×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestimi i Jorgo Goros, zbardhet dosja/ Toka shtet u privatizua brenda 5 ditësh, 10 ditë më pas shoqëria e Artan Gaçit i transferoi “pronarit” 12.6 mln lekë në llogari

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024. Ai akuzohet për shpërdorim detyre për tjetërsimin dy pronave në Dhërmi, konkretisht 5512 m2 + 5080 m2(në kufi më njëra tjetrën) me sipërfaqe në total 10 592 m2.
Në episodin e parë sipas SPAK Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe të Himarës që ka qenë në atë kohë, 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private në pronësi të Foto Mëhillit dhe trashëgimtarëve të tij, mes tyre Stavri Mëhilli. Më pas është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e kësaj toke në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin.

Për këtë episod SPAK thotë se nga momenti i aplikimit nga Stavri Mëhilli deri në lëshimin e çertifikates së pronësisë, ka nje kohe ndermjetese vetëm 5 dite. Pra rezulton se Stavri Mëhilli ka aplikuar për “Leshim vertetimi pronesie”, më 12 shkurt 2020 ora 12:48, dhe u pajis me çertifikatën e pronësisë më 17 shkurt 2020. 

“Pavaresisht mungesës se një verifikimi në vetë dokumentacionin që vete Bashkia Himare ka rezultuar se posedonte prane saj si dhe ne mungesë te nje konfirmimi te domosdoshem nga Keshilli i Qarkut (pavaresisht se ne shkrese referohet se ky konfirmim ndodhet bashkelidhur), kryetari i Bashkise Jorgo Goro, ka percjelle kerkesen per regjistrim ne raste te veçanta, prane ZVRPP me shkresen nr. 731 prot.. date 18.03.2019 dhe aktet bashkelidhur, dhe mbi bazen e kesaj kerkese, dhe dokumentacionit bashkelidhur asaj, rezulton se ZVRPP-ja/ASHK-ja Vlore ka vepruar duke pajisur shtetasin Foto Pavllo Mëhilli (trashegimtaret) me dokumentin vertetim nga dokumenti hipotekor nr. 40, date 17.02.2020. ZK. 1739, fshati Gilek. per pasurine me sip. 5512 m2, te llojit truall.”.

Nga verifikimi i kryer ne registrim hipotekor dhe dokumentacionin ligjor perkates, rezulton se prane ASHK-se Vlore, ne date 17.02.2020, ne baze te kerkeses te shtetasit Stavri Mehilli, eshte regjistruar pasuria, registri hipotekor 40, date 17.02.2020, ZK.1739, fshati Gjilek, me siperfage 5512 m2, ne emer te shtetasit Foto Pavllo Mêhilli (trashegimtarêt). Nga kjo praktike rezulton se kerkuesi Stavri Mehilli ka aplikuar ne date 12.02.2020, ora 12:48, per sherbimet “Leshim vertetimi pronesie”, dhe vetem pese dite me pas, date 17.02.2020, eshte pajisur me certifikaten perkatese te pronesise’ thuhet në dosjen e siguruar nga Report TV.

Referuar Këshillit të Qarkut Vlorë që ka dhënë informacione mbi çeshtjen, rezulton se kalimi i prones është bërë përmes shkresave dhe dokumenteve te rreme”

10 ditë më pas Stavro Mëhillit i kaluan në bankë 12. mln lekë

SPAK thote se gjithë skenari i tjetërsimit përsa i takon regjistrimit të siperfaqes së tokës truall prei 5512 m2, prones me dokumenta flase, ka qenë me qëllim shitjen e saj tek Artan Gaçi.
Pikërisht kalimi i prones tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur

10 ditë më pas pikërisht më 27 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit kanë kaluar  12,677,600 leke nga ‘AGTTC Hotel Management’ 

 “Gjate hetimit jane kryer edhe verifikime prane institucioneve bankare dhe konkretisht, nga verifikimet e kryera prane Bankes ‘I…., ‘ ka rezultuar se shtetasi Stavri Mëhilli disponon llogari bankare dhe nga nxjerja e llogarise (levizjet) ne monedhen ALL (Lekë), rezulton se ne date 27.02.2020, Shtetasit Stavri Mehilli, i jane transferuar/kaluar ne llogari shuma 12,677,600 leke me pershkrimin: “Kalim sipas kontrates nr. 296 rep nr. 171 kol date 26.02.2020”.”, thuhet ne dosjen hetimore.

“Nga te dhënat e siguruara rezulton që Stavro Mëhilli e ka shitur 12,677,600 lëkë sipas kontratës nga te cilat kësti i parë në vleren 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet  një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është  likuiduar në datë 25.02.2020. Aktualisht prona figuron e registruar ne emer/pronesi te shoqerise “AG. TCC” shpk. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Publikuar më 11.10.2024
Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e r...

Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti […]

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Publikuar më 11.10.2024
Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së,...

Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, […]

Lexo më shumë

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Publikuar më 10.10.2024
Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir p...

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir pasi dhunuan dje policin bashkiak Bruno Jazaj. Procedimi ka nisur për personin me iniciale T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Bruno Jazaj, 37 vjeç, punonjës i […]

Lexo më shumë

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Publikuar më 10.10.2024
Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dok...

Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive. Njoftimi i Prokurorisë: “Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë […]

Lexo më shumë

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Publikuar më 10.10.2024
Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e depute...

Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Dy ditë më parë Çyrbja u paraqit në SPAK. Çyrbja ka deklaruar se lënia e mandatit nuk ka lidhje me vajtjen në SPAK, është për arsye shëndetësore. “Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja […]

Lexo më shumë

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Publikuar më 09.10.2024
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shq...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë nesër, ndërsa në 11 tetor do të udhëtojë drejt Beogradit. Vizita e Erdogan në Tiranë ishte e planifikuar më herët. Autoritetet kanë nisur marrjen e masave të sigurisë, ndërsa në ditët e qëndrimit të Presidentit turk pritet një nivel i lartë gatishmërie, jo vetëm nga […]

Lexo më shumë

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Publikuar më 08.10.2024
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tira...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tiranë. Një nënë rreth të 30-tave ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Burime për newsbomb bëjnë me dije se nëna ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar prej dy ditësh e intubuar si pasojë e komplikacioneve […]

Lexo më shumë

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Publikuar më 08.10.2024
Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte...

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë, ndërsa pritet që prezentë të jenë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky i fundit do të vizitojë Shqipërinë në datën 10 tetor për të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë, e cila sipas KMSH është bërë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda