×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Karma is a b…’/ Edi Rama kritikon në Davos standardet e dyfishta të integrimit në BE, u përmend korrupsionin me “Qatargate”

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë një diskutimi në Davos bëri një deklaratë tjetër që nxiti reagime të shumta jo vetëm në rrjete sociale.

Edi Rama goditi hipokrizinë e Bashkimi Evropianit që kërkon standarde më të larta të anëtarëve aspirantë se sa zbaton për veten. Kështu nis shkrimin e saj Politico Europe.

Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola të enjten se “Karma është k…” – duke iu referuar skandalit të madh korrupsioni që ka tronditur institucionin e Bashkimit Evropian javët e fundit.

Duke lënë të kuptohet hipokrizinë mbi korrupsionin nga vendet tashmë në klub – dhe vetë Parlamenti Evropian – Rama sugjeroi që BE-ja tani kërkon standarde më të larta nga anëtarët e mundshëm (si Shqipëria) sesa anëtarët e saj.

“Më shumë se gjysma e vendeve të BE-së nuk do të mund të hynin më në BE”, tha Rama, duke folur në një panel të POLITICO në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Nuk po flas për ish-komunistët. Po flas edhe për themeluesit, më besoni”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Parlamenti Evropian ka qenë në qendër të një hetimi të gjerë nëse qeveritë e huaja, përfshirë Katarin dhe Marokun, kanë ndikuar ilegalisht në punën e tij.

Hetimi ka futur në kurth një ish-nënkryetar të Parlamentit, një ish-deputet, një asistent parlamentar dhe një shef të OJQ-ve dhe ka hedhur një dritë të ashpër mbi procedurat e institucionit për t’u marrë me konfliktet e mundshme të interesit.

Rama pretendoi se procesi i anëtarësimit për vendet kandidate është i ndryshëm nga kur vende si Malta, vendi i origjinës së Metsolës, u bënë anëtarë të bllokut, duke thënë se ai është bërë “tepër neurotik dhe një gjë e padrejtë”.

Metsola theksoi se Parlamenti “ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht pozitiv kur ishte fjala për zgjerimin e BE-së, sepse shumë prej nesh e mbajnë mend kohën kur u anëtarësuam”.

Por ndërsa Rama tha se vendi i tij po mësonte nga BE-ja se si të ndërtonte institucione demokratike, ai ende kishte një ndjenjë që BE-ja po merrte rezultatin e saj kur shpërtheu skandali.

‘Roberta, më fal, duhet ta them, kur doli ky rast korrupsioni. Unë thashë: Karma është një k…’, tha ai.

Më parë këtë muaj, Metsola njoftoi 14 reforma të propozuara në sistem për të forcuar rregullat e transparencës për euro -deputetët pas skandalit të korrupsionit.

Në këtë panel kanë qenë Jamil Edmond Anderlini, Roberta Metsola, Aleksandar Vuciqic, Leo Varadkar e Edi Rama.

Rama dhe Vuçiç gjatë diskutimit në Davos/Politico

Rama dhe Vuçiç gjatë diskutimit në Davos/Politico

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rikthehet energjia elektrike në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë, çfarë dyshohet se e shkaktoi ndërprerjen masive

Rikthehet energjia elektrike në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë, çfarë dyshohet se e shkaktoi ndërprerjen masive

Publikuar më 29.04.2025
Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanj...

Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi gadishullin Iberik, duke lënë pasagjerët të bllokuar në trena dhe qindra ashensorë, ndërsa miliona njerëz mbetën pa sinjal në telefonat e tyre dhe pa qasje në internet. Operatori i energjisë REE tha se […]

Lexo më shumë

Ceremonia, Papa Françesku do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit (VIDEO)

Ceremonia, Papa Françesku do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit (VIDEO)

Publikuar më 26.04.2025
Papa Françeskut iu dha lamtumira e fundit sot përpara 250 mi...

Papa Françeskut iu dha lamtumira e fundit sot përpara 250 mijë besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, në Vatikan. Kardinali Giovanni Baptista Re, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, ka filluar të mbajë predikimin. “Shpërthimi i dashurisë që kemi dëshmuar ditët e fundit pas kalimit të tij nga kjo tokë në përjetësi, na tregon se sa papa […]

Lexo më shumë

Nga Arqipeshkvi i Shkodrës, te Kryepeshkopi dhe Baba Mondi, krerët e komuniteteve fetare shqiptare që do të jenë në lamtumirën për Papa Françeskun

Nga Arqipeshkvi i Shkodrës, te Kryepeshkopi dhe Baba Mondi, krerët e komuniteteve fetare shqiptare që do të jenë në lamtumirën për Papa Françeskun

Publikuar më 23.04.2025
Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështor...

Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështore të lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe Shqipëria do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shpirtërore dhe historike. Në një akt domethënës uniteti dhe respekti ndërfetar, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare shqiptare do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të nderuar figurën […]

Lexo më shumë

Ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku ishte i pari që nga shekulli VIII që s’kishte lindur në Europë. Qëndrimet liberale të kreut të Vatikanit

Ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku ishte i pari që nga shekulli VIII që s’kishte lindur në Europë. Qëndrimet liberale të kreut të Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor...

Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 ishte kreu i Kishës Katolike dhe sovran i Shtetit të Qytetit të Vatikanit . Ai ishte Papa i parë nga Shoqëria e Jezusit (Urdhri i Jezuitëve), i pari nga Amerika dhe Hemisfera Jugore , dhe i pari i lindur ose i rritur jashtë Evropës […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Publikuar më 21.04.2025
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reagua...

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë Papa e donte Shqipërinë dhe kishte një vlerësim të lartë për vendin tonë. Kreu i KMSH tha se sot “bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por […]

Lexo më shumë

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Pa...

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare. Disa javë më parë, ai doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë. Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. […]

Lexo më shumë

“S’ka inflacion, nafta dhe interesat janë ulur”, Trump bën “bilancin” e tarifave dhe premton: Nëse Kina nuk tërheq deri të martën tarifën 34%, SHBA do të vendosë një tarifë shtesë 50%

“S’ka inflacion, nafta dhe interesat janë ulur”, Trump bën “bilancin” e tarifave dhe premton: Nëse Kina nuk tërheq deri të martën tarifën 34%, SHBA do të vendosë një tarifë shtesë 50%

Publikuar më 07.04.2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën X pas rritjes së tarifave ndaj Shteteve të Bashkuara nga disa shtete, përfshirë Kinën, që ka shtuar me 34% tarifat e saj tregtare ndaj mallrave amerikane. Në një mesazh të gjatë, Trump theksoi se pavarësisht kësaj, ekonomia amerikane është në pozita të forta: “Çmimet e naftës […]

Lexo më shumë

Vendoset për armëpushim 30-ditor pas telefonatës me Trump/ Putin pranon ndalimin e sulmeve mbi asetet energjetike, ndërsa Ukrainës të mos i jepet ndihmë ushtarake dhe asistencë nga shërbimet inteligjente

Vendoset për armëpushim 30-ditor pas telefonatës me Trump/ Putin pranon ndalimin e sulmeve mbi asetet energjetike, ndërsa Ukrainës të mos i jepet ndihmë ushtarake dhe asistencë nga shërbimet inteligjente

Publikuar më 18.03.2025
Donald Trump dhe Vladimir Putin, gjatë bisedës telefonike pr...

Donald Trump dhe Vladimir Putin, gjatë bisedës telefonike prej 90 minutash, patën një shkëmbim të detajuar dhe të sinqertë të pikëpamjeve mbi situatën rreth Ukrainës. Vladimir Putin shprehu mirënjohjen ndaj Donald Trump për dëshirën e tij për të ndihmuar në arritjen e qëllimit fisnik për t’i dhënë fund armiqësive dhe humbjeve njerëzore. Pasi konfirmoi angazhimin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda