kundër shtetasve rusë në vitet e fundit, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska më 2022. Rastet e tjera përfshijnë vrasjet, torturën dhe keqtrajtimin, të cilat janë të përfshira në regjimin e sanksioneve të BE-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Ka edhe një pengesë tjetër: nevoja për ta gjetur dëshmi të mjaftueshme dhe besueshme për të vendosur sanksione. Brukseli mund t’i vërë në shënjestër njerëzit dhe kompanitë vetëm përmes informatave publikisht të qasshme, dhe, natyrisht, korrupsioni është punë tejet e errët.

BE-ja nuk ka pasur mjaftueshëm fat me mbase regjimin e sanksioneve më të mëdha në lidhje me korrupsionin deri tani: vendimi i vitit 2014 për të vendosur masa ndëshkuese kundër ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe kundër 17 bashkëpunëtorët të tij më të afërt, për “përvetësimin e fondeve shtetërore të Ukrainës”.

Dhjetë vjet më vonë, vetëm tre njerëz kanë mbetur në listën e zezë, pasi të tjerët ia dolën të hiqen nga lista përmes Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GjED). Zyrtarët e Brukselin e kanë pranuar tashmë – njëlloj sikurse gjykatësit e GjED – se shumica e provave që i kishin në atë kohë nuk ishin bindëse dhe se sanksionet ndaj tyre ishin vendosur me ngutësi.

Telashet e BE-së me GjED-në u vunë në pah edhe më shumë së fundmi, kur disa qytetarë rusë, të cilët ishin sanksionuar për shkak të luftës në Ukrainë, ia dolën të fitojnë ndaj saj në gjykatën me bazë në Luksemburg.

Pikërisht këtu diplomatët që janë për sanksione kundër korrupsionit e kanë njërin prej argumenteve të tyre më të fuqishme. Siç kanë dëshmuar vendimet ligjore, nganjëherë është e vështirë t’i dëshmosh lidhjet me luftën ruse. Nëse korrupsioni do të ishte shkelje e sanksionueshme së bashku me shkeljet e tjera, më gjasë do të kishte pasur më shumë prova dhe mundësi më të madhe për t’i mbajtur individët në listën e të sanksionuarve.

Ata që janë për sanksione kundër korrupsion thonë se do të ndihmonte krijimi i një grupi punuese për këtë çështje brenda Këshillit të Bashkimit Evropian, ku ministrat nga vendet anëtare takohen për të diskutuar, ndryshuar dhe miratuar ligjet.

Propozimi i tanishëm i Komisionit Evropian, i parë nga Radio Evropa e Lirë, është goxha i kufizuar në fushëveprim, gjë që në fakt mund t’i ndihmojë.

Sipas propozimit, në shënjestër do të jenë tri kategori: ryshfeti aktiv, që nënkupton “premtimi, ofrimi apo dhënia e një mundësi të paligjshme një zyrtari publik, direkt apo indirekt, për vetë zyrtarin apo zyrtaren, apo për një person apo entitet tjetër”; ryshfeti pasiv, që nënkupton pranimi nga një zyrtar publik i një oferte të tillë; dhe përvetësimi dhe shpërdorimi i pronës nga një zyrtar./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh. Shoferi arratiset pas përplasjes së furishme

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh. Shoferi arratiset pas përplasjes së furishme

Publikuar më 03.05.2024
Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës...

Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit. Një Benz i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt. Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një çiklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, […]

Lexo më shumë

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Publikuar më 03.05.2024
Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të...

Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të Shqipërisë është akti i parë i një luftë për një kauze të drejtë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe kjo mazhorancë merr rrezikun t’i mbajë zgjedhjet pa diasporën, lufta e kësaj të fundit do të përfundojë në sallën e Gjykatës së të drejtave të njeriut […]

Lexo më shumë

Agron Shehaj e akuzoi se kishte gënjyer për aministinë, ministri Ulsi Manja e kërcënon: T’i pres veshët. Do të merret shteti me ty

Agron Shehaj e akuzoi se kishte gënjyer për aministinë, ministri Ulsi Manja e kërcënon: T’i pres veshët. Do të merret shteti me ty

Publikuar më 02.05.2024
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuve...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuvend deputetin e pavarur Agron Shehaj, duke i thënë se “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të ti pres veshët”.  Por si përshkallëzoi debati (video më poshtë)? Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë […]

Lexo më shumë

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, Gjykata e Lartë konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, Gjykata e Lartë konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Publikuar më 02.05.2024
Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur faj...

Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur fajtorë dy oficerë policie të cilët ishin të pranishëm gjatë arrestimit të Ilir Xhakjas i cili qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Në vendimin që ju vendos në dispozicion Top Channel, kolegji penal thotë se dy oficerët F. H dhe K.SH  […]

Lexo më shumë

Gjenden të pajetë të moshuarit pas telefonatës nga Athina, detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull

Gjenden të pajetë të moshuarit pas telefonatës nga Athina, detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull

Publikuar më 02.05.2024
Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave...

Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave të çiftit ka zbuluar ngjarjen tragjike në Dropull ku burrë e grua, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe u gjetën të pajetë me shenja dhune në trup. Ka qenë mbesa e Kleoniqit që u bë merak pasi dje në darkë nuk kishte folur […]

Lexo më shumë

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

Publikuar më 30.04.2024
Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së ...

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së konfliktit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, duket se lë shumë paqartësi mbi ngjarjen dhe dinamikën e […]

Lexo më shumë

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj anticovid kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj anticovid kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

Publikuar më 29.04.2024
Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gj...

Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena. Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit […]

Lexo më shumë

Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3? Gazetari: Po presim Ramën

Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3? Gazetari: Po presim Ramën

Publikuar më 29.04.2024
Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajoni...

Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajonin ‘kanaçe” për të kapur RAI-n. Disa më modernë, blenë IPTV pirate për një ditë, ndërsa të tjerë provuan kërkimin manual të stacioneve satelitore. E gjitha kjo sepse emisioni “Report” që transmetohet çdo të dielë, në mbrëmje, kishte anunçuar transmetimin e pjesës së dytë të […]

Lexo më shumë