×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës”, Jashar Maja rrëfehet pas dhunës brutale: Nëse nuk jepet dënimi i merituar do bëj vetëgjyqësi. Nuk i kam borxh…

Një sulm me sende të forta ka sjellë plagosjen e dy personave me mbiemër Maja në Borizanë, Krujë. Pamjet nga ky sulm i kryer nga anëtarë të fisit Rraja, tregojnë disa persona të cilët me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuar dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.

Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma. Njëri prej tyre shihet dhe me armë në dorë.

Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave. Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.

Bëhet me dije se Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje.

Jashar Maja dhe kushëriri i tij Bilbil Maja janë dërguar në spital për shkak të dhunës, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.

Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të godasin dy vëllezërit  Bilbil Maja dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë.

“Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!”…Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë pa ndaluar edhe më fort ndaj dy vëllezërve të cilët ishin ankuar se punimet e gurores në Borizanë për të cilën ka leje shfrytëzimi Përparim Rraja po u dëmtonte banesat e tyre por dhe të zonës përreth.

Dhuna filmohet nga një person ndërsa nxitësi vijon duke përdorur dhe fjalor fyes me qëllim të nxisë edhe më fort dhunën. 

“Bjeri! Gjuaje k…  Më fort! Më fort! thotë ai dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy vëllezërve Maja, të cilët ngrihen nga tavolina dhe janë në mes të lukunisë së dhunuesve.

Grushta, shkelma e shkopinj gome!  

Burri i veshur me bluzë bojëqiell, i gjakosur në kokë përpiqet të largohet për tu mbrojtur. 

Bjeri! – thërret sërish nxitësi dhe dhunuesit godasin e godasin pa pushim. Burri përpiqet të gjejë daljen. Ndërkohë një burrë i veshur me të bardha në dorën e djathtë ka pistoletën ndërsa me të majtën e godet me grusht. 

Dhuna vijon dhe në verandë të lokalit, sa burri arrin të bjerë pa ndjenja. Por sërish dhuna nuk ka të ndalur. 

“Vrite! Vrite!” thërrasin dhe burrin e godasnin me grushta, shkelma e shkopinj gome kudo. 

Ngjarja u regjistrua mesditën e 6 korrikut 2023.

Dy personat që dhunohen janë Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është një gurore në Borizanë, të Krujës.

Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt

Pak orë pas ngjarjes, Jashar Maja dëshmoi se ndodhej me vëllanë dhe një kushëri të tij në takim me inxhinjerin e gurores, kur janë sulmuar me sende të forta.

Maja tha se kishte identifikuar të paktën tre persona nga familja Rraja, si autorë të sulmit, të cilët i njeh pasi kanë guroren. Jashar Maja tha se ata ka bërë protesta për guroret të cilat sipas tij dëmtojnë banesat e zonës, dhe për këtë kishin takim me inxhinjerin. Pas sulmit me sende të forta, ai theksoi se nuk kanë bërë denoncim në polici pasi kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në spital. Atje në orët e pasdites së enjte kanë mbërritur oficerët e policisë që u kanë marrë deklarime në lidhje me konfliktin e ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Thumanë. 

NJOFTIMI I POLICISË
Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.

Reagon i dhunuari

Jashar Maja, i cili u dhunua ditën e djeshme në mënyrë brutale nga pjesëtarë të fisit Rraja në Fushë Krujë pas sherrit për guroren ka treguar si ndodhi ngjarja e rëndë.

Ai u shpreh se ka qenë anë qenë duke pirë kafe bashkë me kushëririn e tij, Bilbil Maja, në momentin që u sulmuan. Ai kërkon drejtësi nga shtetit, ndërsa thotë se nëse autorët nuk marrin dënimin e merituar, do të bëjë vetëgjyqësi.

“Ishim duke pirë kafe me kushëririn kur na sulmuan.  Po bisedonim që plasjet e minave të jenë më të buta. Dy minuta pas kësaj bisede erdhi fisi Rraja e na sulmoi, me shkopinj bejsbolli. Na dhunuan e ofenduan në mënyrën më çnjerëzore.

Unë kërkoj drejtësi nga shteti për këtë ngjarje që ndodhi. Nëse shteti nuk bën drejtësi, do të bëj vetëgjyqësi. Nëse nuk jepet  dënimi i merituar do të bëj vetëgjyqësi. O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës, nuk i kam borxh. Unë kam dëmtime në shumë pjesë të trupit. Djali i xhaxhait tim ka më shumë dëmtime se unë”, ka deklaruar ai.

Reagon ministri i Brendshëm

Ministri Bledi Çuçi ka reaguar për ngjarjen në Krujë, ku dy persona u dhunuan nga fisi Rraja. Ministri Çuçi thekson se pamjet e dhunës në Krujë janë të papranueshme dhe se askush nuk është mbi ligjin, duke shtuar se autorët nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësive.

Ndër të tjera shprehet se Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në banesat e të dyshuarve, 4 persona janë arrestuar dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.

“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Publikuar më 20.06.2025
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raport...

Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsonit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Përgjatë seancës që u iniciua nga avokati i Metës, që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë […]

Lexo më shumë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Publikuar më 20.06.2025
Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankime...

Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankimeve dhe Sanksioneve  disa ditë pas rinisjes së procesit të numërimit të votave në Qarkun Tiranë, ka kërkuar që të llogariten të vlefshme edhe fletët ku shenja dalluese është jashtë kuadratit. PS ka shprehur shqetësimin pas shpalljes së pavlefshme nga ana e KAS e fletëve të votimit ku shenja […]

Lexo më shumë

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Publikuar më 19.06.2025
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u...

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u mbështetur në një argument thelbësor, se programi bërthamor iranian ka arritur në një “pikë pa kthim”. Kjo deklaratë u mbështet në të dhëna të klasifikuara, të cilat u prezantuan edhe aleatëve perëndimorë. Informacioni në fjalë duket se ka alarmuar jo vetëm qeverinë izraelite, por […]

Lexo më shumë

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Publikuar më 19.06.2025
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i...

Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet. Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” […]

Lexo më shumë

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Publikuar më 19.06.2025
Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në L...

Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite në tokën iraniane. Teherani nisi një breshëri raketash (rreth 200 sipas Izraelit) në valë të njëpasnjëshme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit aktivizuan sistemet e tyre të mbrojtjes dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave në Tiranë, në 10 për qind të kutive, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11. Zbulohen partitë që u janë tjetërsuar votat

Rinumërimi i votave në Tiranë, në 10 për qind të kutive, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11. Zbulohen partitë që u janë tjetërsuar votat

Publikuar më 19.06.2025
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Le...

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, bëri sot një prononcim për mediat nga pallati i sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave.Braho tha se deri më tani janë numëruar më pak se 10% të kutive dhe se nga këto kuti PS dhe PD kanë humbur […]

Lexo më shumë

Trump: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Nuk duhet të kenë armë bërthamore. Teherani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Trump: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Nuk duhet të kenë armë bërthamore. Teherani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Publikuar më 18.06.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për ...

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për momentin nëse SHBA-të do ta sulmojë Iranin, duke vënë në dukje se Teherani po përballej me “shumë probleme” dhe kishte kishte patur komunikim. “Ata donin të negocionin – duhej të kishin negociuar. Por u thashë se është tepër vonë”, tha ai. Trump theksoi […]

Lexo më shumë

Gjenerali amerikan David Petraeus: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë raketa, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Gjenerali amerikan David Petraeus: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë raketa, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Publikuar më 18.06.2025
David Petraeus ishte kreu i Centcom, Komandës Qendrore të Sh...

David Petraeus ishte kreu i Centcom, Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, midis viteve 2008 dhe 2010, kur Shtetet e Bashkuara hartuan planin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, në një intervistë për Corriere della Sera thotë se “Dihet që ne e testuam atë plan brenda territorit kontinental të Shteteve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda