Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan, kanë qenë qendra e vëmendjes këto ditë pasi u arrestuan në Rumani. Gjykata në Bukuresht ka caktuar masën e sigurisë duke i lënë ata 30 ditë burg, ndërkohë që hetohen për prostitucion dhe pengmarrje. Influencuesi që reklamonte pasurinë dhe sulmonte femrat me fjalor të ulët në media dhe publik kishte patur edhe më parë probleme me drejtësinë, por ishte liruar.
Fatkeqësisht, vëllezërit Tate kanë shumë mbështetje nga djemtë dhe burrat në mbarë botën. Mes tyre, edhe të Imamit shqiptar Ahmed Kalaja.
Ky i fundit ka bërë një postim kontravers në rrjetet e tij sociale, duke mbështetur 2 persona që akuzohen për shfrytëzim vajzash. Ai ka hedhur një foto të tyre me librin e Kuranit që ka pasur në dorë njëri nga dy vëllezërit e arrestuar teksa shkruan:
“Zot ruaje e mbroje habibin! Amin!”
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/