×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dokumentet/ Zv.sekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë punoi edhe si avokate private në Strasburg kundër Shqipërisë

Një skandal i ri ka përfshirë sferat më të larta të qeverisjes. Zv.sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave Elira Kokona, ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyra të larta të administratës publike.

Kështu me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj paralelisht ajo ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut.

Sipas dokumenteve zyrtare që News24 disponon, Elira Kokona rezultonte se e ushtronte lirshëm aktivitetin e avokatit, madje pa bërë asnjë dorëheqje formale. Në një shkresë të Gjykatës së Strasburgut në Janar të vitit 2014 ku informohej Avokatura e Shtetit shqiptar mbi numrin e çështjeve në proces deri në 20 dhjetor 2013, Elira Kokona figuron e përfshirë si avokate në 12 çështje private, duke përfaqësuar klientët e saj edhe pse ajo ishte emëruar në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës që prej tre muajsh.

Sipas ligjeve në fuqi detyra e Sekretarit të Përgjithshëm është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, por në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një konflikt të pastër interesi të dyanshëm. Pasi si avokate Elira Kokona në shpërdorim të pastër detyre, duhet të mbronte në Strasburg interesat e klientëve të saj që ishin në gjyq me qeverinë, ndërkohë që ajo ishte pjesë e rëndësishme e saj.

Sipas vendimit të 24 qershorit 2014, rreth 9 muaj pasi Elira Kokona ishte emëruar si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë Kulturës rezulton se ka qenë avokate e zonjës Selvi Beçaj kundër Shqipërisë. Në prezantimin e palëve gjykata e Strasburgut përmend zëvendësimin e përfaqësues se qeverisë e cila deri në shtator të 2013 kishtë qenë Ledina Mandia, avokate e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës, me Alma Hiçkën avokaten e shtetit të vendosur nga Edi Rama.

Ndërsa Elira Kokona ka vazhduar paralelisht punën si avokate dhe në vendimin e gjykatës së Strasburgut nuk rezulton e zëvendësuar apo e larguar.

Në një dokument të shqyrtuar nga gjykatat e Strasburgut të PRIMA SH.P.K. dhe Artan KOZMAI kundër Shqipërisë, i cili ka datën 6 janar 2015, Elira Kokona edhe pse ishte në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës rezulton se është avokate e palës ankimuese.

Por pas emërimit në administratën e lartë shtetërore Elira Kokona ka përfaqësuar si avokate klientët edhe në çështje edhe në Shqipëri. Në vendimin nr. 52 të 2 dhjetorit 2013, Elira Kokona ka qenë përfaqësuese e zotit Bujar Dede, në asnjë rresht të vendimit nuk përmendet largimi i përfaqësimit nga Elira Kokona, që nëse do të kishte ndodhur pas emërimit të saj në detyrë do të ishte shkruar dhe nënvizuar në vendim.

Pavarësisht këtij shpërdorimi të pastër të detyrës, Elira Kokona ka vazhduar karrierën në shkallët e qeverisjes, ku nga Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, në vitin 2017 është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në vitin 2022 ka kaluar si zëvendëse e Engjëll Agaçit, si Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja mohon akuzat e SPAK: S’kam përdorur SKY ECC

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja mohon akuzat e SPAK: S’kam përdorur SKY ECC

Publikuar më 15.11.2024
Ka përfunduar marrja në pyetje nga SPAK e ish-deputetit soci...

Ka përfunduar marrja në pyetje nga SPAK e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij, Ahmet Masha. Ata u pyetën për akuzat që rëndojnë në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc dhe lidhjet e mundshme me grupet kriminale në Durrës. Jurgis Çyrbja deklaroi përpara prokurorit Adnan Xholi se nuk ka pasur kurrë aplikacionin […]

Lexo më shumë

Ilir Meta rrëfen jetën në burg: Merrem me lexime, shënime dhe bëj sport. Në Fier nuk u transferova se dua të jem pranë fëmijëve

Ilir Meta rrëfen jetën në burg: Merrem me lexime, shënime dhe bëj sport. Në Fier nuk u transferova se dua të jem pranë fëmijëve

Publikuar më 15.11.2024
Ilir Meta ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në paraburgimin e...

Ilir Meta ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në paraburgimin e “313”-ës në Tiranë, teksa ka shpjeguar edhe pse nuk ka pranuar të transferohet në burgun e Fierit. Kreu i Partisë së Lirisë ka treguar se si e kalon kohën e lirë në qeli, në një intervistë për gazetaren Erla Mhilli. A mund të […]

Lexo më shumë

Deputeti Lefter Gështenja përfundon në spital, Saimir Korreshi tregon çfarë ndodhi në Kuvend: Nuk po ndjehej mirë me frymëmarrjen

Deputeti Lefter Gështenja përfundon në spital, Saimir Korreshi tregon çfarë ndodhi në Kuvend: Nuk po ndjehej mirë me frymëmarrjen

Publikuar më 14.11.2024
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka dalë me ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka dalë me urgjencë nga Parlamenti. Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti demokrat është marrë nga ambulanca pasi ka shfaqur probleme me hernien. Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e deputetit, ndërkohë në pamjet e mëposhtme ai shihet teksa shoqërohet punonjësid e Gardës për tek autoambulanca e […]

Lexo më shumë

Rinovohen drejtorët e policive në 12 qarqe, ikin të gjithë të vjetrit, vetëm 1 mbijeton! Elton Alushi zëvendëson Tonin Vocajn në Tiranë

Rinovohen drejtorët e policive në 12 qarqe, ikin të gjithë të vjetrit, vetëm 1 mbijeton! Elton Alushi zëvendëson Tonin Vocajn në Tiranë

Publikuar më 14.11.2024
Pas disa javësh konkurrimi, 12 drejtoritë e qarqeve të Polic...

Pas disa javësh konkurrimi, 12 drejtoritë e qarqeve të Policisë së Shtetit kanë këtë të enjte drejtuesit e rinj. Emrat e tyre u prezantuan Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm, në një ceremoni të organizuar në ministri. Po kush janë emrat që ikin dhe kush janë të rinjtë Pas gati 2 vitesh në drejtimin e Policisë së […]

Lexo më shumë

Plumb në kokë, vritet ish-drejtori i SHISH dhe biznesmeni 52-vjeçar nga Dibra, çfarë filmuan kamerat në zonën e Fakultetit Filologjik

Plumb në kokë, vritet ish-drejtori i SHISH dhe biznesmeni 52-vjeçar nga Dibra, çfarë filmuan kamerat në zonën e Fakultetit Filologjik

Publikuar më 14.11.2024
Policia e Tiranës ka bërë reagimin e parë pas atentatit që u...

Policia e Tiranës ka bërë reagimin e parë pas atentatit që u regjistrua në rrugën “Faik Konica”, pranë Fakultetit Histori-Filologji, në kryeqytet. Nga të shtënat rreth orës 23:00 mbeti i plagosur 52-vjeçari Eduart Reçi, biznesmen me origjinë nga Dibra. Zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e frekuentuar dhe e monitoruar nga kamerat e sigurisë […]

Lexo më shumë

Elon Musk “ndërhyn” në marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Këta gjykatës duhet të largohen. Reagon ashpër opozita italiane

Elon Musk “ndërhyn” në marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Këta gjykatës duhet të largohen. Reagon ashpër opozita italiane

Publikuar më 12.11.2024
Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm...

Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm që sillen nga Italia për në Shqipëri. “Këta gjykatës duhet të largohen”, ka komentuar miliarderi amerikan në një postim në X që raportonte lajmin për vendimin e Gjykatës së Romës që urdhëroi kthimin e 7 emigrantëve të tjerë nga qendrat e pritjes në Gjadër të Lezhës. Moderatori i një programi […]

Lexo më shumë

PD kërkon dëshmitë e Ramës dhe Vilma Nushit në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Ilir Beqaj vjen me pranga dhe dëshmon: Jam i papunë

PD kërkon dëshmitë e Ramës dhe Vilma Nushit në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Ilir Beqaj vjen me pranga dhe dëshmon: Jam i papunë

Publikuar më 12.11.2024
Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit He...

Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, ku do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, por nënkryetari socialist, Plarent Ndrenca […]

Lexo më shumë

La garanci 20 milionë lekë për lirinë, mjeku onkolog Edmond Gashi fton pacientët që të caktojnë vizitat: Jam gati t’ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon

La garanci 20 milionë lekë për lirinë, mjeku onkolog Edmond Gashi fton pacientët që të caktojnë vizitat: Jam gati t’ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon

Publikuar më 11.11.2024
Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mj...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për mjekun onkolog Edmond Gashi, duke vendosur për të liri me garanci pasurore, ndërkohë që deri më sot ishte në “Arrest në shtëpi”. Gashi ka pranuar të lërë 20 milionë lekë garanci. Skandali në spitalin Onkologjik në QSUT u zbulua verën e këtij viti, kur […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda