×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Auron Tare: Pas dhëndrit të Donald Trump ka njerëz më të rëndësishëm se ai, në Sazan i çova unë

Auron Tare, thotë se ka qenë ai i pari që i ka çuar dhëndrin e Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, vajzën e Trump, Ivankën, në Sazan. Ai u shpreh se është pro projektit dhe e mbështet atë.

Sipas Tares, pas këtij projekti ka njerëz edhe më të rëndësishëm se vetë Kushner që janë pjesë e financave botërore. Kjo është një nga arsyet sipas tij, pse projekte të tilla janë të rëndësishme. Ai theksoi se personalisht nuk ka asnjë interes personal dhe këtë e bën për vendin për arsye sepse ka jetuar për disa kohë në Sazan për të kuptuar se çfarë mund të bëhet për ta zhvilluar atë zonë.

Auron Tare: Pse erdhën këta njerëz dhe pse unë i çova, i ftova sepse ata nuk e dinin fare ku binte Sazani për hir të së vërtetës.

Blendi Fevziu: Ti i çove domethënë i pari?

Auron Tare: Si urdhëron. Biles kam marrë disa telefonata nga njerëz që ishin shumë të revoltuar sepse mendonin se unë i kam çuar për një biznes privat dhe nuk e kuptoj që për të bërë diçka për të mirën e vendit tënd mund ta bësh edhe pa asnjë lloj interesi personal. Unë sot jam qytetar, jetoj në Amerikë nuk kam lidhje fare me këtë projekt. As Rama nuk më ka thirrur e as ai nuk më ka thirrur për të marrë mendje.

E kam bërë për vendin tim sepse kam kaluar një pjesë të mirë të kohës atje për të kuptuar çfarë mund të bënim. Prandaj i thirrëm nëpërmjet një mikut tim dhe i thamë kjo ka qenë koncepti jonë, për të ruajtur gjithë ishullin, dhe për të ruajtur një lloj nuklusi investimi të fortë ku duhet të dini diçka, nuk është vetëm Kushneri aty mbrapa. Aty janë disa njerëz shumë të rëndësishëm, më të rëndësishëm se Kushneri vetë.

Blendi Fevziu: Të financave botërore?

Auron Tare: Të financave botërore, të cilët janë pjesë e kësaj gjëje. Janë disa njerëz shumë të rëndësishëm. Nuk janë vetëm fondi i arabëve, janë edhe fonde të tjera. Janë edhe njerëz të tjerë të përfshirë me qeveri të tjera e tjerë, e tjerë. Për mua, i cili ka katër vjet që publikisht është kundër qeverisë për Butrintin, unë po ta mbroj publikisht dhe nëse kjo ndodh do të jetë një gjë shumë e mirë për Shqipërinë dhe për turizmin e Vlorës nëse kjo ndodh.

Pra nëse ne kemi mundësi të thërrasim këta lloj njerëzish, këto lloj markash si Amani, dhe këto lloj lidhjesh politike sepse janë edhe investime politike. Nuk mund ta mohojmë që është lidhje politike dhe të kesh lidhje të nivelit kaq të lartë të financave botërore me këtë projekt unë mendoj, mund të jem i gabuar, unë mendoj që është shumë e rëndësishme dhe për këtë punë jam investuar dhe e them publikisht, e mbështes.

I pyetur nëse ka shanse të bëhet, Tare tha se “shpreson që po”, por është skeptik pasi investimi është shumë i madh. Sa i përket qytezës në Sazan, Tare tha se pjesa më e madhe aty është bërë nga italianët, sovjetikët dhe kinezët.

“Mi dhe lepuj ka dhe interesante është që ka shqiponja, i vetmi vend që nuk i vrasin se nuk ka njerëz se në vendet e tjera i vrasin”, e përfundoi ai fjalën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia zbardh dinamikën: Si ndodhi atentati, kush janë personat e tjerë të përfshirë në ngjarje

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia zbardh dinamikën: Si ndodhi atentati, kush janë personat e tjerë të përfshirë në ngjarje

Publikuar më 30.10.2024
Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e atentatit me armë ...

Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e atentatit me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, ku viktimë mbeti Hamza Lici dhe kalimtarja Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati dhe bashkeshorti i Flutures, Bashkimi.  Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz, kur janë sulmuar me […]

Lexo më shumë

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtar i rastit

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtar i rastit

Publikuar më 30.10.2024
Masakër në Shkodër, me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë, m...

Masakër në Shkodër, me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit! Viktimë ka mbetur Hamza Lici dhe një kalimtar dhe u plagos rëndë, Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit dhe një tjetër kalimtarë i rastit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ‘5 Heronjtë’ në zonën e Dobraçit, bëjnë me […]

Lexo më shumë

Mosbindja civile e opozitës, policia: 195 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, 16 deputetë dhe kryebashkiaku i Kavajës u kallëzuan në SPAK

Mosbindja civile e opozitës, policia: 195 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, 16 deputetë dhe kryebashkiaku i Kavajës u kallëzuan në SPAK

Publikuar më 30.10.2024
Pas protestës së opozitës më 29 tetor, ku u bllokuan disa ak...

Pas protestës së opozitës më 29 tetor, ku u bllokuan disa akse kryesore në vend, policia ka reaguar duke treguar bilancin e personave të arrestuar, duke bërë me dije se 4 shtetas janë vënë në pranga. Ndërkohë procedim penal në gjendje të lirë ka ndaj 195 protestuesve, ndërsa 16 deputetë të opozitës janë kallëzuar në […]

Lexo më shumë

Mediat e huaja i bëjnë jehonë tubimit të opozitës: Pakica shqiptare bllokoi rrethrrotullimet, kërkon qeveri teknike

Mediat e huaja i bëjnë jehonë tubimit të opozitës: Pakica shqiptare bllokoi rrethrrotullimet, kërkon qeveri teknike

Publikuar më 29.10.2024
Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat ndërkombëta...

Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat ndërkombëtare. “Bllokadë civile, sot ose kurrë!” ishte motoja e protestës, shkruan Associated Press. Në vijim, thuhet se në Tiranë, deputetët e opozitës parkuan makinat e tyre për të bllokuar trafikun për tre orë. Në vende të tjera, mbështetësit e opozitës organizuan protesta në anë të rrugës ose […]

Lexo më shumë

Opozita bllokon 6 akset rrugore në vend, deputetët e PD-së udhëheqin turmat, paralizohet trafiku

Opozita bllokon 6 akset rrugore në vend, deputetët e PD-së udhëheqin turmat, paralizohet trafiku

Publikuar më 29.10.2024
Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj ...

Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit në Tiranë. Këtë herë, opozita po proteston duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit do të jetë nga ora 17:00-20:00. Opozita […]

Lexo më shumë

Fredi Beleri pritet me akuza si vrasës, qëllohet me vezë dhe kos, Gazment Bardhi akuzon Ramën: Si skuth urdhëroi sulmin (VIDEOT)

Fredi Beleri pritet me akuza si vrasës, qëllohet me vezë dhe kos, Gazment Bardhi akuzon Ramën: Si skuth urdhëroi sulmin (VIDEOT)

Publikuar më 29.10.2024
Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë s...

Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Beleri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pas grupit të eurodeputetëve, teksa është përballur me praninë e madhe të mediave, por edhe akuza nga […]

Lexo më shumë

Tre orë protestë/ Policia dislokohet në kryqëzimet kryesore, deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre

Tre orë protestë/ Policia dislokohet në kryqëzimet kryesore, deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre

Publikuar më 29.10.2024
Opozita sot do të zhvillojë një protestë, ku do të ketë bllo...

Opozita sot do të zhvillojë një protestë, ku do të ketë bllokim të kryqëzimeve kryesore në disa qytete. Policia ka marrë të gjitha masat, duke u dislokuar në këto kryqëzime me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në kryqëzimin e Levanit ka prani të shtuar të forcave të policisë. Edhe pse nuk parashikohet një skenar […]

Lexo më shumë

Berisha zbulon vendimin për përfshirjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e PD-së

Berisha zbulon vendimin për përfshirjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e PD-së

Publikuar më 28.10.2024
Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e përf...

Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e Partisë Demokratike. “Do e ndihmoni Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje?”, u pyet Berisha në një konferencë për mediat. “Çështja e koalicionit është e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda