
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë.
Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të inspektoratit dhe dëmtimin e urës kryesore prej druri në lagjen “Gjelaj”.
Situata që po zhvillohet në një prej zonave më të frekuentuara turistike të vendit ngjan më shumë me një skenë konflikti sesa me një vend të paqes dhe pushimeve. Polici të armatosur me kallashnikovë, banorë të revoltuar dhe tension i lartë, janë pamjet që po mbërrijnë nga Thethi, në kulmin e sezonit veror.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të dukshme, ndërsa imazhi i një destinacioni tërheqës për vizitorë të huaj dhe vendas po dëmtohet rëndë.
E gjitha kjo ndodh në një kohë kur prania e turistëve në Theth është më e lartë se kurrë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe për mënyrën si po menaxhohen konfliktet në zonat e mbrojtura natyrore.
Aksioni i IKMT në Theth u shoqërua me tensione të forta, ku është dashur ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Banorët e zonës për të ndaluar shembjes kanë tentuar t’i vënë flakën urës prej druri per te penguar fadromat e IKMT.
Por policia raporton se e ndaloi përhapjen e zjarrit dhe ka vijuar aksionin.
Nga videot e filmuara vetë nga policia, bie në sy qëndrimi i drejtorit të shembjeve ne IKMT, Fatmir Meta, i cili ka sharë banorët e zones me fjalë të rënda.
Ne video shihet Meta i veshur me bluze jeshile dhe kape, teksa u kthehet banorëve: Dil o trim. O ju q.. robt ! Pas këtyre ofendimeve video e shpërndarë nga policia ndërpritet.
Nga ana tjetër bien në sy kallashnikovët e policëve dhe kur pranë tyre kalojnë disa qytetarë në dukje si turistë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/