
Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi.

Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se gjatë vizitës do të diskutojë edhe çështjen e kthimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe.
“Pranoj ftesën e Kryeministrit @EdiRamaal për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë,” shkruan Farage.
“Një në 50 shqiptarë në Britani është në burg. Dhe unë fola për këtë para pak ditësh në GB News. Edi Rama, ky gjigand njeri që është Kryeministër i Shqipërisë, ka reaguar dhe ka thënë se “po flas broçkulla”, se shifrat e mia janë të gjitha të gabuara. Ai gjithashtu tha: “Si guxon Britania të mendojë për të dërguar njerëz jashtë vendit që u është refuzuar kërkesa për azil”.
Po vetë ai është duke bërë një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga azilkërkuesit e tyre të dështuar. Çfarë hipokrizie nga ky Kryeministër pro-Bashkimit Europian dhe anti-Brexit. Epo, po të them një gjë, Edi: nëse je burrë i mirë, pse nuk i merr të gjithë të burgosurit tanë shqiptarë?
Ai tha që nëse shifrat e mia janë të sakta, do të marrë çdo shqiptar në burg dhe do ta kthejë në Shqipëri. Ne i kemi kontrolluar dhe ri-kontrolluar shifrat tona. Jemi në rregull. Por Edi thotë, jo, keni gabim, sepse ka mijëra emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në Britani. Epo, kjo do të thotë që numri i kriminelëve nuk është një në 50. Ndoshta është një në tre. Ndoshta një në katër. Nuk e di. Gjithsesi, debati vazhdon me Kryeministrin shqiptar.”, thotë Farage.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama e ftoi për vizitë në Shqipëri politikanin britanik pas përplasjeve në lidhje me shqiptarët e dënuar në Britani.
Sipas Farage, 1 në 48 shqiptare ndodhet në burg, por kjo shifër u kundërshtua nga kryeministri Edi Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/