×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Garat në Austri, Lara Colturi e bën Shqipërinë kampione bote në ski

Në eventin për garën e Kupës së Botës në ski që po zhvillohet në Austri, skiatorja Lara Colturi e cila përfaqëson Shqipërinë, ka zënë vendin e parë duke marrë titullin e lartë të kampiones së botës për të reja.

Lara Colturi (në mes), pas garës ku u shpall fituese

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Laurën dhe për Shqipërinë, ku tashmë vendi ynë përfaqësohet me një kampione bote në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.

Një ditë më parë, Lara u rendit e katërta në kategorinë “Down Hill”, ndërsa të shtunën, skiatorja shqiptare do të zhvillojë garën e fundt të kategorisë “Giant Slalom”.

Lara Colturi është vajza e Daniella Cecarellit, fituesja e medaljes së artë në ski të Salt Lake City 2002.

Lara është zhvilluar teknikisht në Ceccarelli Golden Team, shkollën e skive të drejtuar nga prindërit e saj. Që e vogël është trajnuar me programe specifike për t’u përgatitur për nivelin e lartë.

Lara Colturi përfaqëson Shqipërinë, pasi ka pasaportë shqiptare për shkak të nënës së saj, e cila mori nënshtetësinë për të qenë në gjendje të stërviste kombëtaren e Shqipërisë. Skiatorja është një yll në vendin e saj. Vetëm në Instagram ajo ka më shumë se 35 mijë ndjekës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Doli me bluzën e Serbisë në një lidhje live, kërcënohet me jetë gazetari

Doli me bluzën e Serbisë në një lidhje live, kërcënohet me jetë gazetari

Publikuar më 22.08.2024
Gazetari i sportit Ervin Baku, është kërcënuar me jetë. Ai k...

Gazetari i sportit Ervin Baku, është kërcënuar me jetë. Ai ka njoftuar se ditën e sotme ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij. Baku ka nxitur reagime të shumta në rrjet, pas një paraqitjeje të tij në […]

Lexo më shumë

Mesazhi prekës i Sven-Goran Eriksson: Nuk dua keqardhje, duhet të mësojmë ta pranojmë vdekjen

Mesazhi prekës i Sven-Goran Eriksson: Nuk dua keqardhje, duhet të mësojmë ta pranojmë vdekjen

Publikuar më 21.08.2024
Ish-trajneri i njohur, Sven-Goran Eriksson u diagnostikua në...

Ish-trajneri i njohur, Sven-Goran Eriksson u diagnostikua në janar të këtij viti me tumor në pankreas dhe iu tha se i kishte mbetur edhe një vit jetë. Në një dokumentar për jetën e tij “Amazon Prime Video”, 76-vjeçari ka dhënë mesazh prekës. Ai kërkon të mos ketë keqardhje, por të pranohet vdekja, si pjesë e […]

Lexo më shumë

Zvicër, i ati i futbollistit shqiptar godet trajnerin pas zëvendësimit

Zvicër, i ati i futbollistit shqiptar godet trajnerin pas zëvendësimit

Publikuar më 19.08.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin zviceran, në nde...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin zviceran, në ndeshjen mes Zug dhe Zyrihut, e vlefshme për Kupën e Zvicrës. Babai i sulmuesit kosovar Labinot Bajrami ka fyer dhe më pas ka goditur me çadër trajnerin e Zyrihut, Muniz, pasi nuk ka qenë dakord me zëvendësimin e të birit. Lojtari u fut në fushë […]

Lexo më shumë

Dy finalistët e Euro 2024, Spanja dominon në historinë e evropianëve, Anglia kërkon trofeun për të parën herë

Dy finalistët e Euro 2024, Spanja dominon në historinë e evropianëve, Anglia kërkon trofeun për të parën herë

Publikuar më 12.07.2024
Spanjë-Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024. Evropia...

Spanjë-Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024. Evropiani i Gjermanisë do të mbyll siparin ditën e djelë, në 14 Korrik, në sfidën që do të luhet në Olympiastadion të Berlinit. 30 ditë të një aventure të jashtëzakonshme, ku në Gjermani nuk është folur për asgjë tjetër veçse futbollit. Nga 24 skuadrat pjesëmarrëse, […]

Lexo më shumë

Shuhet legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

Shuhet legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

Publikuar më 30.06.2024
Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta leg...

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda e futbollit Bejkush Birçe. Birçe, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF. Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më […]

Lexo më shumë

Kombëtarja mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër finaliste në “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane

Kombëtarja mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër finaliste në “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane

Publikuar më 08.06.2024
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezin...

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani. Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike. Ambadadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, […]

Lexo më shumë

Silvinjo publikon listën e Kombëtares me emrat e 26 lojtarëve për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”

Silvinjo publikon listën e Kombëtares me emrat e 26 lojtarëve për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”

Publikuar më 08.06.2024
Shqipëria është gati për Kampionatin Europian “Gjermani 2024...

Shqipëria është gati për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë kanë mbyllur me sukses përgatitjet në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore në “Haladas Sportkomplexum” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Pasditen e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit aty ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda