×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkurtoi rrugën “Ibrahim Rugova” për të rikthyer “Dëshmorët e 4 shkurtit”, reagime të ashpra ndaj Erion Veliajt

Lajmi se Bashkia e Tiranës ka vendosur që rruga “Ibrahim Rugova” të shkurtohet duke propozuar që një pjesë e saj të riemërohet “Dëshmorët e 4 shkurtit”, ka shkaktuar reagime të në dy anët e kufirit.

Ky segment i riemëruar në nder të mbi 80 viktimave të kolaboracionistit Xhafer Deva ndodhet nga Banka e Shqipërisë deri në urën e Lanës.

Reagimet në Tiranë

Fillimisht ka reaguar Jorida Tabaku, e cila tha se është hequr emri i “Ibrahim Rugovës” për tu zëvendësuar me “4 shkurtin”.

“Në 17 shkurt 2012 Tirana inauguroi rrugën Ibrahim Rugova në aksin Banka e Shqipërisë deri në hyrje të Liqenit Artificial. Qe nder dhe privilegj për Tiranën dhe tiransit që një figurë e çmuar dhe me rëndësi për kombin tonë të kishte atë emër në atë vend. Vendimi u mor pas një kërkese që familja e Ibrahim Rugovës na drejtoi ne si bashki dhe Këshilli Bashkiak e nderoi qytetin e Tiranës me një patriot, arkitektin e Kosovës së Lirë.” – ka thënë Tabaku.

“Fatkeqësisht, lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranës. Se si mund të ulësh përbri rrugës Ibrahim Rugova hallin elektoral të Erion Veliaj, që do të prodhojë dëshmorë, vështirë se mund të kuptohet. Lë pastaj të përziesh historinë dhe ta retushosh.” – ka shkruar ajo mes tjerash.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Flamur Gashi, anëtar i këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, duke e cilësuar këtë veprim si turp. Ai madje, ka thënë se po vazhdon “urrejtja patologjike” ndaj Kosovës, siç i ka quajtur ai “nga ana e neokomunisteve dhe pinjolleve ideologjik te Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes ne Tiranë”. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, se ky akt turpi është urrejtje e Ramës e Veliajt ndaj Rugovës e veprës së tij.

“Ky është një akt turp i urrejtjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt ndaj presidentit Rugova dhe veprës së tij dhe Kosovës”, tha fillimisht ai.

“Ky vendim njëlloj si refuzimi i tyre për vendosjen e shtatores së presidentit Rugova dhe qëndrime tjera armiqësore ndaj Kosovës janë zbatim i urdhërave të dhënë nga Beogradi për vasalët e tij në Tiranë”, pohoi ai.

Reagimet edhe nga Kosova

Deputeti i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se vendimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, për ta shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova” e shkurton vetëm kryeqytetin shqiptar.

“Në vazhdën e këtyre përpjekjeve është tash tentimi i Tiranës për të tkurrur emrin e Ibrahim Rugovës duke tkurrur, shkurtuar, rrugën me emrin e tij. Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën, viganin e kombit në mesin e atyre nga Gjergj Katrioti deri te Gonxhe Bojaxhiu”, – shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa mendon se e djathta politike shqiptare duhet me doemos të bashkoj forcat.

“E djathta shqiptare, fatkeqësisht, e dërrmuar jo pak edhe nga betejat e brendshme shpirtvogla e shpirtliga, kemi mbetë anash e i kemi parë “seri” këto shkatërrime nga larg. Bashkimi e forcimi ynë është domosdoshmëri e urgjencë”, – thotë deputeti opozitar. Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka shkruar se Rugova është figura më e madhe shqiptare e shekullit dhe sipas tij s’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes.

“Presidenti Ibrahim Rugova, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe shqiptare e shekullit. S’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes. Ibrahim Rugova është President historik.” – ka shkruar Hamiti.

Për publicistin Nexhmedin Spahiu, ndryshimit e emrit të një pjese të rrugës “Ibrahim Rugova” është poshtërim i figurës së ish-presidentit Rugova.

“Shpreh fuqishëm protestën për ndryshimin e emrit të gjysmës së rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë. Ky është një poshtërim figurës se themeluesit të shtetit të Kosovës që po ia bëjnë Edi Rama e Erion Veliaj”, ka shkruar Spahiu.

Reagim pati edhe nga aktivisti e zyrtari i Vetëvendosjes në Tiranë, Elvis Hoxha.

Ai ka shkruar se ky veprim shpreh armiqësinë e Erion Veliajt.

“Emri i një rruge shumë dinjitoze e humb emrin e saj Ibrahim Rugova. E kanë përgjysmuar rrugën. Nuk ka asnjë arsye. Kjo është një armiqësi e pashembullt e kryebashkiakut të Tiranës”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Deri tani ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj, apo autoriteteve tjera nga Bashkia e Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Publikuar më 10.01.2025
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave R...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë. Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga […]

Lexo më shumë

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Publikuar më 09.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një in...

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për Syri.net, nga burgu ku ndodhet prej mëse tre muajsh. *Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?* […]

Lexo më shumë

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Publikuar më 09.01.2025
Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga ...

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar menjëherë drejtuesi i ri, Indrit Çobani. Ministria ka deklaruar se është çelur procesi për […]

Lexo më shumë

Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, qeveria vendos ta shpërndajë më herët

Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, qeveria vendos ta shpërndajë më herët

Publikuar më 09.01.2025
Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e ...

Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Minbistrave për herë të parë për vitin 2025. Lajm i mirë erdhi nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili njoftoi se sot është miratuar bonusi i pranverës për pensionistët. 10 mije lekë do të marrin ata që […]

Lexo më shumë

Qeveria ul me 1 lek/kw çmimin e energjisë elektrike, PD: Rama vazhdon të tallet me shqiptarët, kemi çmimin më të lartë në rajon

Qeveria ul me 1 lek/kw çmimin e energjisë elektrike, PD: Rama vazhdon të tallet me shqiptarët, kemi çmimin më të lartë në rajon

Publikuar më 09.01.2025
Enti Rregullator i Energjisë miratoi dje çmimet e reja të en...

Enti Rregullator i Energjisë miratoi dje çmimet e reja të energjisë për familjarët sipas aplikimit të bërë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE. ERE ka vendosur që të ulë me 1 lekë për kilovat çmimin e energjisë elektrike për periudhën nga 1 shkurti 2025 në 31 dhjetor 2025.Çmimi i energjisë elektrike shkon 8.5 […]

Lexo më shumë

Akuzohet për “Transferta parash me Xoxën” dhe “udhëtime me Veliajn”, pas gruas, në SPAK dëshmon edhe Elman Abule

Akuzohet për “Transferta parash me Xoxën” dhe “udhëtime me Veliajn”, pas gruas, në SPAK dëshmon edhe Elman Abule

Publikuar më 09.01.2025
Një ditë pasi gruaja e tij, Marisa Nito qëndroi për 5 orë në...

Një ditë pasi gruaja e tij, Marisa Nito qëndroi për 5 orë në SPAK, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për Erion Veliajn, sot radhën pë të dëshmuar e ka biznesmeni Ermal Abule. Ai ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00. HETIMET NDAJ ÇIFTEVE ABULE-NITO DHE VELIAJ-XOXA Gruaja e Elman […]

Lexo më shumë

U pyet për rreth 2 orë në SPAK, reagon Ilir Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta, këto janë tre faktet që paraqita sot

U pyet për rreth 2 orë në SPAK, reagon Ilir Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta, këto janë tre faktet që paraqita sot

Publikuar më 07.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas pa...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim dhe u pyet për 2 orë lidhur me akuzat në adresë të tij. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar. “Isha gati […]

Lexo më shumë

Sondazhet tronditin SPD-në e Olaf Scholz, rriten CDU/CSU, por edhe ekstremi i djathtë. Kush do të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Sondazhet tronditin SPD-në e Olaf Scholz, rriten CDU/CSU, por edhe ekstremi i djathtë. Kush do të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Publikuar më 07.01.2025
Gjermania po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme për të ...

Gjermania po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur Bundestagun, dhomën e parlamentit të saj, më 23 shkurt 2025. Zgjedhjet gjermane erdhën pasi koalicioni tre ngjyrësh i quajtur “semaforik”, socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbrit mori fund. Sistemi zgjedhor gjerman është proporcional, kështu që sondazhet janë një panoramë të mirë se çfarë forme qeverisje mund […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda