Spartak Dobi, burri i pastrueses Rozeta Dobi, është kryetar i një partie politike. Në regjistrin e partive politike në KQZ ai rezulton si kryetar i Partisë së Pajtimit Kombëtar Shqiptar. Kjo është një prej partive të vogla që dalin në dritë vetëm në momentin e zgjedhjeve.
Ish-polici në pension ka marrë pjesë edhe në disa zgjedhje. Masje partia e tij ka bërë koalicion edhe me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Bashkë me 23 parti të tjera të vogla ato u futën në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.
Bashkëpunimi vazhdoi edhe në 2019-ën, në zgjedhjet lokale, ku për të goditur bojkotin e opozitës, PS thirri në ndihmë aleatët, mes tyre dhe Spartak Dobin. Edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Dobi ishte pjesëmarrës në zgjedhje po me koalicionin qeveritar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/