
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për 11 majin.

Ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për Partinë Socialiste. Shenja e votës nuk ishte shënuar me kryq apo me vizë, por me simbolin e fallusit.

Braçe duke e quajtur këtë simbol “topin e Mato Grudës” thotë se në rregullore nuk parashikohet si e pavlefshme kur vendoset një shenjë e tillë në fletën e votimit te kutia përkatëse.
Sakaq, merr një rast tjetër kur në kutinë përkatëse është vendosur një zemër si shenjë për votën dhe është konsideruara e vlefshme.
JO PER VOTAT E MIA;
PER VOTAT E NJEREZVE!
VOTA NE FOTON E PARE ESHTE NUMERUAR DJE;
ISHTE NE NJE NGA KUTITE E NJESISE NR5 DHE ESHTE VOTE VETEM PER PARTINE!
KAS E KA SHPALLUR TE PAVLEFSHME!
PO PERSE?
Perse nje vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudes eshte konsideruar e pavlefshme?
Perse KAS kete shenje e quan te pavlefshme?!
Pse zemra eshte e vlefshme dhe topi i Matos jo?!
Me ne fund dje, nje mil qe arkivon, me dergoi elektronikisht MANUALIN E KQZ PER VOTEN E PAVLEFSHME!
Ne asnje nga shembujt e KQZ, TOPI I MATOS NUK E BEN VOTEN E PAVLEFSHME; SHIHINI!
Madje ne MANUALIN E KQZ, asnje nga shembujt per voten e pavlefshme NUK PERPUTHET ME SHUMICEN E VOTAVE TE PAVLEFSHME QE PO SHPALL KAS!
Shiheni foton E PESTE ne rradhe: NE CILIN NGA SHEMBUJT E KQZ PER FLETET E PAVLEFSHME PERFSHIHET E SHPALLET E PAVLEFSHME KJO VOTE?!
Si kjo jane me dhjetera!
TANI, NESE KAS MENDON SIC E KA SPJEGUAR VETE NE KETE SHKRIMIN NE FOTON E TRETE E TE KATERT SE “ERION BRACE KA BLERE VOTE E PER TA KONTROLLUAR KA URDHERUAR KRYQIN TEK EMRI”, OK TA THOTE ME VENDIM TE QARTE KETE PER TE 129 VOTAT NE 740 KUTI;
Vetem se duhet te spjegoj se si blohet nje vote per cdo 6 kuti!
E thjeshte, behet!”- shkroi Braçe.
Reagon anëtari i KAS
Anëtari i KAS Ledio Braho foli nga pallati i sportit Farie Hoti në Tiranë ku po kryhet procesi i rinumërimit të votave të 11 majit. Braho u pyet nga gazetarët për kërkesën e Erion Braçes, i cili në rrjete sociale publikoi një fletë votimi me simbolin e Fallusit në kutinë e PS, e cila u shpall e pavlefshme.
Braçe kërkoi që vota të shpallet e vlefshme. Braho thotë se PS duhet të bëjë një kërkesë që çdo votë me organin mashkullor gjenital të shpallet e vlefshme dhe KAS do dalë me një vendim.
“PS siç bëri dhe disa ditë më parë, mund t’i drejtohej KAS dhe të kërkohet që çdo votë me organ mashkullor gjenital të shpallet e vlefshme dhe ne do shprehemi me vendim siç u shprehëm në rastin e parë.”
Më tej, ai hodhi poshtë akuzat e opozitës për trafikim votash.
“Duhet të kemi parasysh se kur nisi ky proces nisi me ankim për trafikim votash. Duket qartë që nuk kemi arritur në shifra të tilla. Jemi në shifra të ulëta. Bëhet fjalë sot vetëm për bishta kryqesh. Është kryqi brenda apo jashtë kutisë. Ka interpretime votash individuale dhe jo trafikime votash masive. Tani nuk bëhet pis procesi i numërimit. Tani po tentohet me mënyra të tjera të bëhet pis procesi i rinumërimit.
E kam cituar dhe herë tjetër, kemi vënë re se momenti i hedhjes në sistem, ngatërrohet një rresht me një rresh tjetër dhe bëhet një invers. Kjo për mua në rastin më të mirë është gabim njerëzor. Por duhet parë rast pas rasti.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/