×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Yuri Kim: Enver Hoxha po rrotullohet në varr, por do të investojmë në Reformën në Drejtësi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se SHBA do vazhdojë të investojë tek Reforma në Drejtësi, edhe pse sipas saj, “disa do kishin dashur të qëndronte e heshtur, ndonjëherë nuk iu pëlqen, e di, është e pakëndshme”.
Diplomatja amerikane theksoi se “ne jemi miqtë tuaj, dua, që ju të jeni vendi më i mirë, të jeni partnerët tanë, të aftë, të fuqishëm, të pasur, një vend që vendet e tjera do ta shohin dhe do thoshin: Wow ia dolën mbanë pavarësisht sfidës së të qenurit një vend i vogël”.

Yuri Kim u shpreh se është bërë përparim historik në fushën e mbrojtjes, gjë që sipas saj nuk është menduar ndonjëherë gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.

“Madje ai po rrotullohet në varr”, tha ambasadorja e SHBA.

Yuri Kim: “Ka zhvillime strategjike që janë kaq pranë për tu bërë të vërteta në vendin tuaj, energjia transporti, siguria. Marrëdhënia me SHBA përgjatë demokracisë, mbrojtjes së biznesit, investimet amerikane në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të larta, duhet të ketë më shumë ivestime tek biznesi, por duhet më shumë drejtësi.

Biznesmenët, gratë e biznesit duhet ta dinë që kur blejnë prona këtu ajo copë letër ka vlerë, që kur të shkojnë në gjykatë, gjykatësi të vendosi në përputhje me ligjin dhe jo në përputhje me atë që ka paguar më shumë, apo kush ka bërë kërcënimin më frikësues. Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori kemi pasur këtu ushtarakë amerikanë. Do e kishit para menduar këtë në ’97?! Do e kishit menduar gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, madje ai po rrotullohet në varr.

Kjo është e ardhmja, dhe Shqipëria që është Evropë, kjo është ajo që duam ne si SHBA për ju, ndaj investojmë në reformën e drejtësisë, vazhdojmë të besojmë dhe të shtyjmë më përpara, e di që ndonjëherë nuk iu pëlqen, e di, është e pakëndshme ndonjëherë. Do kishit dashur që ndoshta ne të kishim qenë të heshtur, ne jemi miqtë tuaj, dua, që ju të jeni vendi më i mirë, të jeni partnerët tanë, të aftë, të fuqishëm, të pasur, një vend që vendet e tjera do ta shohin dhe do thoshin: Wow ia dolën mbanë pavarësisht sfidës së të qenurit një vend i vogël zgjodhën një shteg të vështirë, ecën në atë rrugë, patën një mik të mirë, disa miq të mirë dhe ia dolën mbanë. Por ky është çasti, është momenti ne kemi bërë progres së bashku por tani nuk është koha për tu çlodhur e për të pushuar.

Është koha për të thënë ne do të ecim përpara sepse e ardhmja jonë, brezi i ardhshëm i shqiptarëve, i amerikanë dhe evropianëve, vërtet i ka sytë tek ju, mbështet tek ju. Për këtë arsye le të përveshim mëngët së bashku, të riangazhohemi në çështjet e prapambetura, të rrisim ritmin, të vendosen gjyqtarët në pozicionet tyre, të sigurohemi që vendimit që merren se kush do jetë drejtuesi i x institucioni, prokurori këtu apo atje, kush do jetë gjyqtari këtu apo atje, se kush kalon vetting, si arrihet në këto vendimet.  

Le të sigurohemi që vendimet të na çojnë drejt së ardhmes, që nuk do të na mbajnë në vend numëro, s’do na ngecin diku, s’do të na çojnë prapa, s’do na çojnë pas, është koha për të lëvizur përpara. KLSH, KSHP, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, çdo institucion, ato të vettingut e keni bërë punën tuaj, ta çojmë në një nivel tjetër. Të mendojmë se ku duam të shkojmë në 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dhjetëra njësi administrative kanë mbetur pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

Dhjetëra njësi administrative kanë mbetur pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

Publikuar më 09.12.2024
Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua...

Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë. Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme […]

Lexo më shumë

Familja e Martin Canit kërkon ndihmë, hapet Gofundme: Jemi të shkatërruar, na duhet kujdes mjekësor për vëllain e vogël

Familja e Martin Canit kërkon ndihmë, hapet Gofundme: Jemi të shkatërruar, na duhet kujdes mjekësor për vëllain e vogël

Publikuar më 02.12.2024
Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikis...

Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një sherri në shkollë, po kërkon ndihmë. Ata kanë hapur në Gofundme për këdo që dëshiron të kontribuojë. Shuma do të përdoret për kurimin e vëllait të vogël të Martinit, i cili po përballet me sfidat e tij me Autizmin. Henri dhe i ndjeri Martin Cani “Familja […]

Lexo më shumë

SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, reagon ashpër Sali Berisha

SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, reagon ashpër Sali Berisha

Publikuar më 25.11.2024
SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin...

SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”. Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur […]

Lexo më shumë

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Publikuar më 22.11.2024
Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Bucking...

Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Buckingham ka njoftuar se do të vërë në dispozicion një ish fermë të blerë nga shteti për të ndërtuar një qendër ndalimi për emigrantët e paligjshëm. Teksasi mbështet konkretisht planin e Donald Trump kundër imigracionit. Për të ndihmuar presidentin e sapozgjedhur, shteti konservator njoftoi se do të […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën dhe në “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin. Kërkesa e plotë e ish-presidentit: Më lironi, as nuk e imagjinoj të arratisem!

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën dhe në “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin. Kërkesa e plotë e ish-presidentit: Më lironi, as nuk e imagjinoj të arratisem!

Publikuar më 19.11.2024
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Org...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmon masat e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Apeli i GJKKO bën me dije se konfirmon masën ‘detyrim paraqitje’ për Monika Kryemadhin dhe masën ‘arrest në burg’ për Ilir Metën. “Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të […]

Lexo më shumë

Analiza e Sky News për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia: A është gati Vladimir Putin të shtypë butonin e kuq?

Analiza e Sky News për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia: A është gati Vladimir Putin të shtypë butonin e kuq?

Publikuar më 19.11.2024
“Kur do ta shtypë presidenti rus Vladimir Putin butonin e ku...

“Kur do ta shtypë presidenti rus Vladimir Putin butonin e kuq?” Kjo është pyetja e diskutueshme që po tingëllon gjithnjë e më shumë në skenën politike ndërkombëtare me ankthin që ka arritur kulmin në marrëdhëniet SHBA-Rusi, pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për t’i dhënë dritën jeshile Kievit për përdorimin e raketave me rreze […]

Lexo më shumë

Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK: Droga fshihej në “lëkurë gjedhi”, 7 shqiptarë të arrestuar dhe 3 të huaj

Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK: Droga fshihej në “lëkurë gjedhi”, 7 shqiptarë të arrestuar dhe 3 të huaj

Publikuar më 16.11.2024
Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit pena...

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.  Ky hetim deri tani ka çuar në […]

Lexo më shumë

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Publikuar më 13.11.2024
Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin k...

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 7 deputetët e opozitës në komision. Kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda