×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mungesa e fuqisë punëtore, Gjermania përfshin edhe Ballkanin Perëndimor në projektligjin e ri për migracionin
Hubertus Heil

Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe  Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore.

“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit,” tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. “Nëse nuk i heqim tani pengesat, deri në vitin 2035 do të na mungojnë shtatë milionë punëtorë të kualifikuar.”

Strategjia e re qeverisë, e cila iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse në Bundestag, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar.

Por sipas Heil shfrytëzimi i potencialit të brendshëm nuk mjafton për ta zgjidhur problemin: pa migracion, nuk dalim dot nga kjo krizë, tha ministri. Ai njoftoi se qeveria do të parashtrojë qysh në mars një projektligj të ri për migracionin.

Karta e shanseve  bazuar në një sistem pikësh

Deutsche Welle e ka një draft paraprak të këtij projektligji, që synon lehtësimin e mërgimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta. Risia kryesore e këtij projektligji është e ashtuquajtura “kartë shansesh”, që do të thotë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Viza jepet në bazë të një sistemi pikësh, që mund të mblidhen, bazuar në katër kritere:  njohja e gjuhës, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë.

Kështu për shembull, sipas draftit aktual, gjashtë pikë mjaftojnë për të marrë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Katër pikë i merr nëse ke një kualifikim profesional, tri pikë nëse ke së paku tre vjet përvojë pune, tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.

Për njohuri të mjaftueshme të gjuhës merren dy pikë, dy pikë jepen edhe për moshat nën 35 vjeçare ose për ata që kanë vetëm dy vjet përvojë pune.

Një pikë e merr për lidhjen me Gjermaninë, pra, nëse më parë ke banuar në mënyrë të rregullt për së  paku gjashtë muaj në Gjermani.

Rritet kontingjenti i imigrantëve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor

Një tjetër element i projektligjit të ri është rritja e kontingjentit të punëtorëve që vijnë me rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Sipas draftit që ka DW është parashikuar, që ky kontingjent të dyfishohet, nga 25 000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë në vit. Heil tha (20.012023) në Bundestag se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Herbert Brücker, profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e përshëndet si ngritjen e kontingjentit ashtu edhe zgjerimin e modelit me vende të tjera. Instituti i tij merret me hulumtime në fushën e mërgimit dhe  është marrë në mënyrë të hollësishme me migrantët që vijnë në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor (BP). Në një intervistë me DW shqip, ai tha se kjo rregullore ka rezultuar shumë e suksesshme. “Shkalla  e punësimit është shumë e lartë, dhe vetëm 2 për qind e imigrantëve të ardhur me këtë rregullore marrin ndihma sociale”. Pra, është një model i sigurt që ka një impakt pozitiv jo vetëm për ekonominë, por edhe për shtetin social. Edhe pagat e punëtorëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, janë po aq të larta sa pagat fillestare të vendasve, dhe madje pak më të larta se ato të punëtorëve që vijnë nga vendet tjera të BE-së, i tha Brücker DW.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor: Migracion pa kualifikim

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe u mundëson shtetasve të gjashtë vendeve të BP (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi që kanë. Parakusht për të marrë vizën e punës është një kontratë pune e rregullt në Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri të veçanta të gjuhës gjermane.

Siç tha për DW një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, deri më 31 dhjetor 2022, në Regjistrin Qendror të të Huajve, (AZR) figuronin rreth 62 000 imigrantë me leje qëndrimi në bazë kësaj rregulloreje. Sipas zëdhënësit, mendohet që numri faktik të jetë më i lartë, sepse evidentimi statistikor i imigrantëve nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ka filluar të bëhet që nga viti 2020.

Rregullorja e BP: Kontingjenti i vizave është shteruar

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është në fuqi deri në fund të vitit 2023, por në draftin e ri të ligjit të migracionit është parashikuar që ajo të bëhet pa afat. Si rritja e kontingjentit ashtu edhe heqja e afatit janë dy masa që përputhen jo vetëm me nevojën e tregut gjerman për fuqi punëtore, por edhe me dëshirën e shtetasve të këtyre vendeve për të emigruar në Gjermani.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, konsullatat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë në vitin 2022, 25 000 viza sipas kësaj rregulloreje, duke shteruar kështu kontingjentin e përcaktuar nga ligji. Numri i kërkesave për vizë sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë, i tha DW një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Aktualisht 2 milionë vende pune të pazëna

Sipas projektligjit të ri të migracionit, përllogaritet që në bazë të këtyre ndryshimeve në Gjermani të vijnë mesatarisht deri në 65 000 fuqi punëtore të reja në vit.  Për shumë ekspertë kjo nuk  e plotëson aspak nevojën e Gjermanisë  për fuqi punëtore,  Siç del në pah nga një studim i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që u prezantua në mes të janarit në Berlin, Gjermania që tani ka 2 milionë vende pune të pazëna. Nga kjo mungesë punëtorësh ekonomia më e madhe e Evropës ka 100 miliardë euro më pak të ardhura kombëtare në vit. Situata përkeqësohet nga viti në vit:

Nga njëra anë për shkak të hartës demografike të vendit: Në 15 vjetët e ardhshëm një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension. Por edhe për shkak të ndryshimeve strukturore të shkaktuara nga digjitalizimi, si dhe ndryshimeve për shkak të pandemisë së Koronës dhe luftës në Ukrainë.

Ekspertët përllogarisin se Gjermanisë i duhen 400 000 imigrantë të kualifikuar në vit. Prandaj edhe shumë syresh ndër ta edhe Herbert Brücker propozojnë që rregullorja aq e suksesshme e  Ballkanit Perëndimor të zgjerohet për të gjitha vendet dhe të mos ketë fare kufizime në kontingjent.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Tragjedia me “Bayesian”, 7 jetë të humbura/ Cilat ishin gabimet e ekuipazhit që çuan në mbytjen e jahtit luksoz

Tragjedia me “Bayesian”, 7 jetë të humbura/ Cilat ishin gabimet e ekuipazhit që çuan në mbytjen e jahtit luksoz

Publikuar më 22.08.2024
Bayesian është “një nga varkat më të sigurta në botë” por du...

Bayesian është “një nga varkat më të sigurta në botë” por duket se janë bërë një “seri gabimesh” rreth mbytjes së jahtit luksoz, në zonën e Palermos, tre ditë më parë. Giovanni Costantino, themeluesi dhe CEO i The Italian Sea Group, kompania e listuar në bursë që zotëron asetet e Perini Navi di Viareggio, e […]

Lexo më shumë

Palermo, gjendet trupi i manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij, gjithsej 5 të vdekur, dy të tjerë të zhdukur

Palermo, gjendet trupi i manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij, gjithsej 5 të vdekur, dy të tjerë të zhdukur

Publikuar më 21.08.2024
Dy trupa të tjerë (gjithsej katër) janë gjetur në rrënojat e...

Dy trupa të tjerë (gjithsej katër) janë gjetur në rrënojat e varkës Bayesian pranë Palermos, Siçili, konfirmoi shërbimi i mbrojtjes civile siciliane për BBC. UK Telegraph konfirmon identitetin e dy prej katër trupave të gjetur sot. Siç raporton British Telegraph, dy prej trupave të gjetur janë konfirmuar se i përkasin manjatit Mike Lynch dhe vajzës […]

Lexo më shumë

Festa tragjike e Mike Lynch dhe të ftuarve të tij, si u zhdukën nën ujë emrat e rëndësishëm të biznesit në SHBA dhe Britani

Festa tragjike e Mike Lynch dhe të ftuarve të tij, si u zhdukën nën ujë emrat e rëndësishëm të biznesit në SHBA dhe Britani

Publikuar më 20.08.2024
“Mike Lynch e kishte organizuar këtë festë me aq shumë entuz...

“Mike Lynch e kishte organizuar këtë festë me aq shumë entuziazëm, ai ishte i lumtur që na kishte të gjithëve me vete në varkë. Nuk e kishim imagjinuar kurrë se do të përfundonte kështu. Ne jemi të mbijetuar”, rrëfen Charlotte Golunsky, që është një nga të mbijetuarat e fundosjes së jahtit britanik me vela në […]

Lexo më shumë

Raporti i Kongresit Amerikan, republikanët kryqëzojnë Biden: Abuzoi me detyrën, mashtroi SHBA për të pasuruar familjen

Raporti i Kongresit Amerikan, republikanët kryqëzojnë Biden: Abuzoi me detyrën, mashtroi SHBA për të pasuruar familjen

Publikuar më 19.08.2024
Presidenti Biden u angazhua në “sjellje të paligjshme”, zbul...

Presidenti Biden u angazhua në “sjellje të paligjshme”, zbuluan republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në hetimin e tyre disamujor të shkarkimit, duke publikuar në raportin e tyre të shumëpritur se ai “abuzoi me detyrën e tij” dhe “mashtroi Shtetet e Bashkuara për të pasuruar familjen e tij”. Raporti përmban 292 faqe. “Komisionet kanë grumbulluar prova […]

Lexo më shumë

Ukraina shkatërron një urë brenda Rusisë, por po humbet territore në lindje

Ukraina shkatërron një urë brenda Rusisë, por po humbet territore në lindje

Publikuar më 17.08.2024
Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme strategjike mb...

Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme strategjike mbi lumin Seym, teksa vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë. Zyrtarët rusë citohen të kenë thënë se operacioni pranë qytetit të Glushkovo ka bllokuar një pjesë të zonës. Ura u përdor nga Kremlini për të furnizuar trupat e tij dhe shkatërrimi i saj mund […]

Lexo më shumë

Nga emigrantët kriminelë te peshkaqenët dhe mullinjtë e erës/ Fushata e çuditshme e Trump-Vance

Nga emigrantët kriminelë te peshkaqenët dhe mullinjtë e erës/ Fushata e çuditshme e Trump-Vance

Publikuar më 16.08.2024
Fjala që mbi të gjitha po shënon fillimin e fushatës zgjedho...

Fjala që mbi të gjitha po shënon fillimin e fushatës zgjedhore amerikane është ‘çuditshme’, që do të thotë e çuditshme, e çuditshme. Kështu e përcaktoi kandidati demokrat për nënpresident, Tim Walz, Donald Trump dhe zëvendësin e tij JD Vance. Të çuditshme, të çuditshme, sa të çuditshme dhe të çuditshme do të ishin idetë e tyre […]

Lexo më shumë

Hedhja në erë e tubacioneve të Nord Stream, plani u financua nga biznesmenët ukrainas. Si nuk arriti CIA të ndalonte skenarin

Hedhja në erë e tubacioneve të Nord Stream, plani u financua nga biznesmenët ukrainas. Si nuk arriti CIA të ndalonte skenarin

Publikuar më 15.08.2024
Pothuajse dy vjet më parë, më 26 shtator 2022, disa ngarkesa...

Pothuajse dy vjet më parë, më 26 shtator 2022, disa ngarkesa shpërthyen në fund të Detit Baltik në ishullin danez të Bornholm dhe në bregdetin jugor suedez. Ata shkaktuan katër rrjedhje të mëdha në tubacionet e gazit Nord Stream të Rusisë. Wall Street Journal” ka zbuluar gjetje të reja, në lidhje me rrjedhën e operacionit […]

Lexo më shumë

Donald Trump merr lajme të këqija, ja ç’parashikon sondazhi i një kompanie republikane

Donald Trump merr lajme të këqija, ja ç’parashikon sondazhi i një kompanie republikane

Publikuar më 01.08.2024
Sipas një kompanie republikane sondazhi, zv.presidentja Kama...

Sipas një kompanie republikane sondazhi, zv.presidentja Kamala Harris po kalon në epërsi ndaj Donald Trump në shtetet kyçe të fushëbetejës që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Sondazhi i ri, i kryer nga Strategjitë e Opinionit Publik midis 23 dhe 29 korrikut, zbuloi se në përgjithësi si Trump ashtu edhe Harris morën […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda