Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri “Shekulli Group”
Jamarbër Malltezi flet për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak: U burgosa për tokën time dhe më vjen keq që nuk iu jam gjendur pranë fëmijëve. Berishës i thashë të largohej pas 11 majit
Publikuar më 09.07.2025 nga shekulli_admin
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë me garanci pasurore.
Malltezi tha se nga i gjithë ky proces, i vjen keq që nuk ka mundur të jetë pranë fëmijëve të tij. Ai tha se është burgosur për tokën e tij, duke shtuar se nga prona ka marrë vetëm 8%. Ai tha po ashtu se brenda ditës i janë sekuestruar pasuritë që sipas tij, janë krijuar kur ishte pjesë e OKB-së.
“Unë kam 4 fëmijë, djali tashmë është në adoleshencë. Vajzat jetojnë jashtë dhe nuk e konceptojnë dot heqjen e lirisë pa akuzë dhe pa prova. Më vjen keq që nuk iu jam gjendur pranë. Por janë vështirësi që jeta t’i vendos përballë dhe unë kam vendosur të përballem.
SPAK-ut i ka rënë tymnaja e akuzave. Janë depozituar 3 çështje për mua në Strasburg dhe shumë shpejt do shihen rezultatet. Këto kanë ndikuar në lirimin tim.
Unë kam qëndruar 20 muaj i ndaluar, kanë ndryshuar shumë gjëra. Mu sekuestruan pasuri që unë i kam bërë kur isha pjesë e OKB-së. U sekuestruan brenda ditës mbi 70% e pasurive, llogari bankare, pronat që i kisha blerë kur isha pjesë e OKB-së dhe gjithçka tjetër.
Unë kam kërkuar që Rama të vijë dëshmitar në gjyq sepse ka qenë kryebashkiak. Gjyqtarët kanë patur frikë ta thërrasin. Unë kam bërë dhe padi penali sepse ka shpërdoruar detyrën. Rama ka firmën në çdo gjë. Në lejen e ndërtimit, etj.
SPAK nuk po e mbron interesin publik. 4 prokurorë i ka promovuar Taulant Balla. Unë jam në tokën time dhe u burgosa për tokën time. Jam brezi i tretë që burgosem për tokën time. Daja im është burgosur për këtë, nëna ime është internuar dhe unë jam brezi i tretë që burgosem. Unë kam marrë vetëm 8% të pronës time, 92% është vjedhur.”– tha Malltezi.
Ai tregoi për herë të parë detaje nga arrestimi i tij në aeroportin “Nënë Tereza”, të cili ne cilëson si rrëmbim. Ai thotë se nuk iu tregua asnjë urdhër-arrest apo dokument tjetër dhe se u mor në polici pa njoftim.
“Unë isha duke folur në telefon me gruan time, kur erdhën 3 persona pa njoftim pa gjë. U kërkova një letër, nuk më dhanë gjë. Ata më morën telefonin dhe më thanë do vish me ne. Unë thirra disa njerëz që ishin pranë dhe u thashë filmoni sepse ky është rrëmbim personi. Më futën në një makinë pa targa, jo makinë policie dhe nuk më jepnin as telefonin. Ishte rrëmbim personi. Më çuan tek drejtoria e përgjithshme e policisë. Më thanë firmos ca letra dhe unë nuk pranova. Aty më lejuan më pas të telefonoja avokatin. Ishte rreth 1 orë, 1 orë e 30 minuta pa ditur gjë.”– tha ai.
Ai ka treguar për herë të parë bisedën që ka patur me Sali Berishën, vjehrrin e tij pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Malltezi tregoi se i kërkoi që të hiqte dorë, por shtoi se kur provat për krimet zgjedhore, e kuptoi që Berisha nuk mund të largohej.
“I kam thënë vetë Berishës që nuk ja vlen më se është lodhje, mundim dhe shqiptarët nuk të duan më. Por kur dolën faktet dhe dokumentet e vjedhjeve, rastet e tmerrshme nga krimet zgjedhore… Berisha e ka dhënë dorëheqjen në 2013 kur kuptoi që shqiptarët nuk e mbështesnin. Do priste numërimin dhe mund ta bënte, por dolën faktet që tregoi kriminalizimin e votës së diasporës. Sali Berisha është i vetmi që na bëri bashkë, ka frymën pozitive. Rama po mundohet të nxjerrë demokratë dhe t’i kthejë kundër. Unë nuk kam ambicie politike por për çfarëdo lloj pozicioni jam i gatshëm. Jam kundër Partisë Komuniste dhe do jem kundër Ramës gjithmonë.”– tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli" mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhje...
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në […]
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtues...
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou, ngjasme po “vriten” për demokracinë, siç bënë katër vitet e shkuara. “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbezon e nuk flet më per “masakren” zgjedhore qe do gjenin gjate “rinumerimit” nga patronazhistet […]
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin nd...
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja ligjore. Rama njofton se problemet për “tokat e xanuna në kurriz të komunitetit”, do të adresohen rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Po ashtu, kreu […]
Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ...
Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji pas daljes nga Gjykata. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pasi prokurori i çështjes dha dakordësinë. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier […]
Kryeministri Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Faceb...
Kryeministri Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, pas takimit të zhvilluar në Vlorë, ka folur në lidhje me çlirimin e zonave publike të zëna. Ai ka paralajmëruar se çdo prokuror i cili do të veprojë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve, do të përballet me pasoja. “Duke qenë se kërkova të […]
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi ish-bashkëshor...
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK ditën e sotme, u shpreh se nuk i intereson më se çfarë thotë dhe mendon ky i fundit. Meta, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se pas zgjedhjeve parlamentare u ka kërkuar […]
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sërish një vizitë në bashkinë...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sërish një vizitë në bashkinë e Vlorës këtë të hënë. Ai ka zhvilluar një takim prej 50 minutash në bashkinë e Vlorës me grupet e punës ku prezent kanë qenë deputetë, ministri Pirro Vengu dhe kreu i bashkisë Ermal Dredha. Më pas ai ka dalë për të inspektuar zonën e Muradies […]
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat,...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka deklaruar se asaj nuk i intereson më se çfarë mendon dhe thotë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Kryemadhi është shprehur se Presidenti i PL-së informohet vetëm nga një njeri, lidhur me ngjarjet jashtë […]