×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ku u morën 500 mijë eurot e fshehur në tubat e aspirimit? Asnjë përgjigje për burimin e parave, pas dënimit të Alda Klosit, sanitares dhe djalit të saj

Edhe pse ende nuk është bërë e mundur të gjendet origjina e mbi 400 mijë eurove që u gjetën në shtëpinë e Rozeta Dobit, gjykata dje dha vendimin për tre protagonistët e historisë së vjedhjes së dy vjetëve më parë.

Prokuroria hetoi për shumë kohë, por se kujt i përkiste shuma marramendëse që u gjetën në tubin e aspirimit nuk është bërë publike, ndonëse Prokuroria e Tiranës vijon të hetojë pasurinë e ish-zyrtares së lartë Alda Klosit, që denoncoi sanitaren e vet për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e saj.

Dje Prokuroria e Tiranës dhe pretencën për Alda Klosin, sanitaren dhe të birin e kësaj të fundit dhe po dje Gjykata e Tiranës u shpreh me vendim për dënimin e tyre. Të tre kishin kërkuar gjykim të shkurtuar më herët ndërkohë që të tre kanë kërkuar lirim duke dhënë shkaqe dhe arsye të ndryshme.

Kështu Gjykata e Tiranës deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin ishshefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj duke e dënuar atë me 2.6 vjet burg. Ndërkohë sanitarja, Rozeta Dobi, dhe djali i saj, Havier Dobi, u shpallën fajtorë për ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg.

Për të tre të akuzuarit aplikohet gjykimi i shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3- ës së dënimit dhe përfundimisht Alda Klosi do të vuajë 20 muaj burg, Rozeta Dobi 4.8 vjet, ndërsa djalit të Rozetës i mbetën 3.4 vjet!

500 MIJË EUROT NË TUBIN E ASPIRIMIT

Ngjarja për të cilën u arrestuan nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi e ka zanafillën në dhjetor 2022 kur ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Në janar 2023-t policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa Havierit iu sekuestruan dy makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja ‘e penduar’ e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit. Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish-zyrtares e cila vijoi të mohonte se shuma e parave që u gjet në tubin e aspirimit nuk i përkisnin asaj edhe pse Rozeta Dobi tregoi se paratë ishin marrë aty!

KLOSI KËRKON PAFAJËSI

Në seancën e djeshme gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Tiranës, Alda Klosi, nuk ishte e pranishme në seancë, por u mbrojt nga avokati i cili kërkoi pafajësi dhe lirimin e klientes së tij pasi si kryefamiljare duhej të kujdesej për një vajze dhe një djalë të mitur. Gjithashtu përmendi dhe probleme shëndetësore. Avokati kërkoi që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim në të cilën ka qëndruar prej ditës së arrestit.

Nga ana tjetër akuza ka theksuar se në analizën financiare për Klosin, shuma e vjedhur nuk rezulton e provueshme nga burime të ligjshme dhe paralelisht ish zyrtarja po hetohet edhe për pastrim parash.

Prokuroria ka kërkuar pak javë më parë pushimin e çështjes për akuzën e pastrimit të parave. Por gjykata nuk e ka pranuar duke kthyer sërish dosjen për plotësim hetimesh dhe duke i lënë prokurorisë kohë 3 muaj të tjerë për kryerjen e hetimeve.

SANITARJA PARA GJYKATËS

Në seancën e djeshme ishte Prokuroria që kërkoi 6 vjet burg për sanitaren Rozeta Dobi, 2.6 vjet burg për ish-zyrtaren Alda Klosin kurse për Havierin pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në shërbim prove. Ish-zyrtarja i ka qëndruar alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ja vodhi Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh.

Por sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ja kishte besuar shefja Klosi për t’i ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë euro të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit. Ndërkohë prokuroria thotë se pretendimet e Rozeta Dobit që paratë i janë dhënë nga Alda Klosi për t‘i mbajtur bien poshtë për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të saj në ditën e ngjarjes.

Vetë e pandehura Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur dhe kërkoi mëshirë dhe fajësoi Klosin për lekët e gjetura.

“Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për t‘i mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas t‘ia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershme jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”.

MBROJTJA E DOBIT

Edhe avokati mbrojtës i Dobit kërkoi që të pezullohet dënimi me burg pasi gruaja ka djalin për tu kujdesur pasi i ka vdekur bashkëshorti.

“Ne jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua e gjithë ngjarja. Të merret parasysh. Ata kanë edhe një fatkeqësia. Ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet të kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg.

Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit”, tha avokati.

Alda Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish-drejtoreshë e koncesioneve në ministrinë e Financave disa vite më parë dhe deri në korrik të 2022 ka qenë shefe e kabinetit të ishzëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Publikuar më 11.10.2024
Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e r...

Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti […]

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Publikuar më 11.10.2024
Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së,...

Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, […]

Lexo më shumë

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Publikuar më 10.10.2024
Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir p...

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir pasi dhunuan dje policin bashkiak Bruno Jazaj. Procedimi ka nisur për personin me iniciale T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Bruno Jazaj, 37 vjeç, punonjës i […]

Lexo më shumë

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Publikuar më 10.10.2024
Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dok...

Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive. Njoftimi i Prokurorisë: “Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë […]

Lexo më shumë

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Publikuar më 10.10.2024
Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e depute...

Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Dy ditë më parë Çyrbja u paraqit në SPAK. Çyrbja ka deklaruar se lënia e mandatit nuk ka lidhje me vajtjen në SPAK, është për arsye shëndetësore. “Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja […]

Lexo më shumë

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Publikuar më 09.10.2024
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shq...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë nesër, ndërsa në 11 tetor do të udhëtojë drejt Beogradit. Vizita e Erdogan në Tiranë ishte e planifikuar më herët. Autoritetet kanë nisur marrjen e masave të sigurisë, ndërsa në ditët e qëndrimit të Presidentit turk pritet një nivel i lartë gatishmërie, jo vetëm nga […]

Lexo më shumë

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Publikuar më 08.10.2024
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tira...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tiranë. Një nënë rreth të 30-tave ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Burime për newsbomb bëjnë me dije se nëna ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar prej dy ditësh e intubuar si pasojë e komplikacioneve […]

Lexo më shumë

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Publikuar më 08.10.2024
Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte...

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë, ndërsa pritet që prezentë të jenë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky i fundit do të vizitojë Shqipërinë në datën 10 tetor për të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë, e cila sipas KMSH është bërë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda