×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SPAK sekuestron truallin në Himarë të “investitorit strategjik” Artan Gaçi, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka

SPAK i sekuestron 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të ish Ministres Olta Xhaçka. Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën z.Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Në mars 2022 Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepej leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Në vendimin e qeverisë, ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, cilësohej si investitor strategjik. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kjo kompani figuronte në pronësi të shtetases amerikane, Tawni Lin Grzych-Sutton.

“Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management” sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë,” shkruhej në vendim.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN treguan se kjo kompani ishte themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” tha Gaçi për BIRN dhe shtoi se sipas ligjit, “më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme ngriti shqetësime për konflikt interesi. Gaçi i tha BIRN se për këtë arsye ai kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’.

“Por, pikërisht për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori,” shpjegoi Gaçi. “Kam folur me shumë juristë për këtë,” shtoi ai, ndërsa pranoi se kompaninë e Tawni Lin Grzych-Sutton e ‘ka përzgjedhur ai.’

Sipas Gaçit, mes kompanisë së tij dhe “AGTTC Hotel Management” bëri një kontratë, ku njëra do të bënte investimin dhe tjetra menaxhimin.

Gaçi këmbënguli se nuk kishte pse të penalizohej për të bërë biznes pse është bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, ndërsa theksoi se nuk e shihte si problem që kompanitë kishin të njëjtën juriste.

“Nuk ka asnjë abuzim këtu, thjesht po vuaj pasojat që jam burri i ministres.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama: U shqetësuan për fotot e mia cullak, tani nxjerrin Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme para fëmijëve dhe kanë marrë Elvis Rroshin, që dikur e bënin kriminel

Rama: U shqetësuan për fotot e mia cullak, tani nxjerrin Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme para fëmijëve dhe kanë marrë Elvis Rroshin, që dikur e bënin kriminel

Publikuar më 24.04.2025
Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset n...

Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset në Elbasan, thumboi edhe opozitën, teksa tha se ishte e shqetësuar për komentet që bëri për fotot e tij nudo në Google, por nga ana tjetër nxjerr Ilir Vrenozin që të ofendojë gjatë një takimi elektoral në Korçë, me fëmijë gra dhe vajza. Teksa po fliste […]

Lexo më shumë

Rama: Ilir Vrenozi është lideri i vërtetë i PD-së, merren me mua, jo me ata që ekzaltohen në miting nga shqipja e shfrenuar

Rama: Ilir Vrenozi është lideri i vërtetë i PD-së, merren me mua, jo me ata që ekzaltohen në miting nga shqipja e shfrenuar

Publikuar më 24.04.2025
Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama nuk la pa komen...

Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama nuk la pa komentuar gjuhën fyese që mbështetësi i demokratëve, njëherësh personazh i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, përdori për t’ju adresuar atij në takimin elektoral të PD-së në Korçë. Rama e ka cilësuar Vrenozin sërish si liderin e vërtetë të opozitës së vendit, ndërsa shpreh kritika dhe habi […]

Lexo më shumë

U kallëzua penalisht për kërcënim të disa personave si dhe goditjen e shefit të financës, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër

U kallëzua penalisht për kërcënim të disa personave si dhe goditjen e shefit të financës, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër

Publikuar më 23.04.2025
Ish-drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës e cila u shkark...

Ish-drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës e cila u shkarkua nga kjo detyrë pak javë më parë vijon të jetë në telashe me drejtësinë. Shehu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metali shefin e financës, pasi Shaban Uklala e denoncoi atë në polici. Por pas këtij episodi teksa Shehu hetohej në gjendje […]

Lexo më shumë

Berisha prezanton kandidatët e PD-së në Vorë: Familja shqiptare ka nevojë për mbështetje që të mos e braktisë vendin

Berisha prezanton kandidatët e PD-së në Vorë: Familja shqiptare ka nevojë për mbështetje që të mos e braktisë vendin

Publikuar më 23.04.2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD dhe të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Vorë, ku theksoi rëndësinë e rikthimit të fokusit tek familja shqiptare dhe mbështetja ekonomike për të gjitha brezat. Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek sfidat sociale dhe ekonomike me të […]

Lexo më shumë

Rama nga Skrapari: Në 11 maj kemi një takim me historinë, na duhet vota që të mos kemi nëpër këmbë speciet e kënetës

Rama nga Skrapari: Në 11 maj kemi një takim me historinë, na duhet vota që të mos kemi nëpër këmbë speciet e kënetës

Publikuar më 23.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Skrapar në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Rama u ndal jo vetëm te premtimet për investime në zonë, por edhe te rëndësia që sipas tij kanë këto zgjedhje për të ardhmen, pa kursyer sulmet ndaj opozitës. Ai […]

Lexo më shumë

Nga Arqipeshkvi i Shkodrës, te Kryepeshkopi dhe Baba Mondi, krerët e komuniteteve fetare shqiptare që do të jenë në lamtumirën për Papa Françeskun

Nga Arqipeshkvi i Shkodrës, te Kryepeshkopi dhe Baba Mondi, krerët e komuniteteve fetare shqiptare që do të jenë në lamtumirën për Papa Françeskun

Publikuar më 23.04.2025
Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështor...

Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështore të lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe Shqipëria do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shpirtërore dhe historike. Në një akt domethënës uniteti dhe respekti ndërfetar, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare shqiptare do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të nderuar figurën […]

Lexo më shumë

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Publikuar më 21.04.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit...

Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi, sipas tij, për të shëruar Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë tha se duke “tharë kënetën”, mund të rilind diçka e re. Rama iu drejtua demokratëve: “U them se është një mënyrë për të shëruar atë palo parti, se as parti nuk është […]

Lexo më shumë

“Më kujtohet kur isha lakuriq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

“Më kujtohet kur isha lakuriq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

Publikuar më 21.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi...

Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. I pranishëm ishte edhe Pandeli Majko, i cili kujtoi kohët e vjetra me Edi Ramën. Por ndërsa po fliste Majko, Rama tha: “Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda