×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

sali berisha 1

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që u la oficerëve të OPGJ-së pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.

Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit.

Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.

Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.

Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, tha Sali Berisha.

ec61afed-590c-489c-8be8-bb73350e6bf7

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj gjyqtares së çështjes së tij Irena Gjoka, se sipas tij, po mbrohet prej 15 muajsh. Ish-kryeministri deklaroi se KLGJ duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë.

Sali Berisha del nag SPAK

Por, theksoi Berisha, “KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu. Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra.”

Sipas ish-kryeministrit: “Irena me 5 mbiemra paraqet një kontratë të firmosur në vitin 1996 dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në vitin 2015. Po a ka gjë më të turpshme se kjo? Kontrata është pa noter. Por kjo kontratë false është pranuar nga vetorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë.”

“Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin”, deklaroi ai.

Sali Berisha: Tani, për të kuptuar shkallën se kush janë institucionet e Edi Ramës për drejtësinë, ja cilët janë pra. Këta janë shërbëtorë që nuk kanë ligj as moral, të cilët natyrisht nuk them për të gjithë, por Dumani me disa tipa të tjerë këtu, të cilët bëjnë pazare me Ramën dhe krimin çdo ditë.

Por çështja e dytë që desha të paraqes me dokumente është Irena me 5 mbiemra, fytyra e vërtetë e sistemit të ri gjyqësor, kryetarja e gjykatës speciale. Kryetarja mbetet kryetare nderi. Ajo ka kontratën më të çuditshme në Shqipëri, në rajon dhe në Europë. Dhe kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar megjithëse nuk ka asnjë noterizim.

Kjo kontratë e panoterizuar është pranuar si dokument zyrtar nga vetorët e Edi Ramës, për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. Kontratë qiraje e lidhur në Fier sot me datën 13 shkurt 1996 në palët kontraktuese shkruajnë në kontratën e poshtëshënuar. Kjo kontratë, dëgjojeni tani se kjo turpëron edhe shtetin e gomarit, por paraja denigron njerëzit në atë shkallë sa i transformon, kjo kontratë hartohet në pajtim me nenet 801 dhe 825 të Kodit Civil.

Miq, Kodi Civil i miratuar në vitin 1994 ka pasur gjithsej 280 e ca nene. Ja ku e keni Kodin Civil. Kodi Civil i miratuar pak vite më parë është me 800 apo me 1000 nene.

Pra, Irena me 5 mbiemra, shikoni se çfarë mostrash njerëzore janë këta, paraqet një kontratë të firmosur në vitin 1996 dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në vitin 2015. Po a ka gjë më të turpshme se kjo? Kontrata është pa noter. Por kjo kontratë false është pranuar nga vetorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë. Dhe prisni, ka akoma më shumë. Megjithëse ata u janë drejtuar tatimeve të Fierit, a ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 milionë lekësh para të pista të Irenës me 5 mbiemra, para krimi, që mashtron, tatimet i thonë se nuk ka gjurmë, as nam as nishan të këtyre parave.

Prisni. Çfarë bëjnë vetorët me 5 mbiemra? Vetorët me 5 mbiemra e pranojnë dhe i thonë Irenës me 5 mbiemra, shko dhe paguaj tatimet që nuk i ke paguar në vitin 1996 për 60 milionë lekë. Ka shtet më të pafytyrë, ka pafytyrësi më të madhe se kjo? Pra, vetorët pranojnë një dokument falso për të cilin ajo duhet të shkojë atje ku e ka vendin. Vetorët i kërkojnë të paguajë edhe taksën. Vetorët bëhen bashkëautorë në krimin e Irenës me 5 mbiemra.

Tani, Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela, edhe ky me ca probleme, dhe Ulsiu, i cili fut dokumentet në çantën Louis Vuitton, aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot që ka kërkuar si ryshfet. Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin.

Të dhënat e fundit janë këto, KLGJ, që duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu. Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra. Pra, kjo është e vërteta e zyrave të narkoshtetit.

Sado që të përpiqet kush të fshehë fytyrën e narkoshtetit, me asgjë nuk mund ta fshehë. Dëgjoni zotërinj, një gjykatës që drejtoi Gjykatën Kushtetuese, nga Altin Dumani u fut një vit në burg, bashkë me këtë Irenën, sepse pagoi për disa vite, ujin dhe dritat e apartamentit të vëllait të vet që e ka në emigracion. Dhe pagesat që ka bërë Bashkim Dedja, janë konsideruar si dëshmi se apartamenti është i tij. Pra, kjo është e vërteta.

Ky është karakteri amoral i kësaj bande, që meriton dhe do përballet një ditë me ligjin në mënyrë të pashmangshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Publikuar më 05.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës. Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Publikuar më 05.06.2025
Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udh...

Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk do të ketë më të njëjtën seli, prej ku ka qenë e vendosur prej më shumë se një viti, në rrugën Ukraina e Lirë, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht faktit se zyrat janë ende të kontraktuara deri në fund të muajit […]

Lexo më shumë

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Publikuar më 05.06.2025
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attent...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta […]

Lexo më shumë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Publikuar më 03.06.2025
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmark...

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, të parën pas zgjedhjeve të 11 Majit, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje. Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Publikuar më 02.06.2025
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka ...

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Publikuar më 02.06.2025
Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pension...

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe u finalizua në Tiranë 15 maj 2025 garanton një sërë mundësish për ata […]

Lexo më shumë

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Publikuar më 02.06.2025
Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja ...

Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja e PD, Flutura Açka, e cila foli për zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm. Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen. Açka shtoi se nuk […]

Lexo më shumë

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda