×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dosja, përfitoi shuma të mëdha eurosh përmes mashtrimit, ish-punonjësja e BSH-së ndërtoi shtëpi në Tepelenë me një pjesë të parave

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me arrestimin e Milena Derajt, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.

BalkanWeb ka siguruar dosjen, ku tregohet se si përmes mashtrimit, e reja I kishte marrë disa personave shuma të mëdha eurosh. Rasti i parë bën fjalë për një shumë që Deraj ka marrë, konkretisht 340 mijë euro, ku një pjesë të tyre, ajo e ka përdorur për të investuar për një shtëpi në Salari në Tepelenës.

Deraj pretendon se është marrë peng nga anëtarë të familjes Ferracaku dhe është dërguar në Shkodër.

Sipas saj, e reja është detyruar që të bëjë një video ku deklaronte se kishte marrë një shumë prej 520 mijë eurosh nga familja në fjalë, ndërsa në këtë mënyrë pretendohej se do i bëhej shantazh sistemit të drejtësisë. Po ashtu nga hetimet e deritanishme, prokuroria po heton përfshirjen dhe të një ish-deputeti të Kuvendit, që thuhet se është takuar me Derajn dhe familjen Ferracaku.

“Duke u ndjerë e kërcënuar për jetën e saj dhe të fëmijët së saj dhe familjes, Milena i është drejtuar policisë dhe të bëjë kallëzim. Kjo është dosje hetimore që thuhet se përfshin personazhe të botës së krimit dhe të drejtësisë. Prokuroria flet dhe për përfshirjen e një ish-deputeti të Shqipërisë që ka pasur kontakte me familjen Ferracaku dhe me Milena Derajn. Gjasat janë që dosja të përcillet nga Prokuroria e Tiranës drejt asaj të Posaçme (SPAK). Gjatë kohës kur u mor peng dhe u dërgua në Shkodër, u detyrua që të bënte një video me përmbajtjen “E quajtura Milena Deraj kam marrë shumën prej 520 mijë eurosh nga Hamza Ferracaku”. Ishte në prani të mikeshës së saj. Kjo mënyrë ishte bërë që të shantazhohej sistemi i drejtësisë që djali i Ferracakut të shpëtonte nga dënimi me burg përjetë.

Ndërkohë, shtetases Elira Shyti pretendohet se Deraj i ka marrë 250 mijë euro, me prentendimin se do t’i investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa. Por mësohet se ish-punonjësja e BSH-së i ka kthyer vetëm 5 mijë euro Shytit.

“Nga veprimet hetimore na rezulton se kjo shtetase ka mashtruar më shume se një herë shtetas të ndryshëm, në shuma të mëdha parash. Ditën e sotme, është paraqitur shtetasja Milena Deraj pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës ku ka kallëzuar se është kërcënuar nga shtetasit Abedin dhe Shyqyri Ferracaku, të cilëve i kishte marrë një shumë prej 340 mijë euro për t’i ndihmuar në një çështje gjyqësore në prokurorinë e Shkodrës, por pasi ka marrë këtë shumë parash, ka investuar një pjesë të tyre në një shtëpi në fshatin Salari në Tepelenë, duke mos jua kthyer më këto para. Po ashtu një tjetër shtetase, Elira Shyti, person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por dhe e pranishme gjatë zhvillimit të ngjarjeve, e cila ka kallëzuar se Deraj e ka mashtruar atë në shumë prej 250 mijë euro, me prentendimin se do t’i investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa. Por në fakt në total Milena i ka dhënë një shumë prej 5 mijë eurosh, e më pas pjesën tjetër të parave nuk ja ka kthyer më, por as duke përmbushur qëllimin për të cilin kishte marrë paratë.”, thuhet në dosjen hetimore.

Kujtojmë se gjykata e Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg’ për Derajn, e cila deklaroi në sallën e gjyqit se ishte marrë peng dhe kërcënuar nga 4 banda.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Publikuar më 05.07.2025
Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë p...

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar bashkëshorten, Liri Berisha për ditëlindjen e saj, si edhe përvjetorin e tyre të martesës. Ish-kryeministri ka zgjedhur një imazh kur të dy ishin të rinj për t’i uruar festat Liri Berishës. “Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare”, shkruan Berisha në […]

Lexo më shumë

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Publikuar më 05.07.2025
Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dh...

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten. Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më […]

Lexo më shumë

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Publikuar më 04.07.2025
Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë ...

Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë, vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më […]

Lexo më shumë

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Publikuar më 04.07.2025
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtun...

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të […]

Lexo më shumë

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Publikuar më 04.07.2025
Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi pë...

Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi për emigrantët në Shqipëri po rezulton jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe deri më tani joefektiv. Megjithatë, politikisht, ai përfaqëson një sukses për kryeministren italiane, thekson gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung. Siç u zbulua nga një hetim nga platforma hetimore holandeze Folloë the Money, qendra e Gjadrit në Lezhë kushtoi 74.2 […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda