
Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.
Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian.
“Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit”, tha Rama, teksa theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë kaq më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore, atë të integrimit në BE.
Edi Rama: Një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron përditë edhe më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.
Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore do thosha dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive. Jemi shumë afër dhe besoj që do përmbushim të gjitha detyrimet tona siç kemi paraparë afatet nga Komisioni Europian dhe plani i përbashkët të realizohet siç duhet”- tha Rama.
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot nga Samiti i liderëve të vendeve të BE-Ballkani Perëndimor në Shkup theksoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani.

Ajo u shpreh se kjo dritare mundësie mund të mos jetë e përhershme.
“Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, ka thënë ajo në samitin rajonal BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, teksa ka theksuar ‘përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave muajve të fundit’.
Duke u ndalur tek Kosova, eurokomisionerja Kos tha se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.
Lidhur me Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rreth 6 miliardë euro në formë granti nga BE-ja dhe një pjesë në formë kredie, ajo ka thënë se tani gjithçka është në duart e shteteve të Ballkanit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/