×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Anglezët me sytë nga vendi ynë: Kujt i duhet Ruanda, kur kemi Shqipërinë?!

Ndërsa ngre një çadër për t’u mbrojtur nga shiu rrebesh, drejtori i portit të vogël të Shëngjinit afrohet pranë një hapësire me baltë pas kalatës dhe i shpjegon gazetarit britanik të The Times, se si ky territor do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të emigrantëve drejt Italisë.

“Ky është vendi ku italianët do të ndërtojnë qendrën e tyre të përpunimit të emigrantëve,” janë fjalët e Sandër Marashit për The Times, “ajo do të mbulojë mbi 3000 m2, por nuk do të ndikojë në aktivitetin e portit” thotë ai.

Marashi citohet edhe teksa përsërit për gazetarin britanik të njëjtat formula që dëgjohen nëpër komunikimet e kryeministrit Rama për mediat italiane. “Është kënaqësi për që ndihmojmë pasi kjo është ajo që bëjnë për njëri tjetrin partnerët evropianë”.

Me këto fjalë të Marashit nga Lezha nis shkrimi në të cilën britanikët shfaqin interes për një vend tjetër të depozitimit të emigrantëve afrikanë më pak problematik se Ruanda. Qeveria britanike e drejtuar nga Rishi Sunak ka hasur në vështirësi për marrëveshjen me Ruandën, pasi gjykata e rrëzoi paktin e parë të nënshkruar mes Rishi Sunak dhe Pol Kagame.

Në këtë situatë, kur shohin se Italia e ka gjetur “Ruandën” e saj për 36,000 emigrantë në vit gazetari britanik ngre pyetjen: kujt i duhet Ruanda kur kemi Shqipërinë?

The Times citon Belind Këlliçin si një zë opozitar. As ai nuk shprehet kundër thelbit të  marrëveshjes, por citohet të flasë për mungesën e transparencës dhe arrogancën e Ramës.

Ndërkohë media britanike ka një seri citimesh që i aprovojnë prurjet e afrikanëve në Shqipëri.

Taulant Balla, ministri i brendshëm flet edhe ai si Sandër Marashi, duke përsëritur automatikisht togfjalëshat e Edi Ramës. “Të jesh anëtar i Bashkimit Europian nuk është vetëm e dobishme, por edhe përgjegjësi” thotë Balla, që shprehet pozitiv për marrëveshjen.

Media britanike citon edhe kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu që është i bindur se 36 mijë emigrantë afrikanë në vit nuk do ta dëmtojnë reputacionin e plazheve aty pranë. Për këtë, Pjerin Ndreu merr shembullin e emigrantëve afganëve kur thotë se “Ata janë sjellë në mënyrë të shkëlqyer”.

A po negociohet një marrëveshje e dytë Rama-Sunak për emigrantët?

Rama Meloni Sunak
Rama, Meloni dhe Sunak

Shkrimi i The Times vjen pas një vizite të Edi Ramës në Itali, ku ai pati një takim dhe një drekë pune me kryeministren e Italisë, Xhorxhia Meloni dhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Ky i fundit e ka mbyllur një marrëveshje me leverdi me Ramën pak muaj më parë, kur qeveria jonë pranoi të riatdhësojë 1500 të dënuar shqiptarë nga burgjet britanike drejt Shqipërisë.

Të dënuarit shqiptarë kanë qenë një shqetësim në rritje i opinionit publik në Britaninë e Madhe, veçanërisht pas fushatës së Brexit, kur propaganda e disa partive të djathta u intensifikua. Por tani që shohin se si Italianët po na përdorin si “kosh” për të devijuar fluksin e refugjatëve afrikanë, britanikët po shohin një shans tjetër shpëtimi tek Shqipëria.

A do të kemi një marrëveshje tjetër Rama-Sunak për importimin e afrikanëve? Është herët të japësh një përgjigje. Nuk ka asgjë konkrete në tryezë, përveç një dreke pune në Itali, të shoqëruar me shkrimet e mediave britanike që e krahasojnë Shqipërinë me Ruandën.

Çfarë e pengon Ramën për një marrëveshje me Rishi Sunak?

Së pari, janë vetë pohimet e Ramës. Ai ka pranuar se ka pasur kërkesa edhe nga vende të tjera, për ta përdorur Shqipërinë si vend tranzit në procedurat e emigracionit. Por Rama ka deklaruar se një marrëveshje të tillë mund ta bëjë vetëm me italianët, si një popull me të cilin shqiptarët janë në borxh për shkak të pritjes që iu bë gjatë eksodit në vitet 90.

Çështja është që kryeministri i ka ngrënë edhe më parë fjalët e tij. Edhe një marrëveshje si kjo me Melonin, ai e kishte mohuar para selisë së Partisë Socialiste, kur shprehej se nuk do të pranonte që vendet e pasura t’i shkarkojnë emigrantët e tyre në Shqipëri. Dhe sërish e bëri.

Në anën tjetër një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka pak gjasa ta ndalë marrëveshjen me Melonin. Tashmë ajo është përshëndetur edhe nga presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa mediat italiane e kanë përgëzuar në kor.

Dihet se gjykatësit e drejtësisë së re nuk e mbajnë presionin e ndërkombëtarëve. Në anën tjetër, Rama ia njeh mirë pikat e dobëta. Jo më kot, kryeministri doli garant se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar ndërsa fliste në Itali për marrëveshjen për refugjatët italianë.

“Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën e saj. Pezullimi i marrëveshjes është proces automatik para se të ratifikohet, është provë se unë nuk kontrolloj gjykatat. Por jam i bindur se marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese” tha Rama duke folur në krah të dy kryeministrave Meloni dhe Sunak.

Agron Kola, 47 vjeç, në të majtë, shprehet se shumica e banorëve janë të shqetësuar për mbërritjen e emigrantëve meshkuj afrikanë
Agron Kola, 47 vjeç, në të majtë, shprehet se banorët janë të shqetësuar për mbërritjen e emigrantëve meshkuj afrikanë

I vetmi zë kundër në shkrimin e The Times është ai i një prej banorëve të zonës pranë Gjadrit, që thotë atë që të tjerët vetëm e pëshpërisin. “Shumica e njerëzve nuk do të ta thonë këtë, por nuk i duan emigrantët këtu sepse kanë frikë se do të ketë vetëm burra. Kështu që ata janë të shqetësuar për gratë dhe motrat e tyre,” citohet të thotë Agron Kola për gazetarin e The Times, që e prezanton si një fermer 47-vjeçar, që po pinte një gotë raki në kafenenë lokale./Lapsi.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Publikuar më 17.10.2024
Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rre...

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar. Në dosjen e prokurorisë të publikuar nga top channel, thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet […]

Lexo më shumë

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Publikuar më 17.10.2024
“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përs...

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun. Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një […]

Lexo më shumë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Publikuar më 16.10.2024
Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Cha...

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Channel” për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit, 19-vjeçares që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok për prezantimin e jetës luksoze. Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh […]

Lexo më shumë

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Publikuar më 16.10.2024
Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela...

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Kle Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici dy autoret. Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i […]

Lexo më shumë

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Publikuar më 16.10.2024
Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personav...

Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike. Deri tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej […]

Lexo më shumë

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Publikuar më 16.10.2024
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e ...

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg. Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë […]

Lexo më shumë

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

Publikuar më 16.10.2024
Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi...

Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit dje dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Haxhiraj ishte 37-vjeç dhe raportohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e njohur si Qyteti Studenti. Shkaqet që e kanë shtyrë […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Publikuar më 16.10.2024
Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bre...

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni. Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve. Anija u nis më 14 Tetor në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda