
Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës. Genc Deromemaj zëvendëson në krye të Kadastrës së Vlorës Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.
Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.
Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë.
Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët u pyet edhe për Genc Deromemajn ish-kryetarin e PD-së në Vlorë, i cili u zgjodh në krye të Kadastrës së qarkut Vlorë.

Berisha thotë se Deromemaj bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë. Deromemaj para 10 ditësh i dërgoi mesazh Berishës se do largohej nga partia, por nuk i tha se do drejtoj kadastrën e Vlorës.
Berisha: Para 10 ditësh dërgoi një mesazh, më informoi se do largohet nga aktiviteti politik. Në fakt nuk ka patur aktivitet për arsye të veta. Është zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë, thelbin e lirisë e konsideroj si zgjedhje, ai ka bërë një zgjedhje. Ka marrë një post, që një demokrat nuk e merrte kurrë. Ai ka bërë zgjedhjen e tij.
Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Rasti i tij ishte evident. Nuk më njoftoi se do merrte funksion. Në një vend ku rrinë nga 3 muaj, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij. Investimin ai e ka patur në PD. Si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, nuk kam dijeni.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/