Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, që akuzohen që kanë vjedhur mijëra euro në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi, është marrë sërish në pyetje. Ndërsa fillimisht u tha se 120 mijë euro janë marrë në shtëpinë e Alda klosit, ndërsa rreth 400 mijë euro nuk dihej se kujt i përkisnin, pas rimarrjes në pyetje Havier Dobi ka dhënë të njëjtën deklaratë si nëna e tij, duke thënë se 500 mijë eurot i përpasin të gjitha Alda Klosit.
Sipas tij, nëna i ka marrë me urdhër të punëdhënëses së saj paratë, e ndërsa ai ka qëndruar poshtë pallatit ku banonte Klosi, ku e priste me makinë të ëmën. Gjatë marrjes së pyetje sanitarja pranoi përpara hetuesve se ka marrë paratë dhe ka treguar se veprimin e ka kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi të të birit.
Kujtojmë që pas deklaratës së Rozeta Dobit, Alda Klosi u arrestua për akuzën pastrim parash dhe deklarim të rremë. Ajo fillimisht tha se 120 mijë eurot e marra në banesën e saj i kishte marrë borxh, pasi xhaxhai i saj ishte në spital në Amerikë dhe duheshin për kurimin e tij. Kjo deklaratë është rrëzuar nga vëllai i saj, i cili tha se se kjo shumë i ishte marrë borxh një miku të tyre dhe për këte kishin një deklaratë të nënshkruar dore.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/