×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohet kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, SPAK tregon akuzën për zyrtarin socialist dhe 4 të tjerë

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është vënë në pranga me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të Fredi Belerit. Goro u kallëzua nga Beleri për dosjen e investitorit strategjik.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë ka dhënë një lejë për ndërtimin e një objekti në shkelje me ligjin. Veç tij, gjykata antikorrupsion aprovoi arrest me burg dhe për pronarin e  tokës.

Kurse për tre të tjerë u vendos arrest shtëpie. Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro  nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej nga rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Beleri u dënua për shitblerjet votash dhe njihet si një kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro. Hetimi ndaj Goros qe me arrestimin e tij, bashkia e Himarës ngelet pa kryetar kulmoi gjatë vjeshtës, atëherë kur veç tij i thirr për tu pyetur edhe investitori strategjik Artan Gaci bashkëshort i Olta Xhaçkës.

Megjithatë hetimi i SPAK ngriti pikëpyetje për veprimtarinë e Goros dhe të dyshuar të tjerë qe vlerësohen se u implikuan në falsifikim dokumentash në shkelje të ligjit.

Por krahas kësaj padie SPAK i është referuar dhe raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkiakut të Himarës. Gjetja më e rëndësishme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës.

Pak kohë më parë Goro u paraqit në SPAK ku dha sqarime për këto dy çështje. Ndërkohë mësohet se në total SPAK krahas kryebashkiakut Jorgo Goro ka ngritur akuza dhe për katër persona të tjerë.pak ditë më parë SPAK pranoi se po kryen hetime ndaj 18 kryebashkiakëve dhe ish kryebashkiakëve.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni  186/2 i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.  

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 31, datë 23.03.2024, ka vendosur:

1.     Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.G., me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.  

2.     Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.B., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.  

3.     Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim B.A., me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.  

4.    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.GJ., me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

5.     Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S.M.,  si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ekzekutuar në datën 23.03.2024, masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr. 31, datë 23.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tre personave të hetuar J.G., B.A. dhe V.GJ., në kuadër të këtij procedimi penal, ndërsa për dy personat e tjerë masat e sigurimit personal nuk janë ekzekutuar ende.

-Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi J. G., në  cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës për të cilën hetohet. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të. Ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. Aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar  me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Gjithashtu, shtetasi J.G., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në një episod tjetër objekt hetimi i të njëjtit procedim penal, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës penale. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasi nën hetim ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe  më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë të cilat janë kufitare (10.592 m2). Në këto rrethana shtetasit J.G. dhe J.B, dyshohen për kyerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.

-Ndërsa shtetasit B.A. dhe V.GJ, përkatësisht Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes) dhe Jurist pranë kësaj drejtorie (në kohën e ngjarjes), me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë pranuar dokumentacionin ligjor, përpunuar këtë të fundit dhe lëshuar një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, pa kryer asnjë verifikim ligjor apo në terren nga ato që ligji i detyron, duke kryer në këtë mënyrë regjistrimin fillestar të një pasurie të paluajtshme në pronësi shtet, të llojit tokë buqësore, me sipërfaqe 5512 m2, në favor të shtetasit F.M.  dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. Kjo pasuri, siç ka rezultuar nga hetimi paraprak deri në këtë fazë, buron nga dokumenta tërësisht të falsifikuara. Në lidhje me këto veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të kryera në bashkëpunim, këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal. 

-Në lidhje me shtetasin tjetër nën hetim S.M., nga hetimi deri në këtë fazë,  ka rezultuar se ky i fundit, ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të  falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të F.M. (trashëgimlënës) të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5512 m2, ndodhur në Dhërmi, Vlorë. Pas regjistrimit të pasurisë në emër të  trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin A.G., duke sjellë njëkohësisht edhe përfitim material të padrejtë për shtetasin nën hetim S.M. Në këto kushte, dyshohet se ky i fundit ka konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni  186/2  i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodi Penal.  

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Publikuar më 25.04.2024
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisio...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisionit “Report” në televizionin italian “RAI3” në lidhje me një investigim që është bërë për Shqipërinë, konkretisht për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në vendin tonë, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Në përgjigje të Sigfrido Ranucci, Rama thote se “eshtë për të ardhur keq që nuk keni […]

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

Lufta në Ukrainë, SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

Publikuar më 25.04.2024
Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të g...

Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë të ofruara fshehurazi nga SHBA kundër forcave pushtuese ruse, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë. Armët ishin pjesë e një pakete ndihme prej 300 milion dollarësh, e miratuar nga Presidenti i SHBA Joe Biden në mars dhe ato mbërritën në Kiev këtë muaj. Ato tashmë janë […]

Lexo më shumë

Vërshojnë ankesat në tatime nga profesionet e lira për rishikimin e këstit dhe njohjen e shpenzimeve

Vërshojnë ankesat në tatime nga profesionet e lira për rishikimin e këstit dhe njohjen e shpenzimeve

Publikuar më 25.04.2024
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te pr...

Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. “Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam kërkuar rishikimin e këstit të parapagimit, me qëllim përfshirjen e […]

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Publikuar më 25.04.2024
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e...

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, për anulimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan të zhvillimit (AADF) për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Butrintit. Sipas kërkesës, marrëveshja është e papajtueshme me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit “Për mbrojtjen […]

Lexo më shumë

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Publikuar më 23.04.2024
Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumen...

Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumentarin investigativ për marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe theksoi se Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve është personi kyç që qëndron pas marrëveshjes, ka reaguar në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet e kryeministrit të Shqipërisë. Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t […]

Lexo më shumë

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Publikuar më 23.04.2024
Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri kë...

Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të larta në artikuj që lidhen me industrinë. Në tremujorin e parë të vitit, industria e turizmit është në kulmin e përgatitjeve për sezonin e verës. Zakonisht në këtë periudhë kryhen blerjet për furnizimet e strukturave hoteliere, të cilat […]

Lexo më shumë

Në pritje të miratimit mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Në pritje të miratimit mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Publikuar më 23.04.2024
Sot u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fl...

Sot u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fluturimet për në Raunda kaloi në Parlament. Për t’u kthyer në ligj, ai do duhet të marrë edhe pëlqimin Mbretëror, që pritet të jepet në ditët në vazhdim. Së fundmi projektligji është bërë publik. Në projektligj bëhet me dije se ky legjislacion, do […]

Lexo më shumë

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Publikuar më 23.04.2024
Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimi...

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin e akademikëve të rinj që do të jenë pjesë e këtij institucioni, mes të cilëve spikat emri i Ermira Muratit, e njohur gjerësisht si Mira Murati, e cila është një prej personave më të rëndësishëm në kompaninë OpenAI. Murati për një periudhë të shkurtër kohe mbajti […]

Lexo më shumë