×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median prestigjioze The Guardian

edi rama  keir Starmer

Kreu i qeverisë, sipas medias britanike, është shprehur se ideja që Mbretëria e Bashkuar të donte të kërkonte vende për të larguar emigrantët do të kishte qenë e pakonceptueshme një dekadë më parë.

Qendrat për emigrantët u njoftuan muajin e kaluar nga Keir Starmer gjatë një vizite në Tiranë, ku kjo skemë do të përfshijë ngritjen e kampeve në një vend të tretë ku do të përpunohen kërkesat e njerëzve të cilëve u është refuzuar azil, si edhe u janë “shteruar” rrugët ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është një nga ato gjëra që 10 vjet më parë thjesht nuk do të kishte qenë e imagjinueshme… që Britania të kërkonte vende për të larguar emigrantët”, u shpreh kreu i qeverisë për The Guardian, duke shtuar se “fakti që sot nuk është thjesht e imagjinueshme, por po ndodh, nuk është për shkak të Keir Starmer apo Rishi Sunak që po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, por sepse Britania është në një vend shumë të errët.”

Edi Rama Rishi Sunak

Sipas medias britanike, “Rama, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij të hapura, shprehu zhgënjim për nivelin e diskursit publik në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se ishte e vështirë ta pranonte këtë.”

“80% e gjërave që thuhen, shkruhen ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që [para Brexit] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme”, tha Rama.

The Guardian shkruan se “Nën qeveritë e mëparshme konservatore, marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë u tendosën gjithnjë e më shumë, nga akuzat për emigrantë të paligjshëm shqiptarë që “pushtonin” brigjet britanike.”

Prestigjiozja britanike në artikullin e saj shkruan se vizita e Keir Starmer në maj, e para ndonjëherë nga një kryeministër britanik në Shqipëri, kishte për qëllim vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në një bazë të re.

Por theksohet në artikull se “ndërsa ishte në Tiranë, udhëheqësi i Partisë Laburiste tha se bisedimet ishin duke u zhvilluar me një numër vendesh për të ngritur qendrat. Por, në një veprim të parë si një qortim ndaj mysafirit të tij, Rama tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se Shqipëria nuk do të merrte pjesë në skemë.”

Duke u përpjekur të sqaronte situatën, Rama tha për The Guardian se Starmer, “një person shumë i mirë dhe i këndshëm as nuk e kishte bërë kërkesën publikisht dhe as nuk kishte qenë udhëheqësi i parë britanik që e kishte hapur privatisht këtë temë.”

Rama u shpreh gjatë intervistës se përgjigjja e tij kishte qenë gjithmonë e njëjtë: “Kam qenë i qartë për këtë që kur Boris Johnson ma kërkoi dhe Rishi ma kërkoi… Gjithmonë kam thënë jo.”

edi rama giorgia Meloni

Fakti që Shqipëria kishte rënë dakord më parë për një skemë të ngjashme me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ishte i ndryshëm për shkak të marrëdhënies shumë të veçantë që kanë të dy vendet, shkruan media britanike.

Ndërsa vazhdon artikulli: “Kjo marrëveshje, e cila parashikonte kapjen e emigrantëve në det dhe dërgimin e shumicës së tyre jo në Itali, por në një qendër pritjeje në Shqipëri për përpunimin e kërkesave të tyre për azil, deri më tani është penguar nga kundërshtime ligjore.”

“Që nga dita kur regjimi brutal stalinist i Shqipërisë u shemb në vitin 1991, Italia i ka qëndruar pranë vendit të tim”, tha Rama në intervistë, duke theksuar se si rezultat, “shqiptarët kishin një pikë të dobët për Romën”.

“Praktikisht ne jemi një vend i përbërë nga dy vende të pavarura… Italia ka qenë aty për ne në çdo moment të errët dhe situatë të vështirë që nga dita që dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës”, ​​shtoi ai. “Ne kemi një pikë të dobët për Italinë, kështu kur Italia na kërkon diçka, ne themi po, pikë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Publikuar më 26.06.2025
Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, te...

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump. Çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz. Në fotografinë e realizuar në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve në […]

Lexo më shumë

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Publikuar më 26.06.2025
Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që ni...

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë. Ky përfitim bazohet në nenin 7 […]

Lexo më shumë

Balla përplaset me Berishën: Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi. Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën me firmën tënde kandidat për deputet

Balla përplaset me Berishën: Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi. Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën me firmën tënde kandidat për deputet

Publikuar më 26.06.2025
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave t...

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk ka asnjë surprizë në qëndrimet e opozitës, të cilat sipas tij përsëriten prej vitesh, pa asnjë fakt konkret. “Nuk kam asnjë surprizë. As unë, as kolegët e mi, as gazetarët atje […]

Lexo më shumë

Deklaroi se e nxorën kartelet nga Parlamenti, Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Ti je kampion i grushtit të shtetit! Burgose Fatos Nanon dhe bandat e tua masakruan krerët e PS në qarqe

Deklaroi se e nxorën kartelet nga Parlamenti, Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Ti je kampion i grushtit të shtetit! Burgose Fatos Nanon dhe bandat e tua masakruan krerët e PS në qarqe

Publikuar më 26.06.2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur seancë...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur seancën parlamentare të së enjtes për të lëshuar akuza të forta ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi “Ramaduro i Evropës”. Gjatë fjalës së tij, Berisha thumboi në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetin socialist Petro Koçi, duke deklaruar se “kartelet e nxorën nga parlamenti”, […]

Lexo më shumë

Dita e dytë e Samitit në Hagë, Trump vë në provë solidaritetin e NATO-s për nenin 5 dhe shpenzimet 5%, Rama publikon foton familjare me liderët

Dita e dytë e Samitit në Hagë, Trump vë në provë solidaritetin e NATO-s për nenin 5 dhe shpenzimet 5%, Rama publikon foton familjare me liderët

Publikuar më 25.06.2025
Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur këtë të mërkurë në Hagë p...

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur këtë të mërkurë në Hagë për të miratuar një rritje të paparë të shpenzimeve ushtarake, pavarësisht dyshimeve të vazhdueshme mbi angazhimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj aleancës. Trump i shqetësoi aleatët duke vënë në pikëpyetje paktin thelbësor të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s përpara samitit të së martës. […]

Lexo më shumë

Ish kreu lokal i PD-së u zgjodh nga Rama në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha: Iku nga partia, nuk më tha se do të merrte post, është zgjedhje e tij

Ish kreu lokal i PD-së u zgjodh nga Rama në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha: Iku nga partia, nuk më tha se do të merrte post, është zgjedhje e tij

Publikuar më 25.06.2025
Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit...

Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës. Genc Deromemaj zëvendëson në krye të Kadastrës së Vlorës Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë. Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. […]

Lexo më shumë

Erdogan pas takimit me Trump: Mirëpres armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, i cili u arrit pas përpjekjeve të presidentit amerikan

Erdogan pas takimit me Trump: Mirëpres armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, i cili u arrit pas përpjekjeve të presidentit amerikan

Publikuar më 25.06.2025
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Hagë t...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Hagë të Holandës me presidentin e SHBA-së Donald Trump, raporton Anadolu. Erdoğan dhe Trump u takuan pas një darke të organizuar nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij në nder të liderëve dhe bashkëshorteve të tyre që morën pjesë në Samitin e krerëve të shteteve […]

Lexo më shumë

Erion Braçe akuzon KAS për fletët me simbole, i përgjigjet anëtari: Nëse do të ketë kërkesë që çdo votë me shenjën e organit gjenital të quhet e vlefshme, ne do të dalim me një vendim

Erion Braçe akuzon KAS për fletët me simbole, i përgjigjet anëtari: Nëse do të ketë kërkesë që çdo votë me shenjën e organit gjenital të quhet e vlefshme, ne do të dalim me një vendim

Publikuar më 25.06.2025
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion B...

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për 11 majin. Ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për Partinë Socialiste. […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda