×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rinumërimi i votave në Tiranë, në 10 për qind të kutive, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11. Zbulohen partitë që u janë tjetërsuar votat

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, bëri sot një prononcim për mediat nga pallati i sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave.
Braho tha se deri më tani janë numëruar më pak se 10% të kutive dhe se nga këto kuti PS dhe PD kanë humbur vota. Gjithashtu ka pas lëvizje në renditjen e kandidatëve.

“Janë numëruar më pak  se 10% të kutive. Ka  pasur ndryshime te partitë e mëdha si PD dhe PS kanë humbur vota për këtë proces…ka pasur lëvizje të disa kandidatë, disa kanë rezultuar se kanë vota të pamerituara por që disa tjerë kanë marrë më pak vota”, u shpreh anëtari i KAS.

Ledio Braho: Ne i kemi orientuar të gjithë numëruesit që janë staf të KQZ  dhe jo të partive politike,  që po ashtu po bëjnë transparencën maksimale. Kur ka pasur vota që kanë qenë të diskutueshme gjithmonë janë zgjedhur me vendimmarrje të KAS. 

Rinumërimi i votave në Tiranë kishte të bënte me transparencën dhe  mendimet e disa kandidateve që ishte tjetërsuar votat brenda llojit.

Janë numëruar më pak  se 10% të kutive. Ka  pasur ndryshime te partitë e mëdha si PD dhe PS kanë humbur vota për këtë proces…ka pasur lëvizje të disa kandidatë, disa kanë rezultuar se kanë vota të pamerituara por që disa tjerë kanë marrë më pak vota.

Deri tani kanë qenë çështje të diskutueshme, nuk mund ti quash as gabime por janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit.

Procesi i rinumërimit, i cili nisi më 11 qershor,  zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në  të angazhohen 24 grupe numërimi.

Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.

Opozita nuk e njeh rezultatin zgjedhor të 11 majit ndërkohë që po denoncon në kancelaritë perëndimore sipas saj farsën elektorale. PD po përgatit një dosje të plotë të manipulimit zgjedhor për t’ua dorëzuar kancelarive të huaja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës.

WhatsApp Image 2025-06-18 at 16.06.53

Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste humbet 38 vota nga rinumërimi, ndërsa koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i hiqen 11 vota.

Më konkretisht, nga numërimi i parë PS kishte 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi PS doli me 6434, pra 38 vota më pak.

PD-ASHM më 11 maj kishte 7412 vota, ndërsa rinumërimi e nxori me 7401 vota, që do të thotë 11 vota më pak.

Partia Koalicioni Euroatlantik fiton 2 vota, nga 442 që kishte më 11 maj, nga rinumërimi doli me 444 vota.

Partia Mundësia fiton 2 vota, nga 471 që kishte nga numërimi i parë, në 473 vota në numërimin e dytë.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim, ka fituar 1 votë nga procesi i rinumërimit, nga 19 që kishte, tani ka 20 vota.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka humbur një votë, nga 13 që kishte në 12, ndërkohë që rezultati mbetet i pandryshuar për partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.

Procesi i rinumërimit, i cili nisi më 11 qershor,  zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në të do të angazhohen 24 grupe numërimi.

Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.

Opozita nuk e njeh rezultatin zgjedhor të 11 majit ndërkohë që po denoncon në kancelaritë perëndimore sipas saj farsën elektorale. PD po përgatit një dosje të plotë të manipulimit zgjedhor për t’ua dorëzuar kancelarive të huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Publikuar më 19.06.2025
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u...

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u mbështetur në një argument thelbësor, se programi bërthamor iranian ka arritur në një “pikë pa kthim”. Kjo deklaratë u mbështet në të dhëna të klasifikuara, të cilat u prezantuan edhe aleatëve perëndimorë. Informacioni në fjalë duket se ka alarmuar jo vetëm qeverinë izraelite, por […]

Lexo më shumë

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Publikuar më 19.06.2025
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i...

Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet. Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” […]

Lexo më shumë

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Publikuar më 19.06.2025
Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në L...

Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite në tokën iraniane. Teherani nisi një breshëri raketash (rreth 200 sipas Izraelit) në valë të njëpasnjëshme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit aktivizuan sistemet e tyre të mbrojtjes dhe […]

Lexo më shumë

Trump: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Nuk duhet të kenë armë bërthamore. Teherani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Trump: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Nuk duhet të kenë armë bërthamore. Teherani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Publikuar më 18.06.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për ...

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për momentin nëse SHBA-të do ta sulmojë Iranin, duke vënë në dukje se Teherani po përballej me “shumë probleme” dhe kishte kishte patur komunikim. “Ata donin të negocionin – duhej të kishin negociuar. Por u thashë se është tepër vonë”, tha ai. Trump theksoi […]

Lexo më shumë

Gjenerali amerikan David Petraeus: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë raketa, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Gjenerali amerikan David Petraeus: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë raketa, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Publikuar më 18.06.2025
David Petraeus ishte kreu i Centcom, Komandës Qendrore të Sh...

David Petraeus ishte kreu i Centcom, Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, midis viteve 2008 dhe 2010, kur Shtetet e Bashkuara hartuan planin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, në një intervistë për Corriere della Sera thotë se “Dihet që ne e testuam atë plan brenda territorit kontinental të Shteteve […]

Lexo më shumë

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

Publikuar më 18.06.2025
Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket...

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023. Ndonëse […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Trump duhet të marrë një vendim që çdo president modern e kishte frikë

Analiza e CNN: Trump duhet të marrë një vendim që çdo president modern e kishte frikë

Publikuar më 17.06.2025
Presidenti Donald Trump është nën presion të shumëfishtë ndë...

Presidenti Donald Trump është nën presion të shumëfishtë ndërsa po mendon për vendimin e madh nëse do të përpiqet të godasë programin bërthamor të Iranit. Izraeli po dërgon sinjale të qarta, përfshirë edhe përmes ish-zyrtarëve të lartë, se shpreson që SHBA-të përfundimisht do të bashkohen në konflikt dhe do të përdorin avantazhin e tyre unik […]

Lexo më shumë

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

Publikuar më 17.06.2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se dëshiron një...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se dëshiron një “përfundim të vërtetë” të problemit bërthamor me Iranin dhe sinjalizoi se mund të dërgojë zyrtarë të lartë amerikanë për të zhvilluar takime me Republikën Islamike, teksa lufta ajrore midis Izraelit dhe Iranit vazhdon për ditën e pestë radhazi. Komentet ai i bëri gjatë nisjes së tij […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda