×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, klinika e vajzës së Roland Xhaxhos nuk kishte licencë dhe iu refuzua disa herë, prindërit kërkojnë përjashtimin e prokurores

Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Këtë hënë (15 janar 2024) ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Në bazë të dokumentit, ku bazohet babi i të ndjerit, në të thuhet se klinika është pajisur me licensë rreth 1 muaj pas vdekjes së të miturit, pra me 31 tetor. Po në dokumentin ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur, masë administrative për shkelje të ligjit përkatës. Nga ana tjetër vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

Ndërkohë ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu ka sjellë një përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mësohet se prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Prokuroria tha se akti i parë i ekspertizës që u publiku nëntor 2023, i cili përcaktoi si shkak të vdekjes së 3-vjeçarit mbidozën e narkozës që shkaktoi mosfunksionim të organeve, është i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë dhe për këtë arsye organi i akuzës e kërkon riekspertim. Sipas Prokurorisë, mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu, Prokuroria thotë se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

Ndërkohë, Mjekësia Ligjore në një reagim të bërë sot thotë se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas IML (Insituti i Mjekësisë Ligjore), krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.

I vogli Brian Spahiu gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë. 

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa rrëmben zemrat e publikut (VIDEO)

”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa rrëmben zemrat e publikut (VIDEO)

Publikuar më 09.05.2024
Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Bes...

Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Besa Kokëdhima, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit në skenë me këngën ”Titan” dhe si një bishë në vokal dhe me një perfomancë skene unike, rrëmbeu zemrat e publikut në Malmo. Skena u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi […]

Lexo më shumë

Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni, ngjitet sonte në skenë Besa: Voto 02, voto Shqipërinë!

Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni, ngjitet sonte në skenë Besa: Voto 02, voto Shqipërinë!

Publikuar më 09.05.2024
Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e...

Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e saj skenën magjike të Eurovizionit, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën, ‘Titan’. Ajo u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve kudo në botë, teksa u ka kërkuar mbështetje në këtë garë të rëndësishme për të.  “A jeni gati? Sonte jemi të gjithë bashkë […]

Lexo më shumë

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

U mbyt me tre fëmijët, Rudina Magjistari: Alma Arrazi është nënë vrasëse!

Publikuar më 09.05.2024
Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngja...

Në emisionin e “Rudina” në Tv Klan u diskutua lidhur me ngjarjen tragjike të Shkodrës, ku Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të vegjël. Një rast aq sa i rallë edhe tronditës! Sociologu Gëzim Tushe nënvizoi faktin se nëna e re ka kryer një krim duke iu marrë […]

Lexo më shumë

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Apartament, dyqan, garazh dhe 1 mijë euro në muaj, zbardhet divorci mes Elia Zaharisë e Leka Zogut

Publikuar më 09.05.2024
Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka mar...

Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharias tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore. Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë […]

Lexo më shumë

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

Publikuar më 06.05.2024
Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpa...

Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpall kampion në Serie A, Kristian Asllani, u është bashkuar figurave të shquara në mbështetje të këngëtares Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë pas 3 ditësh në festivalin Evropian të këngës, Eurovizion, që mbahet në Malmoe të Suedisë.    “Në 9 maj Shqipëria […]

Lexo më shumë

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Publikuar më 06.05.2024
Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka d...

Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, duke u mbytur. Prokuroria e qytetit verior ka zbardhur të plotë itenerarin e Alma Arrazit, përpara se të […]

Lexo më shumë

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Publikuar më 06.05.2024
Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i...

Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që dyshohet se u mbyt bashke me tre fëmijët disa ditë më parë. Ky është fëmija i dytë që gjendet, pas vajzës 9-vjeçare Ergesa që u gjet dy ditë më parë dhe u përcoll sot […]

Lexo më shumë

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Publikuar më 06.05.2024
Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka viz...

Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar Fredi Belerin në burg.Kjo është vizita e katërt që ai viziton në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës. Manolis Kefalogianis edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek. Ai shoqërohej deh nga kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule. Në dalje te takimit […]

Lexo më shumë