×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. Dy prej vrasjeve të zbardhura mësohet se kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

Kjo ka nxitur dhe vijimin e një operacioni arrestimesh i nisur prej mesditës së të mërkurës, 27 shtator 2023, d0he i shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhërarreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.

Viktimat e atentateve

Arrestimi i Artan Tafanit u mbajt sekret
Që prej identifikimit policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39 vjeçari eshtë mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrstim në Lushnje. Por, kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve por dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale. Këtë të mërkurë, 27 shtator 2023, i është komunikuar masë në Tiranë dhe në vijim pritet t’i komunikohen brenda vendit edhe 2 masa të tjera.

Firmosen 15 urdhërarreste, qytetet ku ndodhën arrestimet

Ndërkohë prej mesditës së sotme një operacion i gjerë policor ka nisur në disa qytete të vendit për ekzekutimin e 15 urdhërarresteve të firmosura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një vajzë në Lushnjë, 2 të tjerë janë arrestuar në Tepelenë dhe 2 në Pogradec.

Zbardhen 20 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasjeve

Report Tv mëson gjithsej nga dëshmia e Artan Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë janë rreth 20 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje që mendohet se janë zbardhur. Bëhet fjalë edhe për ngjarje të rënda kriminale si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie. Report Tv mëson se Tafani ka rrëfyer këto ngjarje kriminale, ndërsa në mesin e personave që ka përmendur si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit. Mes tyre mësohet se ka përmendur edhe emrin e Laert Haxhiut, i cili ndodhet i arrestuar në Greqi dhe kjo e fundit nuk ka pranuar ekstradimin

Zbardhet vrasja e Albi Bashaliut

Report Tv mëson se dëshmia e Artan Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur dhe vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021.Atëherë 35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.

Laert Haxhiu i cili drejton grupin ku ishte dhe Artan Tafani kërkohet nga autoritetet shqiptare jo për pak, por për 3 ngjarje kriminale tashmë të dokumentuara. E para është për kryerjen e një dënimi të dhënë në vitin 2017 për “vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu, prokuroria shqiptare e kërkon Laert Haxhiun edhe për vrasjen e 2017-ës të së ashtuquajturës “Masakra e Lushnjës” ku mbetën të vrarë gabimisht Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Në këtë ngjarje, Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili tentuan të eliminojnë nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por shënjestra mundi t’u shpëtoj plumbave të kallashnikovëve. Për këtë ngjarje, të dënuar më burgim të përjetshëm janë të dy, si Anterio Kaloshi ashtu edhe Orgest Bilbili.

dëshmia e Artan Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021.

35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.

Kur kishin kaluar gjashtë muaj Albi Bashaliu u ekzekutua pikërisht në vendin ku i vëllai kishte vrarë Xhahysën. Pak metra më tutje policia gjeti dhe makinën e djegur të autorëve.

Si ndodhi vrasja e 27 dhjetorit 2021
Atëherë Report Tv mësoi se Albi Bashaliu kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin dhe më pas është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluar disa herë me pistoletë duke humbur jetën. Dyshimet ishin se autorët ishin 2 të cilët pasi kanë vrarë 32-vjeçarin i kanë vënë flakën automjetit të tyre, që ndodhej i parkuar pranë lokalit. Më pas janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Autorët kanë qenë me maskë e kapele. 

Ndërkohë në nëntor të 2022 Leonard Bashaliu u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen e Ylber Xhahysës.

Vrasjet e zbardhura

Lulzim Qorri, 44 vjeç, u ekzekutua në Athinë në një atentat mafioz në 12 Dhjetor të vitit 2018. Policia greke njoftoi asokohe se viktima ishte duke pirë kafe në një lokal shumë afër sheshit qendror “Omonia”. Pak para orës 23:00 dy persona ndaluan me një motoçikletë përpara kafesë ku mblidheshin shqiptarët dhe në atë orë ishte plot pasi po ndiqnin një ndeshje futbolli. Njëri nga ekzekutorët zbriti, shkoi pranë Qorrit dhe e qëlloi atë nga një distancë e afërt. 44-vjeçari humbi jetën si pasojë e 3 plumbave në kokë. Qorri ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2016 si pjesë e një bande të trafikut të drogës në Ballkan, ku në pranga ranë disa biznesmenë ndërtim.

39-vjeçari shqiptar Dikens Halili u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Autori pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë. Viktima, Dikens Flamur Halili (Keli), nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte. Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

Trupi i Fridman Xhaferrajt u gjet në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë dhe dihte me duar të lidhura. Në bazë të informacioneve ai njihej si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike. Fridman Xhaferraj, nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë bashkë me vëllanë e tij kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e forcave Shqiponja në qytetin e Vlorës. Nga kjo ngjarje, vëllai i tij ka përfunduar në burg, ndërsa Fridmani ka jetuar me Pluk të Lushnjes gjatë kësaj kohe.

Biznesmeni Çajup Selimi u vra në derë të shtëpisë në Tepelenë në lagjen ‘15 shtatori’.  Si ndodhi vrasja e biznesmenit? Çajup Selimi, i cili ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Selimi rezultonte pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. 

Artur Bresha 47 vjeç u ekzekutua me armë mbrëmjen e 4 Dhjetorit 2019 në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku ai punonte si roje. Pas vranë 47-vjeçarin, autorët shkuan edhe pranë banesës së viktimës ku gjetën në rrugë vëllain e të ndjerit, një 43-vjeçar, dhe e qëlluan me armë në këmbë duke e lënë të plagosur.

Alban Semaku, i njohur edhe si “kinezi”, u gjet i vrarë me armë më 17 Tetor 2021 pranë Lumit Shkumbin në Peqin (Qarku Elbasan). Ai përdorte edhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes të Aldo Bares dhe kishte një të shkuar të pasur kriminale. 

Alban Semaku, u ekzekutua me 4 plumba nga pas, tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku u rrëmbye në qytetin e Lushnjes ku kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu dhe më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë. Emri i Semakut lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku rezulton i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge. Dyshimet paraprake të vrasjes së tij janë për larje hesapesh. Deri në vitin 2011 ai mbante emrin Elton Mermali, i njohur me pseudonimi ‘kinezi’. Ai ishte pjesë e bandës e Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare, është një ndër bandat më famëkeqe të 1997.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Publikuar më 06.12.2023
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një ko...

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase. Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra […]

Lexo më shumë

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

Publikuar më 06.12.2023
Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ...

Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë atë dhe ta zhvillojë online. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti […]

Lexo më shumë

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Publikuar më 06.12.2023
Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar n...

Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin […]

Lexo më shumë

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Publikuar më 06.12.2023
Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç fami...

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes. Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në […]

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Publikuar më 05.12.2023
Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur t...

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama. Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj […]

Lexo më shumë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Publikuar më 05.12.2023
Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile rat...

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile ratifikimit të Protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës që parashikon ndërtimin e dy strukturave (në portin e Shëngjinit dhe në zonën e Gjaderit) për menaxhimin e flukset migratore Marrëveshja Itali-Shqipëri Mbulimi financiar dhe rregullat e para zbatuese të protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e […]

Lexo më shumë

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

Publikuar më 04.12.2023
Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fsha...

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. “Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi […]

Lexo më shumë

Kur njeriu vendos maskë e ka më të lehtë të thojë të vërtetën!

Kur njeriu vendos maskë e ka më të lehtë të thojë të vërtetën!

Publikuar më 02.12.2023
Silvana Begaj Kjo qenie komplekse që vendos maskë edhe kur f...

Silvana Begaj Kjo qenie komplekse që vendos maskë edhe kur flet me veten. Për këtë duhet ti kemi zili kafshët. Të paktën ato vrasin për mbijetesë, por jo fëmijët e tyre. O Zot! Kujt i jep mundësinë të jetë prind? Atij që i vrau fëmijëve fëmijërinë dhe pafajsinë? Vetëm në prehrin e nënës je fëmijë […]

Lexo më shumë