×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

“U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të Republikës, që u vetësakrifikua për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Arben Anamali ishte drejtues i anijes turistike të Bashkisë Shkodër dhe ndërhyri pa hezitim për të ndihmuar dy turistë që rrezikonin të mbyteshin në ujërat e liqenit. Ai arriti t’i shpëtojë, por për fat të keq humbi jetën gjatë misionit shpëtimtar.

“I paharruar, Kapiten Arbeni,” përfundon postimi i Kryeministrit, duke ngushëlluar familjen dhe të gjithë qytetarët për këtë humbje të rëndë.

Kapiteni i anijes turistike të bashkisë u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë izraelitë, por nuk mundi që t’ia dilte vetë. Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.07.2025, për kapitenin e një anijeje që u mbyt gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, në liqenin e Shkodrës, bëjmë me dije se si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji, e trupit të pajetë të kapitenit të anijes, shtetasit A. A., 51 vjeç.”, njofton policia. 

Më 8 Korrik, 15 turistë të huaj të nisur nga Shiroka, kërkuan që të shijonin me not liqenin dhe refuzuan të dëgjojnë kërkesën e kapitenit për të mos u futur në ujë, sepse era që vinte nga veriu ishte e rrezikshme. Pak minuta pasi ata u hodhën në ujë, kërkuan ndihmë, pasi era i kishte larguar rreth 50 metra larg nga anija.

Kapiteni është hedhur në liqen me dy kamerdare shpëtimi, por pasi ka arritur të shpëtojë dy turistët, ka mbetur vetë, pa mundur të kthehej për shkak të erës së fortë, e cila e shtynte në thellësi të liqenit.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci tha se akti i tij heroik u kthye në tragjedi. Arben Anamali, si një mjeshtër i motorëve të barkave dhe skafeve, por edhe kapiten i licencuar, u punësua nga bashkia Shkodër me 1 maj të 2024 kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” dhe “Drini”. 51-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Publikuar më 10.07.2025
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhje...

Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Publikuar më 10.07.2025
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtues...

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou, ngjasme po “vriten” për demokracinë, siç bënë katër vitet e shkuara. “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbezon e nuk flet më per “masakren” zgjedhore qe do gjenin gjate “rinumerimit” nga patronazhistet […]

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Publikuar më 09.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin nd...

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja ligjore. Rama njofton se problemet për “tokat e xanuna në kurriz të komunitetit”, do të adresohen rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Po ashtu, kreu […]

Lexo më shumë

Jamarbër Malltezi flet për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak: U burgosa për tokën time dhe më vjen keq që nuk iu jam gjendur pranë fëmijëve. Berishës i thashë të largohej pas 11 majit

Jamarbër Malltezi flet për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak: U burgosa për tokën time dhe më vjen keq që nuk iu jam gjendur pranë fëmijëve. Berishës i thashë të largohej pas 11 majit

Publikuar më 09.07.2025
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ...

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë me garanci pasurore. Malltezi tha se nga i gjithë ky proces, i vjen keq që nuk ka mundur të jetë pranë fëmijëve të tij. Ai tha se është burgosur për tokën […]

Lexo më shumë

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

Publikuar më 08.07.2025
Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ...

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji pas daljes nga Gjykata. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pasi prokurori i çështjes dha dakordësinë. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier […]

Lexo më shumë

Rama denoncon prokuroren: Lejoi fshat turistik pa leje në Theth. Zonja Gjeli është e padenjë dhe çështja ndaj saj t’i përcillet KLP-së

Rama denoncon prokuroren: Lejoi fshat turistik pa leje në Theth. Zonja Gjeli është e padenjë dhe çështja ndaj saj t’i përcillet KLP-së

Publikuar më 07.07.2025
Kryeministri Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Faceb...

Kryeministri Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, pas takimit të zhvilluar në Vlorë, ka folur në lidhje me çlirimin e zonave publike të zëna. Ai ka paralajmëruar se çdo prokuror i cili do të veprojë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve, do të përballet me pasoja. “Duke qenë se kërkova të […]

Lexo më shumë

Ilir Meta i përgjigjet nga qelia Monika Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut

Ilir Meta i përgjigjet nga qelia Monika Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut

Publikuar më 07.07.2025
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi ish-bashkëshor...

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK ditën e sotme, u shpreh se nuk i intereson më se çfarë thotë dhe mendon ky i fundit. Meta, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se pas zgjedhjeve parlamentare u ka kërkuar […]

Lexo më shumë

Rama bën tjetër takim në bashkinë e Vlorës: Këtu s’ka të majtë dhe të djathtë, ka parazitë dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetit

Rama bën tjetër takim në bashkinë e Vlorës: Këtu s’ka të majtë dhe të djathtë, ka parazitë dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetit

Publikuar më 07.07.2025
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sërish një vizitë në bashkinë...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sërish një vizitë në bashkinë e Vlorës këtë të hënë. Ai ka zhvilluar një takim prej 50 minutash në bashkinë e Vlorës me grupet e punës ku prezent kanë qenë deputetë, ministri Pirro Vengu dhe kreu i bashkisë Ermal Dredha. Më pas ai ka dalë për të inspektuar zonën e Muradies […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda