×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Abuzimet me fondet për bujqësinë, VOA: Mbetet pezull edhe IPARD III, ministria e Bujqësisë nuk jep asnjë shpjegim

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit europian i tha Zërit të Amerikës se Komisioni europian ka lënë në pritje, fillimin e zbatimit të Programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare. Vendimi pason ndërprerjen në muajin korrik të rimbursimeve në kuadër të IPARD II, pas hetimeve të ndërmarra mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi. Raporti i hartuar nga Zyra europiane kundër mashtrimit, OLAF, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare, prej të cilave, Komisioni thotë se pret që ato ta marrin shumë seriozisht këtë çështje.

Kur në korrik të këtij viti Komisioni europian njoftoi ndërprerjen përkohësisht të rimbursimeve ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II, ministria e Bujqësisë e trajtoi rastin si një çështje të karakterit administrativ. Ndonëse Brukseli e bënte të qartë se masa ishte marrë pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi, nga autoritet gjithshka u paraqit si “procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”.

Këtë qasje mbajti në parlament dhe ministrja e Bujqësisë në atë kohë, Frida Krifca, ish drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e cila administron fondet e e programit europian. Pas më pak se dy muajsh, zonja Krifca u la jashtë kabinetit qeveritar

Hetimi nga OLAF-i ka përfunduar, dhe Komisioni europian ia ka paraqitur atë autoriteteve shqiptare të cilat kanë të drejtën e mos-pranimit dhe të justifikimit apo ofrimit të fakteve kundërshtuese. “Pasi Komisioni të marrë një përgjigje nga autoritetet, do të vlerësojmë nevojën për çdo veprim të mëtejshëm. Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje”, shkruhet në përgjigjen që Delegacioni europian në Tiranë i dha Zërit të Amerikës.

Situata nuk duket aq e e thjeshtë sa ç’janë përpjekur ta paraqesin autoritetet shqiptare. Sepse ndërprerjes së fondeve të IPARD II, i është shtuar dhe pezullimi i nisjes së zbatimit të fazës tjetër IPARD III, me një vlerë mbi 140 milion euro. “Që nga korriku 2023, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve IPARD për Shqipërinë. Aktualisht, ndërprerja ka të bëjë me shpenzimet e bëra gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2023. Njëkohësisht, Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III. Këto janë masa parandaluese të përkohshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian”, shpjegohet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Zëri i Amerikës ju drejtua Ministrisë së Bujqësisë për informacion mbi pozicionin e palës shqiptare lidhur me Programin Ipard III, por mori një përgjigje të drunjtë, ku nuk jepet asnjë shpjegim, sikur gjithshka po ndjek një rrjedhë normale.

Në fakt, autoritetet shqiptare kishin parashikuar që IPARD III të niste që në janar, por atyre nuk u është dhënë ende besimi i detyrave të zbatimit apo riakreditimi. Qëndrimi i Brukselit është fare i qartë: “Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.

Në raport progresin e këtij viti për Shqipërinë, kur flitet për “Mbrojtjen e intereave finaciare të BE-së”, vihet në dukje se vendi ka bërë përparim të pakët në këtë fushë dhe se “duhet të përmirësojë bashkëpunimin me Komisionin Evropian për hetimet”. Në vitin 2022, u raportuan 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Sipas dokumentit, “Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj në krijimin e një historiku të qëndrueshëm në bashkëpunimin në hetime, duke ofruar, ndër të tjera, asistencë efektive operacionale për hetuesit e OLAF-it”.

Hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, nisën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kryen disa misione në Shqipëri, duke bërë verifikime në zyrat e AZHBR-së, si dhe duke analizuar dokumentacionin e rasteve të dyshuara, që kishin përfituar nga fondet europiane./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte Naim Murseli për luftën që kishte bërë me vdekjen: 25 vjet më vonë, unë jam me dy presidentë

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte Naim Murseli për luftën që kishte bërë me vdekjen: 25 vjet më vonë, unë jam me dy presidentë

Publikuar më 06.12.2023
Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfo...

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur dhe të urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij. Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte – politikanë […]

Lexo më shumë

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Publikuar më 06.12.2023
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një ko...

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase. Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra […]

Lexo më shumë

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

Publikuar më 06.12.2023
Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ...

Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë atë dhe ta zhvillojë online. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti […]

Lexo më shumë

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Publikuar më 06.12.2023
Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar n...

Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin […]

Lexo më shumë

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Publikuar më 06.12.2023
Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç fami...

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes. Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në […]

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Publikuar më 05.12.2023
Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur t...

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama. Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj […]

Lexo më shumë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Publikuar më 05.12.2023
Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile rat...

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile ratifikimit të Protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës që parashikon ndërtimin e dy strukturave (në portin e Shëngjinit dhe në zonën e Gjaderit) për menaxhimin e flukset migratore Marrëveshja Itali-Shqipëri Mbulimi financiar dhe rregullat e para zbatuese të protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e […]

Lexo më shumë

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

Publikuar më 04.12.2023
Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fsha...

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. “Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi […]

Lexo më shumë