×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tërmeti katastrofik në Marok, shkon në 632 numri i të vdekurve, 329 të plagosur. Shumë të bllokuar nën rrënoja

Shkon në 632 numri i personave të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e vendit. Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter bëri që njerëzit të dilnin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera. Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur dhe të paktën 329 njerëz u plagosën.

Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Videot e paverifikuara në X (dikur Twitter) tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe rrugë të shpërndara nga rrënojat. Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks të ardhurish.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat.

🚨🚨مغربي يوثق اثار الدمار الذي خلفه #زلزال_المغرب في #مراكش

ادعوا للمصابين بالشفاء العاجل 🤲🏻#زلزالِ #المغرب #Morocco pic.twitter.com/T5a4lHC28v

— عساف (@Sa91af) September 9, 2023

Bilanci i tërmetit përditësohet minutë pas minute, pasi të dhëna vijnë nga qytetet dhe veçanërisht nga vendpushimet malore pranë epiqendrës. Fshatrat janë shumë të varfër, shpesh nuk kanë lidhje interneti dhe shtëpitë janë të ndërtuara me murin karakteristik të bërë me kashtë, baltë dhe gurë.

Frikë e madhe sidomos në medinën e Marrakech, ku janë shembur pjesët më të brishta të mureve që rrethojnë qendrën historike. Disa shtëpi janë shembur, në sheshin Jamaa el Fna u shemb minarja e një xhamie të vogël pranë “Cafè de France” historike. Dëme u raportuan në kasbah të Marrakech dhe shembje shtëpish në zonën veri-lindore.

Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit të së premtes mbrëma në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok, treguan pamjet e transmetuara nga stacioni shtetëror televiziv Al-Aoula.

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre të banimit pasi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i vendit paralajmëroi për pasgoditje.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ighil në provincën Al Haouz të rajonit Marrakech-Tensift-El Haouz të Marokut.

Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë qeverinë marokene pas tërmetit të fortë që goditi vendin, njoftoi organizata të shtunën.

“Sekretari i Përgjithshëm ishte thellësisht i pikëlluar kur mësoi për tërmetin që goditi sot Marokun, i cili mori shumë jetë njerëzish”, tha në një deklaratë Stéphane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm shpreh solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin e Marokut në këto kohë të vështira. Ai u drejton ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në deklaratë.

Epiqendra e tërmetit ishte në malet e Atlasit të Lartë të vendosur rreth 72 kilometra (44.7 milje) në jugperëndim të Marrakech, një qytet me rreth 840,000 banorë dhe një destinacion popullor turistik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

Publikuar më 02.07.2025
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ...

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot pasdite në zonën e “Myslym Shyrit” dhe “Vasil Shantos”, ku një automjet luksoz tip Audi Q8 nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar ndjekje, përplasje dhe bllokim trafiku në rrugët e kryeqytetit. Burime zyrtare bënë me […]

Lexo më shumë

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Publikuar më 02.07.2025
Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i d...

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme. Si ata që e duan dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Publikuar më 02.07.2025
Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ...

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë. Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te […]

Lexo më shumë

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Publikuar më 02.07.2025
“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njer...

“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njerëzit me drejtësi. Si nëna e Erionit dua të di që djali im do të trajtohet me dinjitet.” Këto fjalë shkruan në një letër të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të arrestuar në shkurt nga SPAK pas akuzave për korrupsion. […]

Lexo më shumë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Publikuar më 02.07.2025
Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryemini...

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të Qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor. Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt […]

Lexo më shumë

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Publikuar më 02.07.2025
Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka ...

Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e pagave dhe përfitimeve të tjera të 140 deputetëve. Kjo shumë përfshin pagat bazë mujore, por edhe një sërë përfitimesh të tjera që i bashkëngjiten detyrës së tyre. Paga zyrtare mujore e një deputeti në Shqipëri, […]

Lexo më shumë

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej ditës së djeshme

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej ditës së djeshme

Publikuar më 02.07.2025
Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjen...

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i situatës arriti kur në fushën e grumbullimit të mbetjeve, të njohur si Landfilli i Inceneratorit të Elbasanit zjarri shpërtheu rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh […]

Lexo më shumë

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Publikuar më 01.07.2025
Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryemin...

Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se gjatë vizitës do të diskutojë edhe çështjen e kthimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe. “Pranoj ftesën e Kryeministrit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda