×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Ma vodhi roja e parkimit në Shëngjin”/ Flet turisti nga Kosova, pronar i makinës që u përdor në sulmin ndaj “Top Chanel” (FOTO+VIDEO)

Vetura me të cilën dyshohet se u sulmua “Top Channel” dje, dyshohet se është e Ramadan Makollit, të cilit po e njëjta veturë iu vodh më 10 korrik të 2020-ës në Shëngjin.

Media në Kosovë, Arbresh.info ka arritur të kontaktojë me Makollin, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel” ka qenë më parë vetura e tij, por që i është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku ai po qëndronte.

“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”. tha Makolli.

Kosovarit Ramadan Makollit, nga Prishtina iu është vjedhur vetura me datën 10 korrik 2020 në bregdetin Tale, në qyetetin e Lezhës. Makolli posedonte veturën ‘Range Rover’ me targa 01-343-IS. Ai kishte shkuar për pushime në këtë bregdet për të pushuar, por i ndodhi një fatkeqësi, duke ia vjedhur veturën.

Siç ka pretenduar Makolli, për arbresh.info, ka treguar se si e ka prerën në besë pronari i këtij hoteli.

“Ma kanë vjedh veturën ‘Range Rover’ me datën 10 korrik, në bregdetin Talë afër Lezhës, më konkretisht në Shëngjin. Mua me mirëbesim më ofruan ‘kinse’ komoditet, duke më ofruar kamera sigurisë në hotel, me rojtar e me parking 24 orë, por mua ma vodhën veturën”, ka thënë ai për arbresh.info.

Ndër, të tjera ai ka shtuar se ka qëndruar gati 1 javë pas këtij incidenti, por që e kanë neglizhuar policia në Shqipëri.

“Unë prej datës 6 kam qëndruar në Hotel “Lulaj Sokol” në Lezhë, me numër kontaktues 00355 67 57 94 884. Unë prapë kam qëndruar edhe qëndruar gati 1 javë pas këtij incidenti, e më kanë neglizhuar policia në Shqipëri, e ata më than të përgatis një procesverbal. Sepse unë në mungesë të dokumenteve  e kisha të vështirë të dëshmuar atje, e më zor që ma kanë lëshuar Prokuroria e Lezhës një vërtetim”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky është hoteli që ka qëndruar ai.

Ky është personi që sipas tij ia ka vjedhur veturën.

Në fund Ramadan Makolli, iu bënë apel qytetarëve që nëse e shohin këtë veturë të e lajmërojnë.

Video nga vjedhja

Vetura është gjetur e djegur dje në autostradën e Kavajës, teksa më herët u raportua se ajo ka qenë me targa të huaja, të cilat, ishin vjedhur një muaj më parë.

“Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjetë e djegur pas sulmit që ka ndodhë mbrëmë. Ato targa nuk e di kur ia kanë qitë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës”, tha Makolli për “Arbresh.info”.

“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.

Sulmi i rëndë ndaj Top Channel ndodhi pak pas mesnate. Rreth orës 01:00 autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga makina në drejtim të godinës. Viktimë e sulmit mbeti roja e sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Ndërkohë, sot, Policia Shqiptare ka dal me deklaratë, ku ka bërë të ditur se vetura me të cilën është kryer sulmi ndaj televizionit Top Chanel në Shqipëri, dyshohet se është e kosovarit, e cila ka rezultuar e vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale  të Lezhës.

Po ashtu, sipas policisë edhe targat e kësaj veture ishin të vjedhura.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale  të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë  kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Publikuar më 25.04.2024
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisio...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisionit “Report” në televizionin italian “RAI3” në lidhje me një investigim që është bërë për Shqipërinë, konkretisht për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në vendin tonë, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Në përgjigje të Sigfrido Ranucci, Rama thote se “eshtë për të ardhur keq që nuk keni […]

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

Lufta në Ukrainë, SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

Publikuar më 25.04.2024
Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të g...

Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë të ofruara fshehurazi nga SHBA kundër forcave pushtuese ruse, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë. Armët ishin pjesë e një pakete ndihme prej 300 milion dollarësh, e miratuar nga Presidenti i SHBA Joe Biden në mars dhe ato mbërritën në Kiev këtë muaj. Ato tashmë janë […]

Lexo më shumë

Vërshojnë ankesat në tatime nga profesionet e lira për rishikimin e këstit dhe njohjen e shpenzimeve

Vërshojnë ankesat në tatime nga profesionet e lira për rishikimin e këstit dhe njohjen e shpenzimeve

Publikuar më 25.04.2024
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te pr...

Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. “Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam kërkuar rishikimin e këstit të parapagimit, me qëllim përfshirjen e […]

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Publikuar më 25.04.2024
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e...

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, për anulimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan të zhvillimit (AADF) për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Butrintit. Sipas kërkesës, marrëveshja është e papajtueshme me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit “Për mbrojtjen […]

Lexo më shumë

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Publikuar më 23.04.2024
Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumen...

Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumentarin investigativ për marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe theksoi se Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve është personi kyç që qëndron pas marrëveshjes, ka reaguar në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet e kryeministrit të Shqipërisë. Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t […]

Lexo më shumë

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Publikuar më 23.04.2024
Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri kë...

Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të larta në artikuj që lidhen me industrinë. Në tremujorin e parë të vitit, industria e turizmit është në kulmin e përgatitjeve për sezonin e verës. Zakonisht në këtë periudhë kryhen blerjet për furnizimet e strukturave hoteliere, të cilat […]

Lexo më shumë

Në pritje të miratimit mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Në pritje të miratimit mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Publikuar më 23.04.2024
Sot u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fl...

Sot u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fluturimet për në Raunda kaloi në Parlament. Për t’u kthyer në ligj, ai do duhet të marrë edhe pëlqimin Mbretëror, që pritet të jepet në ditët në vazhdim. Së fundmi projektligji është bërë publik. Në projektligj bëhet me dije se ky legjislacion, do […]

Lexo më shumë

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Publikuar më 23.04.2024
Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimi...

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin e akademikëve të rinj që do të jenë pjesë e këtij institucioni, mes të cilëve spikat emri i Ermira Muratit, e njohur gjerësisht si Mira Murati, e cila është një prej personave më të rëndësishëm në kompaninë OpenAI. Murati për një periudhë të shkurtër kohe mbajti […]

Lexo më shumë