×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të Qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor.

Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt zhvillimit dhe mbështetjes së bujqësisë në rajon.

Gjatë takimit në Cërrik me fokus bujqësinë, kryeministri Edi Rama theksoi se kryebashkiakët janë larguar nga lidhja me fshatin dhe nuk e shohin zhvillimin rural si pjesë të përgjegjësive të tyre.

Ai u shpreh se pas reformës administrative territoriale, vëmendja ndaj fshatit ka pësuar rënie, duke u reduktuar në çështje infrastrukturore dhe urbanistike, ndërsa zhvillimi i sipërmarrjeve bujqësore mbetet i mangët.

Rama theksoi nevojën për një kthesë në këtë qasje, duke nënvizuar mungesën e modeleve të suksesshme të bashkëpunimit mes fermerëve, sipërmarrësve dhe pushtetit vendor.

Ai përmendi linjën e re të kredisë prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë, e cila synon mbështetjen e projekteve bujqësore dhe rurale. Megjithatë, Rama paralajmëroi se pa ndryshuar qasjen e kryebashkiakëve, këto fonde mund të mos sjellin rezultate domethënëse.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për të përfituar maksimalisht nga këto mundësi financiare. Kryeministri kërkoi një përkushtim më të madh ndaj zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe mbështetjes së fermerëve në çdo bashki.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se duhet një ndryshim në qasjen e pushtetit vendor dhe lokal lidhur me fshatin dhe zhvillimin rural.

Kryeministri tha se zgjerimi i bashkive me përmasa rurale, në kuadër të reformës administrative territoriale, në vend se të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat ka sjellë shkëputje.

Për këtë arsye Rama tha se kryetarët e bashkive duhet të shikojnë fshatin si pjesë të punës në funksion të zhvillimit.

“Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën rurale në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat ka sjellë shkëputje. Kryetarët e bashkive e shikojnë fshatin si çështje të urbanizimit të infrastrukturës rrugore por nuk e shikojnë si pjesë të punsës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Duhet patjetër të garantojmë kthesë në këtë drejtim”, u shpreh kryeministri.

Rama vijoi duke thënë se ende sot në vendin tonë nuk ka asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve, sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor.

“Janë bërë disa tentativa….por faktikisht nuk mund të themi se kemi krijuar një model”, theksoi Rama.

Gjithashtu Rama tha se linja e re e kredisë për fshatin rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar.

“Kemi vendosur në dispozicion të feremrëve dhe të fshatin një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat. Shpresoj shumë që nga kjo bisedë e sotme të ccelin një kapitull të ri bashkëpunimi. Nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht dhe që rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar”, tha Rama.

Edi Rama: Kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për tu afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.

Kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamje të parë janë të thjeshta, por fatkeqësisht janë jashtë rrezes së vëmendjes nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse.

Dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë tryezë diskutimi në një formë tjetër është sepse duam që diskutimi të shtrihet në ccdo detaj dhe që opinioni juaj të mund të shtjellohet plotësisht në një hapësirë informale.

Pas këtij diskutimi do mundohemi të gjejmë rrugët që ky kontakt i vazhdueshëm të jetë më i frytshëm dhe më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.

Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën rurale në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat ka sjellë shkëputje.

Kryetarët e bashkive e shikojnë fshatin si çështje të urbanizimit të infrastrukturës rrugore por nuk e shikojnë si pjesë të punsës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Duhet patjetër të garantojmë kthesë në këtë drejtim.

Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve, sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa….por faktikisht nuk mund të themi se kemi krijuar një model.

Kemi vendosur në dispozicion të feremrëve dhe të fshatin një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat.

Shpresoj shumë që nga kjo bisedë e sotme të ccelin një kapitull të ri bashkëpunimi. Nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht dhe që rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

Publikuar më 02.07.2025
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ...

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot pasdite në zonën e “Myslym Shyrit” dhe “Vasil Shantos”, ku një automjet luksoz tip Audi Q8 nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar ndjekje, përplasje dhe bllokim trafiku në rrugët e kryeqytetit. Burime zyrtare bënë me […]

Lexo më shumë

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Publikuar më 02.07.2025
Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i d...

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme. Si ata që e duan dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Publikuar më 02.07.2025
Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ...

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë. Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te […]

Lexo më shumë

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Publikuar më 02.07.2025
“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njer...

“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njerëzit me drejtësi. Si nëna e Erionit dua të di që djali im do të trajtohet me dinjitet.” Këto fjalë shkruan në një letër të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të arrestuar në shkurt nga SPAK pas akuzave për korrupsion. […]

Lexo më shumë

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Publikuar më 02.07.2025
Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka ...

Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e pagave dhe përfitimeve të tjera të 140 deputetëve. Kjo shumë përfshin pagat bazë mujore, por edhe një sërë përfitimesh të tjera që i bashkëngjiten detyrës së tyre. Paga zyrtare mujore e një deputeti në Shqipëri, […]

Lexo më shumë

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej ditës së djeshme

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej ditës së djeshme

Publikuar më 02.07.2025
Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjen...

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i situatës arriti kur në fushën e grumbullimit të mbetjeve, të njohur si Landfilli i Inceneratorit të Elbasanit zjarri shpërtheu rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh […]

Lexo më shumë

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Publikuar më 01.07.2025
Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryemin...

Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se gjatë vizitës do të diskutojë edhe çështjen e kthimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe. “Pranoj ftesën e Kryeministrit […]

Lexo më shumë

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Publikuar më 01.07.2025
Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mb...

Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian. “Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda