×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Miliona euro nga IPARD, peng i abuzimeve, 23 përfitues refuzojnë t’i kthejnë paratë AZHBR

Shtatë muaj më parë, pas dyshimeve për korrupsion, Komisioni Evropian i pezulloi Shqipërisë miliona euro grante për bujqësinë nga programi IPARD. Autoriteteve shqiptare iu deshën 5 muaj kohë për t’i dorëzuar raportin “llogaridhënës” KE-së, i cili vijon shqyrtimin e tij prej dhjetorit. Nga vendimi ekstrem për ndërprerjen e fondeve, AZHBR vijon të identifikojë projekte me shkelje. Faktoje mësoi se 23 prej tyre refuzojnë të kthejnë fondet e përfituara. Komisioni Evropian këmbëngul që autoritetet vendase ta trajtojnë seriozisht çështjen.

Anila Denaj u rikthye në qeveri për të drejtuar ministrinë e bujqësisë, dy muaj pas pezullimit të miliona eurove grante që Shqipëria merrte si mbështetje për bujqësinë nga Bashkimi Evropian përmes programit IPARD.

Në korrik, Komisioni Evropian ndrepreu pagesat për IPARD II dhe njëkohësisht ‘ngriu’ IPARD III. Kur Brukseli lajmëroi vendimin ekstrem Shqipëria po bëhej gati të niste programin IPARD III, që parashikonte 146 milionë euro mbështetje në bujqësi.

“…komisioneri, nëpërmjet drejtorisë së bujqësisë të KE, ka adresuar lënien në pritje për IPARD 3, i cili ka 9 nëntë programe, kërkon një institucion zbatues më të fortë, që të mësojë nga gabimet në IPARD 2 dhe të bëhet gati për 3-shin.”, deklaroi ministrja e bujqësisë Anila Denaj, gjatë një interviste televizive pak kohë pas marrjes së detyrës.

Ku jemi sot?
Autoriteteve shqiptare iu deshën 5 muaj punë që të përpilonin një raport të detajuar mbi këtë çështje. Ministria e Bujqësisë i tha Faktoje se po bashkëpunon me strukturat e BE-së për plotësimin e kërkesave dhe kushteve që duhet të përmbushen.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet strukturave menaxhuese dhe zbatuese të Programit IPARD, ka përgatitur një raport të detajuar me një plan masash për adresimin e problematikave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale per sigurimin e metejshem te zbatimit te kushteve dhe kritereve të Marrëveshjes Sektoriale dhe Marrëveshjes Financiare”, theksoi në një përgjigje për Faktoje, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Raporti i detajuar që referojnë autoritetet shqiptare është dorëzuar pranë Komisionit Evropian fundvitin e shkuar.“Autoritetet shqiptare i dhanë përgjigjen Komisionit Europian më 20 dhjetor 2023. Shërbimet përgjegjëse të Komisionit aktualisht po analizojnë informacionin e dhënë për të vendosur për hapat e mëtejshëm.”, i tha Faktoje Olof Gill, zëdhënës për tregtinë dhe bujqësinë pranë Komisionit Evropian.

Në pritje të hapave pasues, Brukseli nuk harron të ripërsërisë thirrjen ndaj institucioneve në Shqipëri që ta trajtojnë çështjen me seriozitet.

“Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje.”, thekson Gill duke shtuar:

‘Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale edhe në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet. Meqenëse procedura është në vazhdim e sipër, nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm.’

Shtohen debitorët, AZHBR kërkon paratë

Vendimi ekstrem ndaj Shqipërisë, vuri në lëvizje edhe Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. AZHBR iu ka kërkuar kthimin e parave të gjithë përfituesve të programit IPARD II që rezultojnë me shkelje të kushteve të kontratës.

Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se 23 prej subjekteve përfituese refuzojnë të kthejnë shumat e përfituara duke u listuar si borxhlinj nga AZHBR.

Nga verifikimi i fundit, kjo listë është shtuar me 10 biznese të cilat kryesisht kishin marrë para për investime në agroturizme.

IPARD ‘oksigjen’ për bujqësinë

Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Nga ana tjetër, Shqipëria priste të përfitonte 146 milionë euro të tjera përmes IPARD III.

“Fondet IPARD ishin i vetmi burim oksigjeni për bujqësinë shqiptare, pasi mbështetja buxhetore është e papërfillshme. Institucionet duhet të marrin përgjegjsitë që ju takojnë në mënyrë që Komisioni Evropian të çel këto fonde sërish dhe sa më parë.”, thotë Eduard Sharka, kryetar i Shoqatës së Fermerëve.
Ndërsa ekspertja Esmeralda Ballesha shton se në këto kushte, kërkohet më shumë mbështetje buxhetore për bujqësinë.

“Do të duhet që fondet kombëtare të cilat fillojnë të jenë të aksesueshme në fillim të vitit t’i bëhet një rishikim në bazë të nevojave reale që ka ky sektor, nëse do të duam që ai të jetë ende një sektor prioritar.”, argumenton ajo.
Por ndonëse, bujqësia mori goditje nga pezullimi i fondeve IPARD, buxheti i këtij viti jo vetëm që nuk u rrit, por është ulur.

Capture

Në këto kushte, Eduard Sharka që përfaqëson shoqatën e fermerëve i druhet një viti të vështirë.

“Pas tre vitesh stanjacion, viti 2024 do të jetë edhe më i vështirë. Braktisje nga fermerët dhe ulje e ndjeshme prodhimi, sepse në këto kushte bujqësia mund të konsiderohet me plotë gojë e braktisur.”, shprehet ai.

Sektori i bujqësisë këtë vit do të marrë të paktën 9% më pak financime se një vit më parë. Fondet për Ministrinë e Bujqësisë rezultojnë 14,1 miliardë lekë nga 15,6 miliardë lekë që ishin në 2023. Dhe shkurtime të mëdha janë pikërisht në fondet akorduar fermerëve dhe zhvillimit rural. Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare mbështetëse të prodhimit bujqësor në 2023, këtë vit janë planifikuar 7,1 miliardë lekë, rreth 30% më pak.

Përfundim
Në 14 korrik, Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte ndërprerë grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

“Që nga korriku 2023, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve IPARD për Shqipërinë. Aktualisht, ndërprerja prek shpenzimet e bëra gjatë tremujorit të parë, të dytë dhe të tretë të vitit 2023”, pohon për Faktoje Olof Gill, zëdhënës për tregtinë dhe bujqësinë pranë Komisionit Evropian.

Ndërprerja e fondeve IPARD II u bë në një kohë që Shqipëria priste të niste programin e mbështetjes në bujqësi IPARD III me 146 milionë euro grante.

“Njëkohësisht, Komisioni Evropian vuri në pritje fondet për të gjitha masat e programit IPARD III,” përfundon reagimin e tij Gill.

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante./Faktoje.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Publikuar më 23.07.2024
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshi...

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’. I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte […]

Lexo më shumë

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Publikuar më 23.07.2024
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri ...

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump. Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda