×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari që u zhduk para 6 ditësh në Durrës, kërkime në Has për gjyshen, arrestohet vëllai i saj

Prej 6 ditësh ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 3-vjeçarit, i cili u zhduk nga zona e ish-kënetës në Durrës, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij.  Policia nuk ka asnjë të re nga kërkimet, ndërsa njofton se është arrestua Rexhep Gjuni, gjyshi i të miturit. Në pranga po ashtu ka rënë edhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit.

Besohet se gjyshja bashke me nipin janë larguar drejt Kukësit, ku ka origjinën familja Gjuni. Kështu janë ushtruar disa kërkime në banesat e të afërmve, por nuk ka ende asnjë detaj. Policia ka shpallur në kërkim gjyshen Bahrije Gjuni 57 vjeçe dhe vëllain tjetër të saj, Flamur Selaj.

“Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve Rexhep Gjuni, 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe Arben Selaj, 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has. Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit Bahrije Gjuni, 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe Flamur Selaj, 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Nëna e të miturit Ile Gjuni ka bërë denoncim në polici të shtunën e 13 prillit në orën 20:00. Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se djalin e kanë marrë gjyshërit nga i ati dhe refuzojnë t’ia kthejnë.

Dramën e rëndë familjare e tregoi nëna e 3-vjeçarit, e cila deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë.

Nëna e 3-vjeçarit, Ile Gjuni

Policia vijon kërkimet për të gjetur 3 vjeçarin e zhdukur prej të shtunës 13 prill 2024. Kërkimet janë  zhvendosur edhe në veri konkretisht në fshatin Gjinaj të Hasit ku banojnë stërgjyshërit.

Report Tv udhëtoi drejt Hasit, dhe mori në një intervistë ekskluzive Rexhep e Shyqyrie Selaj, babain dhe nënën e Bahrije Gjunit, gjyshes që akuzohet se ka larguar nipin 3 vjeç nga e ëma dhe që është në kërkim nga policia e quajnë veprim të papjekur dhe i kërkojnë ta dorëzojë fëmijën. 

Ata tregojnë se Bahrija kishte shkuar në banesën e tyre në Has pikërisht më 13 prill. Atë natë kishin fjetur aty. Të nesërmen kur Shyqyrie ishte kthyer nga kullotja e bagëtive nuk e kishte gjetur në banesë. Bahrija ishte larguar me fëmijën.

Është veprim i papjekur, nuk e kemi traditë këtë punë. Në besë është bërë tradhtia. Unë si babë i bëj thirrje vajzës, Bahrijes ta dorëzojë fëmijën. Duhet ta kthejë fëmijën aty ku e ka marrë, thotë babai i Bahrije Gjunit, gjyshes së ka rrëmbyer nipin flet ekskluzivisht për Report TV.

Vajza ka ardhur këtu ditën e shtunë bashkë me nipin. Bahrija nuk më tha se si është puna. Ndejtëm sa ndejtëm dhe ramë me fjet dhe kur u erdha nga kullotja e bagëtive, Bahrijen këtu nuk e gjeta. Se kush ka ardhur e ka marrë nuk e di. Kur kam ardhur në shtëpi nuk e gjeta. Ne këtu si familje s’kemi dorë. Djali që është në kërkim, Flamuri jeton në Belgjikë, rastisi këtu se erdhi të shohë të atin. Arbeni që është arrestu jeton këtu me ne, ka tre fëmijë” tregon Shyqyrie Selaj, nëna e Bahrie Gjunit.

Dramën e rëndë familjare e ka rrëfyer nëna e fëmijës, 23-vjecarja Ile Gjuni. Me lot në sy ajo tha se i ka vdekur bashkëshorti para 14 muajsh në aksident. 23-vjeçarja është larguar nga banesa e ish-vjehrrit dhe ka shkuar për të jetuar tek prindërit e saj bashkë me fëmijën e mitur. Këtu ka lindur mosmarrëveshja pasi gjyshërit nga babai pretendonin ta rrisnin vetë nipin. Së fundmi ranë dakord që djali i vogël të qëndronte tek gjyshërit nga ana e babait gjatë fundjavës.
Kështu ka ndodhur dhe të shtunën e 13 prillit, kur 3-vjecarin e mori gjyshi Rexhep Gjuni, por nuk e ktheu më tek e ëma. Pas denoncimit të saj, Policia e Durrësit ndaloi gjyshin Rexhep Gjunin dhe shpalli në kërkim bashkëshorten e tij, e cila besohet se mban të fshehur nipin.

U bënë 4 ditë pa parë fëmijën. Ma morën të shtunën dhe nuk e kanë sjelle. Burri më ka vdekur para 1 vit e dy muaj. Ata duan të marrin çunin, ata që në fillim donin ta mbanin. Ata vinin çdo fundjavë e merrnin, ua lija disa orë ngaqë kanë parë keq dhe të shtunën nuk ma kanë sjellë. Më thanë s’ta sjellim më. Erdha në polici dhe denoncova. Ata kërkonin kushte që unë të mos ikja jashtë. Ai nuk tregon se ku është fëmija, gënjen” tregon ajo.

Familja Gjuni me origjinë nga Kukësi prej vitesh banon në ish-kënetë të Durrësit dhe është fqinje me familjen e ish-nuses. Marrëdhëniet mes tyre janë lëkundur ndaj Ile Gjuni nuk ka më besim tek ish-vjehrrit por i kërkon ndihmë shtetit.

“Dua çunin tim. Shteti të ma gjejë! U bënë 4 ditë, është gjallë apo jo e kanë çuar jashtë apo jo. Unë kam ik tek shtëpia e babit pasi më vdiq burri, jetoj në Kenetë Durrës. I kemi afër me shtëpi. Tek shtëpia nuk janë fare, kanë ikur larg. Me të afërm të tjerë kam fol asnjë nuk e di” thotë ajo. 

Policia në njoftim për mediat tha se po vazhdon kontrollet për gjetjen e 3-vjeçarit si në Durrës ashtu dhe në Kukës, ku ka origjinën familja Gjuni.  Ndërsa ndaj 60-vjeçarit Rexhep Gjuni nisi procedimin penal për “Marrje e padrejtë e fëmijës”.

Lidhur me denoncimin e nënës 23-vjeçare në policinë e Durrësit se ka humbur fëmijën 3-vjeçar policia e Durrësit ka dalë me një njoftim. Gjyshi i fëmijës, vjehrri i 23-vjeçares është akuzuar nga nëna e fëmijës. 

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.             

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij. Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim.      

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Publikuar më 05.07.2025
Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë p...

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar bashkëshorten, Liri Berisha për ditëlindjen e saj, si edhe përvjetorin e tyre të martesës. Ish-kryeministri ka zgjedhur një imazh kur të dy ishin të rinj për t’i uruar festat Liri Berishës. “Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare”, shkruan Berisha në […]

Lexo më shumë

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Publikuar më 05.07.2025
Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dh...

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten. Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më […]

Lexo më shumë

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Publikuar më 04.07.2025
Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë ...

Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë, vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më […]

Lexo më shumë

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Publikuar më 04.07.2025
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtun...

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të […]

Lexo më shumë

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Publikuar më 04.07.2025
Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi pë...

Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi për emigrantët në Shqipëri po rezulton jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe deri më tani joefektiv. Megjithatë, politikisht, ai përfaqëson një sukses për kryeministren italiane, thekson gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung. Siç u zbulua nga një hetim nga platforma hetimore holandeze Folloë the Money, qendra e Gjadrit në Lezhë kushtoi 74.2 […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda