Ka nisur shembja e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Fabromat e IKMT-së kanë nisur ta shembin, pa pritur vendimin e sotëm të gjykatës. Ende pa gdhirë banorët kanë dalë poshtë pallatit të rrethuar nga dhjetëra efektivë policie.
Banorët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply