×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Përdhunoi 17-vjeçaren, u dënua me 3 vjet shërbim prove”/ BIRN: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri poshtëron viktimat

Në 16 mars të këtij viti policia në Durrës arrestoi Neralt B, një 23-vjeçar i dënuar me vendim të formës së prerë në qershor 2022 për përdhunim. Policia njoftoi se i riu do duhej të vuante rreth 2 vjet e 7 muaj burg për një ngjarje të ndodhur në gusht 2020, kur ai përmes kërcënimit dhe shantazhit përdhunoi një vajzë 17-vjeç. I riu në fakt ishte arrestuar nga policia në 4 gusht 2020. Ai qëndroi në qeli në paraburgim deri në korrik 2021, kur u lirua me kusht për shkak të “zemërgjerësisë” të Gjykatës së Shkallës së Parë në  Durrës.

Vendimi i gjykatës tregon se në korrik 2021 Neralt B. 23 vjeç, u gjet fajtor për përdhunim. Por pavarësisht se vendosi që 23-vjeçari përmes shantazhit dhe kërcënimit kishte përdhunuar një të mitur, një trup gjykues i përbërë nga ish-gjyqtarja Eda Kaja kryesuese, me anëtarë gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Vladimir Skënderi, e konsideroi të mjaftueshme si kohë burgimi qëndrimin në paraburgim për një vit. Trupa e dënoi në letër Neralt B. me 6 vjet burg, që u ul në 4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe u shndërrua në 3 vjet dënim me provë pasi gjykata vendosi të zbatojë nenin 59 të lirimit me kusht.

Në vendim Gjykata e Shkallës së Parë Durrës referon si lehtësuese në pjesën e arsyetimit faktin që i riu ishte “penduar thellë” dhe një letër nga babai i viktimës që pretendon se marrëdhëniet mes familjeve ishin normalizuar. Por pasi prokuroria e Durrësit e ankimoi lirimin me kusht në qershor 2022 Gjykata e Apelit në Durrës e gjeti të padrejtë vendimin e lirimit, duke e argumentuar me rrezikshmërinë e veprës penale.

BIRN gjeti se një rast i tillë nuk ishte hera e parë që ndodhte. Në 4 vendime për veprat penale të dhunës seksuale ndaj të miturave 14-18 vjeç të marra nga gjykata në Durrës në vitet 2020-2022, 2 ishin ndryshuar në Apel për të rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë për liri me kusht. Ndërkohë në një nga vendimet, ka qenë  Apeli që ka shkuar në krahun tjetër duke e dhënë ai dënimin e zbutur.

Për ekspertët kundër dhunës ndaj grave kjo është vetëm dukja e një fenomeni që i detyron vajzat e mitura të dhunuara të heshtin, ndërsa e bën gjykatën pjesë të sistemit të dhunës ndaj tyre dhe ndikon në mosdenoncimin e dhunës dhe shtimin e saj.

Rezarta Agolli, juriste pranë Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN), thotë për BIRN se viktimat e dhunës duhet të sfidojnë një sistem të tërë të ngritur kundër tyre, i cili u bën presion për të heshtur dhe i shtyn drejt tërheqjes së kallëzimeve dhe ndryshimit të dëshmive.

Një sistem të cilin vendimet e buta të gjykatës e inkurajojnë.  “Edhe në rastet me të mira kur kallëzuesja nuk heq dorë nga kallëzimi dhe kërkon dënimin e autorit të veprës penale, nëpërmjet sistemit te korruptuar ata autorët gjejnë hapësira për t’i shpëtuar dënimit”, tha Agolli.

Viktimat në “çark”

Vendimet e Gjykatës së Apelit dhe asaj të Shkallës së Parë në Durrës për akuzën e përdhunimit të 4 adoleshenteve në 4 vitet e fundit duke në si përsëritje e njëra tjetrës. Në tre raste gjykata është përballur me ndryshim të dëshmive të viktimave dhe të afërmve të tyre, që tregon se ata ishin para presionit.

Në një rast dëshmia e ndryshuar e të dhunuarës është marrë kur ajo nuk ishte më në Shqipëri. Sipas vendimit të gjykatës viktima, një 16 vjeçare e dhunuar nga një 29-vjeçar e ndryshoi dëshminë duke pretenduar se shenjat e dhunës, për të cilat ajo qëndroi disa ditë e shtruar ishin shkaktuar nga përplasja me një tavolinë.

Vajza iu nënshtruar edhe tre ekspertizave kriminalistike gjatë hetimeve. E fundit prej këtyre, siç del në vendimin e gjykatës, duke iu referuar edhe kohës së kaluar nga ngjarja duket se pranoi dyshimet se shenjat e lëndimeve mund të ishin nga mjete të tjera.

Por gjyqtarja e çështjes Besjana Garxenaj nuk e pranoi këtë ndryshim qëndrimi. Garxenaj iu referua në vendim qëndrimit të mjekes gjinekologe që kishte shtruar vajzën në Spitalin e Durrësit menjëherë pas ngjarjes dhe kartelës së hapur për këtë qëllim, në të cilën bëhet e qartë se ajo ishte viktimë e dhunës seksuale. Garxenaj po ashtu nuk i mori për bazë dëshmitë e zbutura të dhëna në vijim dhe vendosi dënimin me 5 vjet burg të 29-vjeçarit Skerdjan P.

Kjo nuk i dha fund historisë, pasi me një vendim për të cilin Gjykata e Apelit Durrës ka bërë publik vetëm dispozitivin, vendimi i Garxenajt u ndryshua dhe përdhunuesi u lehtësua duke u dënuar përfundimisht vetëm me kusht.

Aktivistja Rezarta Agolli thotë se kjo mënyrë e të trajtuarit të viktimave të dhunës dhe mungesa e ndëshkimit për dhunuesit bie mbi viktimat e veprave penale. “Pasojat për viktimat nga vepra penale janë shumë të rënda. Nuk ekzistojnë projekte afatgjata për rehabilitimin e tyre dhe ato me të drejtë lodhen, herë-herë ato bëhen viktima të krimeve të tjera të pasionit deri ne trafikim”, tha ajo.

Agolli thotë se ishte bërë praktikë që mbas 2 muaj mase sigurimi “arrest në burg”, gjykatat e rretheve gjyqësore me kërkese të të pandehurit bëjnë zëvendësimet e masave të sigurimit  për të arrestuarit për këto vepra me arsyet shpesh “të pabaza e qesharake”.

Ndërkohë sipas avokates durrsake Shqiponja Meta, këto vepra penale kanë marzh dënimi të lartë dhe lirimi i autorëve sjell së pari pasiguri dhe rrit kriminalitetin. “Këta persona kanë rrezikshmëri të lartë për recidivizëm (prirje për përsëritje të krimit), sidomos kur kanë diferencë të madhe në moshë mes autorit dhe viktimës”, tha Meta.

Tërheqja e viktimave si mbrojtje për dhunuesit

Gjetja e mjeteve për lehtësimin e dënimit të autorëve, kur kallëzimi nuk tërhiqet dhe çështja përfundon në gjyq, është një nga përpjekjet e palës mbrojtëse në gjykim.

Sipas përfaqësueses së organizatës AWEN, favorizimi i autorëve në gjykim është i shpeshtë përmes aktivizimit të mjeteve të tjera, si deklarata para noterëve nga viktima, ose deklarata për normalizim marrëdhëniesh nga familjarët e saj, siç ndodhi në rastin e gjykimit të Neralt B që u pasua me zbutje të dënimit në Shkallën e Parë.

E pyetur nga BIRN për fenomenin dhe aplikimin e nenit 59, Prokurorja e Rrethit Gjyqësor Durrës Anita Jella thotë se vlerësimi bëhet rast pas rasti, po kur prokurori çmon se vendimi i gjykatës nuk ka qenë i drejtë e ankimon atë.

“Synimi është që përmes dënimeve të rënda të parandalohet fenomeni që po rritet ndjeshëm në shoqërinë tonë”, tha Jella .

Një prej apelimeve është një vendim ndaj një shpërndarësi picash në Durrës, që kishte pasur raport me një 12-vjeçare.

Edhe në këtë rast arsyetimi i gjykatës ka qenë se i riu, që u gjet fajtor për nenin 100 të Kodit Penal, ishte i vetmi krah pune për familjen e tij dhe se ai nuk e dinte moshën reale të vajzës, por mendonte se ishte më e madhe. Gjithashtu, gjykata në këtë rast pati arsyetuar se vendimmarrja është ndikuar edhe nga pandemia.

Kështu shpërndarësi i picave i dënuar fillimisht me 7 vjet burgim dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, për uljen me 1/3 e dënimit, me 4 vjet e 8 muaj burgim, u la i lirë nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, në zbatim të nenit 59. Pas ankimit të prokurorit gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin e dhënë dhe të shfuqizojë pezullimit të dënimit me burgim. Por ky proces merr shpesh deri në dy vjet, duke e bërë mjaft të vështirë për viktimat e dhunës dhe duke e zbehur çështjen.

Sipas aktivistes Agolli ky proces shpesh i gjatë hetimit dhe kalvari i gjatë në gjykatë deri në dënimin e autorit, i lodh viktimat. “Kalimi i një kohe të gjatë nga data e ndodhjes së ngjarjes deri në përfundim të procesit gjyqësor e zbeh çështjen dhe përfundimi është zbatimi i dënimeve alternative deri te pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në provë”, thotë ajo.

Ndëshkimet e buta ndaj dhunuesve shpesh janë fajësuar për krime të përsëritura apo për ngjarje më të rëndë në të cilat gratë dhe vajzat humbi jetë në duar të dhunuesve.

Agolli thotë se rrjeti AWEN që përbëhet nga 9 organizata të shpërndara në rrethe të ndryshme të vendit dhe që punojnë në mbrojtje të drejtave të vajzave dhe grave po lobojnë për më shumë vëmendje dhe dhënien fund të paligjshmërisë në dëm të miturve dhe vajzave e grave.

Aktivistja thotë se për të ndihmuar viktimat duhet bashkëpunim dhe bashkërendim institucional “që të drejtat e tyre të mos mbeten në letër”./BIRN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama i përgjigjet Berishës: Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh, por sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE

Rama i përgjigjet Berishës: Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh, por sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE

Publikuar më 14.04.2025
Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali ...

Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha, i cili ka thënë se “nuk do ketë më hapjet të grupkapitujve për anëtarësimin e vendit tonë në BE”. Përmes një video nga Facebook-u i tij, Rama duke folur nga makina rrugës nga Brukseli për në Luksemburg tha se pasditen e sotme do të […]

Lexo më shumë

Altin Dumani raporton punën e SPAK-ut: Kemi 33 zyrtarë të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë

Altin Dumani raporton punën e SPAK-ut: Kemi 33 zyrtarë të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë

Publikuar më 14.04.2025
Kreu i SPA Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Pro...

Kreu i SPA Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme në KLP. Të pranishëm gjate raportimit eshte përfaqësues të OPDAT dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë. “Në 2024 jemi përballur me sfida, por nuk e kemi ndalur punën”, është shprehur Dumani në nisje të raportimit të tij. Ai ka […]

Lexo më shumë

Rama komenton foton e strategut amerikan të Berishës me numrin 5: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Rama komenton foton e strategut amerikan të Berishës me numrin 5: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Publikuar më 14.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë me drejtuesin e fush...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë me drejtuesin e fushatës së PD, strategun e fitores së Donald Trump, Chris LaCivita. Pasi e quajti “Latifi nga Amerika”, sot Rama ka publikuar një foto të LaCivita i cili me dorën ngritur tregon numrin 5. Rama shkruan se edhe vetë LaCivita e kuptoi që duhet të votohet numri […]

Lexo më shumë

Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t: Yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të BE-së

Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t: Yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të BE-së

Publikuar më 11.04.2025
Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka d...

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve se si është konceptuar kjo fushatë elektorale. Në lidhje me fushatën ai tha se kundërshtarët janë pas PS, ndërsa shtoi se ai dhe partia e tij ka rrugët dhe objektivat e veta. Për Ramën beteja […]

Lexo më shumë

Veliaj reagon pas dy muajve në qeli: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk. I izoluar pa akuzë prej një anonimi që s’ekziston

Veliaj reagon pas dy muajve në qeli: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk. I izoluar pa akuzë prej një anonimi që s’ekziston

Publikuar më 10.04.2025
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në ditën që shënon dy muaj nga ndalimi i tij me urdhër të SPAK, ndërsa arrestimi u la në fuqi edhe nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm. Ai thekson se është mbajtur i izoluar pa akuzë konkrete, duke nënvizuar se nuk […]

Lexo më shumë

“Si mund t’i shkoni pas një të roituri?” Rama: Më 11 maj mund të marrim mbi 77 mandate, rezultatin do ta shkruaj në Kuç

“Si mund t’i shkoni pas një të roituri?” Rama: Më 11 maj mund të marrim mbi 77 mandate, rezultatin do ta shkruaj në Kuç

Publikuar më 10.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se Partia Socialis...

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 majit, madje se do të marrë më shumë se 77 mandate. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rubrikën “Sy me sy” në Facebook, Rama theksoi se rezultatin do ta shpallë nga Kuçi, ashtu si në vitin 2021. Ai […]

Lexo më shumë

“Keni 12 vite në pushtet dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj atë që them dhe them atë që bëj!

“Keni 12 vite në pushtet dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj atë që them dhe them atë që bëj!

Publikuar më 09.04.2025
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekë...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook. Një ndër komentet adresuar kryeministri ishte: “ Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe premtoni njëlloj si bufi”. Rama iu përgjigj duke i thënë se ai nuk premton si opozita, por se ai bën atë që thotë dhe […]

Lexo më shumë

“S’ka inflacion, nafta dhe interesat janë ulur”, Trump bën “bilancin” e tarifave dhe premton: Nëse Kina nuk tërheq deri të martën tarifën 34%, SHBA do të vendosë një tarifë shtesë 50%

“S’ka inflacion, nafta dhe interesat janë ulur”, Trump bën “bilancin” e tarifave dhe premton: Nëse Kina nuk tërheq deri të martën tarifën 34%, SHBA do të vendosë një tarifë shtesë 50%

Publikuar më 07.04.2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën X pas rritjes së tarifave ndaj Shteteve të Bashkuara nga disa shtete, përfshirë Kinën, që ka shtuar me 34% tarifat e saj tregtare ndaj mallrave amerikane. Në një mesazh të gjatë, Trump theksoi se pavarësisht kësaj, ekonomia amerikane është në pozita të forta: “Çmimet e naftës […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda