×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Serjan Repaj: Apolonia i hap dyert çdo talenti të ri

Serjan Repaj është lojtar profesionist i vërtetë i Skuadrës së I-rë të Apolonisë, me cilësi të shkëlqyera në organizim: i shpejtë, i mirë në lojën në ajër dhe i fortë në lojën një kundër një. Lojtar dhe djalë shembullor si në ndeshje e sidomos në stërvitje, civil dhe mjaft i paqëm, Serjani na dha një intervistë duke na përcjellë energjitë e tij pozitive.

Serjan Repaj

Serjan, ju jeni nga Shkodra, qytet me traditë dhe futboll të zhvilluar dhe një popull interesant e futbolldashës. Si u bëre lojtar profesionist futbolli? Nga nisi rrugëtimi juaj?

Karriera ime si futbollist nisi në moshën 9-vjeçare në ekipin e fshatit tim ku u rrita deri në moshën 12-vjeçare. Pastaj fillova me ekipet zinxhir të Vllaznisë aty ku pothuajse në çdo grupmoshë kena dalë kampion. Dy vitet e fundit të ekipive zinxhir kena fitu dy herë Kupën e Shqipërisë dhe një here kampionatin. Luajta në UEFA YOUTH LEAGUE, eksperienca më e bukur për një futbollist të ri. Në moshën 19-vjeçare debutova në ekipin e parë të Vllaznisë moment që nuk do ta harroj kurrë. Ishte andrra ime, por asht edhe andrra e çdo shkodrani.

Cila ishte pjesa më e vështirë e rrugëtimit tuaj për t’u bërë një futbollist profesionist?

Pjesa më e vështirë ishte momenti ku dola nga moshat në ekipin e parë dhe aty fillon dhe bahet ma e vështirë cdo gja.

Kush ka pasur ndikimin më të madh në karrierën tuaj?

Baba jem asht personi i vetëm që kishte besim dhe gjithmonë më jepte kurajo për të vazhduar përpara.

Cilat mendoni se janë  cilësitë më të rëndësishme për një futbollist të suksesshëm?

Mendoj se për nji futbollist profesionist cilësitë kryesore janë shpejtësia, teknika dhe të ketë vendosje të mirë taktike.

Kur keni ardhur te Klubi Apolonia dhe a ka qenë rrugëtim i mirë karriere pranë tij?

Te Apolonia erdha në vitin 2020, atëherë kur ekipi ishte në Superiore. Mendoj se kam ba një  lëvizje të mirë për të ardhmen time.

Çfarë mendoni se e dallon ekipin e Apolonisë nga ekipet e tjera?

Apolonia asht ekip që i hap dyert çdo talenti të ri dhe i jep mundësinë për t’u rrit në karrierë dhe për të ba hapa të mëdhenj, ndryshe nga ekipet tjera shiptare.

Çfarë vlerësoni më shumë këtu, trajnimin, atmosferën, kulturën e Klubit, trajtimin, skuadrën?

Trajnimi që i bahet lojtarëve me seriozitet nga drejtuesit dhe stafi i klubit.

Për cilën arritje në karrierën tuaj të futbollit jeni më krenar?

Krenar që kam vesh dy fanela me histori dhe kulturë në kampionatin shqiptare, atë të Vllaznisë dhe të Apolonisë.

Cila ishte gjëja më e vështirë që keni mësuar për të luajtur futboll?

Asgjë në futboll nuk është e lehtë, gjithçka duhet vlerësuar dhe përmirësuar çdo ditë.

Cila ishte këshilla më e mirë që dikush ju ka dhënë për të luajtur futboll?

Këshilla që kam marrë nga trajneri Kamarata, Nëse doni që të ecni para, duhet të kaloni limitet tuaja personale.

Cilat kanë qenë momentet më të këqija në karrierën e futbollit? Po më të mirat?

Momentet më të mira i kalova këtu në Fier vitin që Apolonia ishte në Superiore. Momenti më i keq që kam mësuar prej tij asht kartoni i kuq në ndeshjen e fundit të Superligës.

Si qëndroni në formë në periudhën jashtë sezonit?

Ne jemi profesionista dhe nuk rrimë asnjëherë pushim. Marrim programin që na jep trajneri dhe e zbatojmë me seriozitet.

Çfarë pengesash ju është dashur të kapërceni për të arritur këtu ku jeni sot në karrierën tuaj?

Pengesa më e madhe është jeta jashtë sportit e cila të tërheq, por duhet sakrificë e madhe ta lësh pas.

Si e trajtoni zhgënjimin pas një humbjeje?

Të them të drejtën i përjetoj pak keq humbjet nuk më dilet fare nga shtëpia derisa ta marr veten.

Si qëndroni të motivuar edhe kur rezultatet nuk ju ecin?

Eci gjithmonë me “pas vështirësisë vjen lehtësimi”.

Si arrini të qëndroni të përqendruar gjatë ndeshjeve të gjata ose kur loja nuk po shkon sipas mënyrës që ekipi juaj do?

Në raste të tilla mundohem gjithmonë që të jem i qetë dhe t’ju flas vetëm fjalë të mira shokëve sepse në futboll ka ndeshje të tilla që nuk të ecën.

A ndiqni ndonjë sport tjetër përveç futbollit? Nëse po, cilat?

Përveç futbollit nuk ndjek ndonjë sport tjetër të them drejtën.

Dimë se shumë futbollistë kanë bestytni për fitoren.  Ju keni ndonjë ritual apo bestytni para lojës?

Jo unë personalisht nuk merrem me këto gjëra, mbështetem vetëm te Zoti i madh dhe në asgjë tjetër.

Kush është futbollisti juaj i preferuar dhe pse?

Futbollisti im i preferuar është Sergio Ramos më pëlqen grinta që ka dhe roli i liderit që merr gjithmonë në fushën e lojës.

Cili është ushqimimi juaj  i preferuar para ndeshjes?

Nuk kam ndonjë preference, eci gjithmonë me dietën që jep doktori i ekipit

A keni ndonjë këshillë për prindërit, fëmijët e të cilëve luajnë futboll në Akademinë e Futbollit F.K. Apolonia?

Dua t’u them dicka të rëndësishme. Shpresoj që të vlejë kjo si këshillë. Mos i lini fëmijët që të ndikohen nga shoqëria jashtë futbollit dhe mbështetini dhe jepini zemër që të ndjekin ëndrrën e tyre.

Ku e shikon veten pas pas ca vitesh Serjan Repaj?

Dëshira ime është që të kap një kampionat jashtë Shqipërisë dhe besoj se me ndihmën e Zotit, në një të ardhme shumë të shpejtë do t’ia arrij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Publikuar më 16.01.2025
Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nder...

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport […]

Lexo më shumë

Zyrtare, goditje e madhe për Serbinë, pa tifozë ndaj Shqipërisë në Tiranë, ende nuk dihet për ndeshjen e kthimit në Beograd

Zyrtare, goditje e madhe për Serbinë, pa tifozë ndaj Shqipërisë në Tiranë, ende nuk dihet për ndeshjen e kthimit në Beograd

Publikuar më 13.12.2024
Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në o...

Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në orët e vona të kësaj të premteje, UEFA zyrtarizoi edhe kalendarin. Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare. Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi […]

Lexo më shumë

Goglat e kualifikueseve të Botërorit vendosën në të njëjtin grup Shqipërinë dhe Serbinë, ekipi i Silvinjos do të përballet me serbët, pas plot 10 vitesh

Goglat e kualifikueseve të Botërorit vendosën në të njëjtin grup Shqipërinë dhe Serbinë, ekipi i Silvinjos do të përballet me serbët, pas plot 10 vitesh

Publikuar më 13.12.2024
Në Zyrih u hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 20...

Në Zyrih u hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, aty ku Shqipëria  mësoi kundërshtarët. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojnë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Kombëtarja jonë “peshkoi” një përfaqësuese gjigande si ajo e “3 luanëve”, ku synimi mbetet marrja e një rezultati pozitiv. Ndaj anglezëve kemi regjistruar statistika negative, pasi i […]

Lexo më shumë

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Publikuar më 22.11.2024
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i ...

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i Devid Bekam për të marrë drejtimin e Inter Majemit. Emri i teknikut të kuqezinjve kishte qarkulluar në mediat spanjolle si një opsion për të drejtuar klubin amerikan pas largimit të Tata Martinos. Por duket se Bekam nuk ka ndër mend që të zgjedhë një person jashtë […]

Lexo më shumë

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

Publikuar më 11.11.2024
Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë ng...

Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë nga trajneri i saj në një garë në Tiranë. Trajneri është edhe babai i saj. Ai ka thënë se shuplaka ishte e lehtë dhe me qellim që ta qetësonte vajzën që po reagonte me emocione pas humbjes nga garuesja serbe. Nga federata nuk kanë folur për […]

Lexo më shumë

Piloti i Formula 1 doli hapur si h*moseksual, nipi i Michael Schumaher sulmon të ëmën pas akuzave: Ka probleme mendore, më kërcënoi

Piloti i Formula 1 doli hapur si h*moseksual, nipi i Michael Schumaher sulmon të ëmën pas akuzave: Ka probleme mendore, më kërcënoi

Publikuar më 07.10.2024
Davis, djali i ish-pilotit të Formula 1, Ralf Schumacher, ka...

Davis, djali i ish-pilotit të Formula 1, Ralf Schumacher, ka dalë në mbrojtje të babait të tij pasi ky i fundit zbuloi se ishte homoseksual. Ralf Schumacher me të birin, David dhe ish-gruan Cora David ka reaguar pasi e ëma, Cora deklaroi se nuk ishte në dijeni të preferencave seksuale të ish-burrit të saj. “Normalisht […]

Lexo më shumë

Goditje e fortë për Kombëtaren e Shqipërisë, Sylvinho humbet kapitenin Gjimshiti, pasi u dëmtua në ije

Goditje e fortë për Kombëtaren e Shqipërisë, Sylvinho humbet kapitenin Gjimshiti, pasi u dëmtua në ije

Publikuar më 07.10.2024
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni B...

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk-Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk […]

Lexo më shumë

Superkontratë për Lamine Yamal deri në 2030, rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Superkontratë për Lamine Yamal deri në 2030, rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Publikuar më 16.09.2024
Përparimi i Lamine Yamal që kur debutoi me Ba...

Përparimi i Lamine Yamal që kur debutoi me Barcelonën ka qenë spektakolar. Lojtari i ri i Barçës po kalon faza me shpejtësi marramendëse, si në klubin e tij aktual ashtu edhe me Kombëtaren, me të cilën fitoi kampionatin evropian. Ndeshja e kësaj të diele në Girona ishte një tjetër provë se çfarë është në gjendje të bëjë. Shifrat e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda