×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohet ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, akuzohet se merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave

Një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave është arrestuar me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij vjen pasi akuzohet për ryshfet. Në bazë të hetimeve të kryera, sipas SPAK janë dokumentuar të paktën 14 raste, në të cilat ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave ka marrë para qytetarëve të ndryshëm.

Ilir Kapetani, me detyrë inspektor i shqyrtimit të Dosjeve në Kadastër, dyshohet se u merrte para ish-pronarëve dhe u premtonte atyre kompensim financiar të pronave, gjatë trajtimit të kërkesave për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi I.K., me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve  pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  të paktën në katërmbëdhjetë raste u ka marrë qytetarëve të ndryshëm, trashëgimtarë të ish pronarëve, shuma parashë në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Shtetasi I.K. dyshohet se ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal në katërmbëdhjetë raste, ndërkohë që shtetasit D.L., Xh.V., G.T., D.D., L.A.,  A. H., J.Z., V.B. dhe A. G., dyshohet se kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 20 datë 16 Mars 2023 ka vendosur

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin, I.K.  si person i dyshuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259 i Kodit Penal (katërmbëdhjetë herë).

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasit D.L. dhe G., si persona të dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 I Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit XH.V., G.T., D.D., L.A., A.H., J.Z. si persona të dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parshikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim B. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Masat e sigurimit për shtetasit e sipërcituar, janë ekzekutuar në datën 20 Mars 2023, ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi A.G.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Publikuar më 25.04.2024
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisio...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisionit “Report” në televizionin italian “RAI3” në lidhje me një investigim që është bërë për Shqipërinë, konkretisht për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në vendin tonë, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Në përgjigje të Sigfrido Ranucci, Rama thote se “eshtë për të ardhur keq që nuk keni […]

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

Lufta në Ukrainë, SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

Publikuar më 25.04.2024
Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të g...

Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë të ofruara fshehurazi nga SHBA kundër forcave pushtuese ruse, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë. Armët ishin pjesë e një pakete ndihme prej 300 milion dollarësh, e miratuar nga Presidenti i SHBA Joe Biden në mars dhe ato mbërritën në Kiev këtë muaj. Ato tashmë janë […]

Lexo më shumë

Vërshojnë ankesat në tatime nga profesionet e lira për rishikimin e këstit dhe njohjen e shpenzimeve

Vërshojnë ankesat në tatime nga profesionet e lira për rishikimin e këstit dhe njohjen e shpenzimeve

Publikuar më 25.04.2024
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te pr...

Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. “Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam kërkuar rishikimin e këstit të parapagimit, me qëllim përfshirjen e […]

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Publikuar më 25.04.2024
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e...

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, për anulimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan të zhvillimit (AADF) për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Butrintit. Sipas kërkesës, marrëveshja është e papajtueshme me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit “Për mbrojtjen […]

Lexo më shumë

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Publikuar më 23.04.2024
Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumen...

Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumentarin investigativ për marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe theksoi se Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve është personi kyç që qëndron pas marrëveshjes, ka reaguar në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet e kryeministrit të Shqipërisë. Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t […]

Lexo më shumë

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Publikuar më 23.04.2024
Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri kë...

Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të larta në artikuj që lidhen me industrinë. Në tremujorin e parë të vitit, industria e turizmit është në kulmin e përgatitjeve për sezonin e verës. Zakonisht në këtë periudhë kryhen blerjet për furnizimet e strukturave hoteliere, të cilat […]

Lexo më shumë

Në pritje të miratimit mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Në pritje të miratimit mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Publikuar më 23.04.2024
Sot u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fl...

Sot u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fluturimet për në Raunda kaloi në Parlament. Për t’u kthyer në ligj, ai do duhet të marrë edhe pëlqimin Mbretëror, që pritet të jepet në ditët në vazhdim. Së fundmi projektligji është bërë publik. Në projektligj bëhet me dije se ky legjislacion, do […]

Lexo më shumë

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Publikuar më 23.04.2024
Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimi...

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin e akademikëve të rinj që do të jenë pjesë e këtij institucioni, mes të cilëve spikat emri i Ermira Muratit, e njohur gjerësisht si Mira Murati, e cila është një prej personave më të rëndësishëm në kompaninë OpenAI. Murati për një periudhë të shkurtër kohe mbajti […]

Lexo më shumë