×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tani baste sportive nga çdo celular, mazhoranca miraton projektligjin për lojërat e fatit

Mes tensioneve dhe zhurmuesve të opozitës, mazhoranca ka miratuar projektligjin për lojërat e fatit.

Ky projekt ligj kërkon shumicë të thjeshtë dhe më 72 vota pro dhe dy abstenim është miratuar, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën.

Fillimisht kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi amendamentet për ndryshim dhe më pas u hodh votimi në tërësi.

Projektligji pritej të miratohej në seancën e kaluar në parlament, por deputetët socialistë u tërhoqën papritur nga nisma. Pa dhënë shpjegime, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla tha se socialistët kishin kërkuar tërheqjen e projektligjit nga diskutimi dhe votimi u anulua.

Qëllimi i ligjit është legalizimi i biznesit të kumarit, nga 100% që është sot në të zezë në një masë sa më të madhe. Për të arritur këtë duhet që kompanitë që veprojnë në të zezë të jenë dakort.

Ligji i ri ka disa kritere për kalimin e biznesit në legal, që nga financat rezervë, eksperienca e mëparshme e këtyre kompanive dhe certifikata e pastër penale e pronarëve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe propozoi edhe një përfaqësi të SPAK në komisionin e dhënies së licencave. Sipas Braçes, prania e SPAK në kontrollin e kazinove dhe të basteve duhet të jetë e njëjtë me kontrollin që u bëhet politikës.

“Po sikur këtë sistem shtrëngues të verifikimit të të ardhurave për këta që do të organizojnë lojërat e fatit ka ndonjë problem? Ky sistemi i kontrollit për çdo qeveritar, deputet e kështu me radhë ka ndonjë problem? A ka mundësi që miratimin përfundimtar ta japë SPAK. Më ka rënë në vesh që miratimin e fundit të kazinove e jep FBI”– ishte propozimi i Erjon Braçes.
Më herët, Braçe kishte paralajëmruar se elementë kriminalë do të tentojnë të zgjasin duart drejt kumarit, ndaj zgjidhja më e mirë sipas tij do të ishte menaxhimi i të gjithë infrastrukturës nga shteti. Për më tepër, sipas tij, taksat mbi këtë biznes duhet të ishin më të larta. Të gjitha propozimet e Braçes janë hedhur poshtë nga kolegët socialistë.

Kur vendosën rikthimin e basteve online, socialistët e kanë pranuar se biznesi kaloi në duart e krimit. “Është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duar të njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë rezultuar me përfitime krejt të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar,” u shpreh kryeministri Rama, kur njoftoi rikthimin e basteve online në fund të gushtit të vitit 2022.

Gushti i vitit 2022 do të mbahet mend edhe për një ngjarje të rëndësishme në botën e krimit siç është: zhdukja e Vis Martinajt.  I njohur ndryshe si “bosi i lojërave të fatit”, Martinaj arriti të ndërtojë një perandori të kumarit gjatë kohës që ky biznes ishte legal.

Përmes dhunës, kërcënimeve dhe vrasjeve, Martinaj arriti të kontrollojë një pol të fuqishëm në ekonominë e basteve edhe pasi këto dolën jashtë ligjit. Me zhdukjen e tij në 9 Gusht të vitit 2022, në tregun e zi të basteve lulëzuan emra të tjerë, jo më pak të fuqishëm.

Dyshimet janë se edhe kjo tërheqje e papritur nga votimi i ligjit për të cilin socialistët e kishin dhënë miratimin në komisionet parlamentare, nuk i ka pëlqyer bosëve aktualë të kumarit. Me ta duhet negociuar sërish për një ligj që i pëlqen të gjitha palëve. Prandaj dhe ky variant i ligjit për të cilin socialsitët e kishin dhënë dakortësinë nuk kaloi sot në parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Publikuar më 04.02.2025
Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu...

Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu që u shpreh se në intervistën e tij të tretë Ahmetaj “nuk kishte deshifruar atë që kishte ndodhur me 50 milionët e tunelit të Llogarasë”. Ish-numri dy i qeverisë ka një tjetër qëndrim. “Unë e deshifrova 50-milionshin te pjesa e dytë, me bilanc financiar të […]

Lexo më shumë

Mijëra banorë dhe turistë ikën të tmerruar, 20-vjeçarja shqiptare: Nuk largohem nga Santorini, jam mësuar me tërmetet

Mijëra banorë dhe turistë ikën të tmerruar, 20-vjeçarja shqiptare: Nuk largohem nga Santorini, jam mësuar me tërmetet

Publikuar më 04.02.2025
Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej ...

Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej vitesh dhe punon si recepsioniste në një hotel në ishullin grek të Santorinit, i cili javën e fundit është goditur nga qindra tërmete që kanë shkaktuar frikë te banorët dhe shqetësim te ekspertët. Në një intervistë për protothema.gr e reja shqiptare thotë se ka zgjedhur që të […]

Lexo më shumë

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Publikuar më 04.02.2025
Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vaj...

Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Publikuar më 04.02.2025
Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është...

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, që është bashkuar me socialistët. Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj. […]

Lexo më shumë

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Publikuar më 04.02.2025
Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e mini...

Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej […]

Lexo më shumë

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Publikuar më 04.02.2025
U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGM...

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm. Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA iI pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, […]

Lexo më shumë

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Publikuar më 03.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar sot kontrollin e fundit të ushtruar nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një ambient në zonën e ish-Bllokut. Xoxa përmes avokatit të saj, ka dorëzuar ankimimin ku ka kundërshtuar kontrollin e kryer më datën 14 janar në një godinë të regjistruar si […]

Lexo më shumë

Rama tallet me opozitën: I kemi si hudhra, na mbajnë larg syrit të keq, shejtanët na motivojnë 1 mijë herë më shumë

Rama tallet me opozitën: I kemi si hudhra, na mbajnë larg syrit të keq, shejtanët na motivojnë 1 mijë herë më shumë

Publikuar më 03.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e godi...

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, një investim që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për studentët. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu as ironitë ndaj kritikëve, duke i cilësuar ata si “shejtanët” që “në rastin më të keq luajnë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda